Deputetja Kejdi Mehmeti e LSI ka bere nje deklarate per shtyp ku sqaron qednrimin e LSi ndaj sitautes krijuar me maturantet.
“Kemi përcjellë me shumë përgjegjësi shqetësimin e mijëra maturantëve lidhur me pranimet në universitete.
Një situatë e tillë mund të kapërcehet vetëm me një dialog të hapur dhe me transparencë të plotë për qartësimin e kësaj situate.
Natyrshëm kërkohet edhe durim me qëllimin final, gjetjen e zgjidhjes më të mirë për ato mijëra gjimnazistë të cilët kanë aplikuar për të vazhduar studimet e larta.
Komunikimi gjakftohtë dhe reflektues që i hap rrugë zgjidhjes, është shërbimi më i mirë për tejkalimin e një situate e cila ka krijuar paqartësi dhe nervozizëm, si pasojë edhe të peshës sociale që ky problem mbart për gjimnazistët dhe familjet e tyre. Për një çështje kaq delikate për familjet shqiptare është e rëndësishme që diskutimet të bëhen me konstruktivitet dhe të evitojmë shfrytëzimin dhe politizimin e kësaj situate.
Duke analizuar në tërësi procesin e deritanishëm dhe duke u bërë pjesë e këtij shqetësimi, vlerësojmë se ka disa momente të cilat duheshin trajtuar me përgjegjësi të lartë për të evituar konfuzionin dhe konfliktin e krijuar.
Është një qëndrim jo i drejtë aplikimi i kritereve të reja në periudhën e përfundimit të shkollës së mesme. Kriteret për aplikimin në universitet duhet të ishin ato të vendosura që ditën e parë kur nxënësit filluan shkollën e mesme dhe rregullat e reja nuk duheshin bërë të vlefshme për ata që kanë filluar me një rregullore tjetër.
Një nga arsyet që ka komplikuar më tej situatën është edhe mungesa e koordinimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve. Pasojat e këtij moskoordinimi i vuajnë të rinjtë gjimnazistë dhe familjarët e tyre të cilët po kalojnë nëpërmjet vështirësish të pamerituara.
Kemi konstatuar gjerësisht një punë të dobët sa i takon informimit të gjimnazistëve për kriteret e reja. Duhet të ishte një detyrim për të gjithë stafin akademik informimi i vazhdueshëm dhe asistimi i nxënësve në përzgjedhjen e lëndëve, por edhe në plotësimin e saktë të formularëve.
Kemi ngritur shpesh nevojën për ndërhyrje në ligjin për arsimin parauniversitar, i cili do të përshtatej me ligjin e ri për arsimin e lartë, për të evituar paqartësitë dhe përplasjet. Mendojmë se kjo nismë, pra ajo e miratimit të një ligji të ri për arsimin parauniversitar duhet ndërmarrë sa më parë.
Gjithashtu, në vijimësi kemi ngritur shqetësimin për miratimin në kohë të akteve nënligjore për zbatimin e drejtë të ligjit të ri për arsimin e lartë, të cilat do të zgjidhnin në kohë këto probleme dhe do i hapnin rrugën zbatimit real të ligjit.
Duke vlerësuar në tërësi të gjithë situatën, si edhe duke nxjerrë mësimet e duhura, ne nxisim Ministrinë e Arsimit dhe drejtuesit e Universiteteve që të tregohen sa më të hapur, të duruar dhe komunikues për të sqaruar çdo moment të këtij procesi, në mënyrë që mijëra gjimnazistë të gjejnë veten e tyre në aulat e universiteteve tona.
Njëkohësisht ftojmë gjithashtu gjimnazistët dhe familjarët e tyre, si pjesa më e rëndësishme e këtij procesi, të jenë sa më bashkëpunues për ta tejkaluar këtë moment i cili ka krijuar shqetësim. Shqetësim ky i kuptuar pasi lidhet me të ardhmen e mijëra familjeve shqiptare, për të cilët arsimi i fëmijëve të tyre është një aspiratë shumë e rëndësishme.
Është e rëndësishme që për finalizimin e drejtë të këtij procesi, të ndiqen hapa konstruktivë dhe në shërbim të së ardhmes së mijëra maturantëve.”
Me rafte pika kur u bone edhe ti deputete qe mos ngelte njeri mos ngelte. A cfare sistemi i felliqur qe vetem kalbesira prodhon