Gruaja e sekserit që ia "lypi" gazetares: I fus duart në zjarr për atë njeri. Ai më ka mua, s'ka nevojë për të dashur (zbulohet sekseri tjetër)

8 Shtator 2016, 20:49Sociale TEMA
Gruaja e sekserit që ia "lypi" gazetares: I fus duart në

Emisioni Investigativ “Fiks Fare” vazhdoi edhe mbrëmjen e së enjtes publikimin e korrupsionit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Tre ditët e para u publikua rasti i sekserit Besim Nasufi, i cili kërkonte para dhe seks me qëllim marrjen e provimeve në këtë universitet. Edhe në këtë puntatë u shfaq një tjetër filmim, ku sërish Besimi thotë se pinte kafe me pedagogët në fakultet, por që kishte frikë edhe se mund ta kapte “Fiksi”, pasi para dy ditësh, sipas tij, kishin qenë gazetarët në dy fakultete, në atë “Pyjor” dhe të “Zooteknikës”.

Por, përveç sekserit Besim Nasufi, i cili u arrestua para dy ditësh, doli në skenë edhe një sekser tjetër, i cili thotë të njëjtat çmime për provimet si Besimi. Ai njihet me emrin “Dine” ose “Kuqo”, megjithëse roja i fakultetit na thotë se e ka emrin Dardan. Dardani në fillim e pyet bashkëpunëtorin e Fiksit se kush e ka orientuar tek ai, pastaj i kërkon ti çojë lendët që do t’i marrë notë kaluese.

Sekseri bie dakord në parim që të ndërhyjë për dy provimet ku student është vlerësuar me notën 4.

Ai i thotë se “Unë mund t’i marr këto dy lendë që keni sjellë”. Më tej shton se t’i lëmë shënimin tek roja.

Në shënim të shkruhet emri, mbiemri i studentit dhe data e provimit. Dy lëndët që zotohet të marrë janë “Drejtim Operacional” dhe “Statistikë”.

Në fakt, këto dy provime studenti i kishte dhënë para se të takonte sekserin, por ishte vlerësuar me notën 4. Kishin dalë notat para se të takonte sekserin e dytë. Sekseri thotë se tani është më e vështirë, pasi pedagogu ka nxjerrë notat.Për ëktë arsye pazari është më I lartë. Po të mos i kishin nxjerrë pedagogët notat, as që bëhej fjalë që do t’i rregullonte notën kaluese.

Pas këtij takimi, biseda lihet e hapur për të vazhduar ndërhyrjen për notat kaluese.

Bashkëpunëtori i Fiksit pyet sërisht rojen që luan rolin e ndërmjetësit, për çmimin, meqë sekseri i tha flit me rojen. Ky i fundit i thotë gazetarit të Fiks fare se për të marrë një provim pagesa shkon 100 deri në 150 mijë lekë (të vjetra), por që varet nga pedagogu.

“Nëse e ka nxjerrë notën dhe ndërhyn për ta kthyer, atëherë duhen më shumë” thotë ai.

Bashkëpunëtori i Fiksit bën një tjetër takim me rojen, i cili i thotë se ka folur me sekserin dhe do 300 mijë lekë për të dy provimet. Studenti mori vesh që ka ngelur, ndaj bashkëpunëtori i Fiksit shkon sërish të takojë sekserin. Ky i fundit i tha se do të flasë me zyshën që studenti të hyjë sërish në provim dhe të shkruaj si gjithë të tjerët, zhgarravina.

Studenti nuk u fut më në provim pasi u vërtetua sesi funksiononte zinxhiri I sekserëve dhe I marrjes së provimeve

Gruja e sekserit: Burri im është i ndershëm

Ndërkohë, pas arrestimit të Besim Nasufit, gruaja e tij, Bukurie Nasufi, u shfaq në emisionin “Fiks Fare” duke mbrojtur të shoqin. Ajo tha se “unë i fus duart në zjarr për atë njeri. Nuk ka kërkuar marrëdhënie seksuale”.

“Vajza e ngacmonte, e merrte ne telefon. Ai s’ka nevoje për të dashur pasi më ka mua”, tha ajo.

Gjithashtu ajo shton edhe disa fakte rreth mënyrës së largimit nga puna të bashkëshortit të daj.

Në një kohë kur rektorati dekalroi se ka pushuar nga puna dy punonëjsit e universitetit rojen dhe një laburant, bashkëshortja e Besim Nasufit tregon se “burri im e ka dhënë vetë dorëheqjen sapo e ka thirrur dekani për këto gjëra”.

Ai i ka thënë dekanit “meqë qenka puna kështu unë po iki, ti ta gëzosh punën”.

14 komente në “Gruaja e sekserit që ia “lypi” gazetares: I fus duart në zjarr për atë njeri. Ai më ka mua, s’ka nevojë për të dashur (zbulohet sekseri tjetër)”

  1. iexist says:

    po moj po i fut ti duart….
    pa pyete njeher burrin ai i fut ai duart per ty ne zjarr..?

    …..le te zhgarravise si te gjithe te tjeret ….thote ahahahahahahahaah

    ncncncncncnc asht e xanun or taj u kry or bac i shi rebt krejtve ncncncncncnc

    do vi viti 2030 dhe nuk do flitet me shqip ne ate vend fale ketyre …..

  2. ja ,keshtu ishte ndertuar rrumpalla e sali karaxhicit ……
    duhet akoma pune per pastrim te halese……

  3. aaaaaaaaaaaa says:

    Kte e paskan lën dhe syte,mir mendja……..

  4. Ivani i madh says:

    Me sa duket kjo familje eshte komplet e degjeneruar se se ka per gje nderin para lekeve dhe kundershton e mohon dhe vidiot me figure e ze te burit te saj. Me sa duket do jene nga fisi i Metes dhe antare te LSI-se se ajo bande mohon gjithecka per vjedhjet e korupsionin si Meta qe u kap me bllok ne dore dhe mohon gjithcka dhe su denua nga drejtesia se u mbrojtur nga ortaku i tij kriminel Berisha. Ju lutemi interesohuni se besoj te dy keta bur e grua do jene antare te bandes LSI.

  5. Darius says:

    Te gjithe kurvat keshtu thone!!!

  6. muhamet kristofor buda says:

    po normal!
    burri I ksaj I fut duart neper shalet e botes kurse kjo na I futka ne zjarr!
    ne karr! thuaj me mir.
    se mos ndoshta edhe kjo I fut duart neper karnat e botes sipas shembullit te burrit
    stand by your man.
    https://www.youtube.com/watch?v=U48VjCJkowE
    https://www.youtube.com/watch?v=2ktaiwjMVAI

    1. Beso says:

      I madh bobe ,i ke rene pikes me kete video

  7. fiori says:

    Pershendetje

    Me lind si detyre te shkruaj si ish studente e UBT, qe te flas dhe mbroj pedagoget e nderuar te cilet kane dhene kontributin e tyre shumevjecar ne ate Universitet. Dua t,i vleresoj te gjithe pa perjashtim per komunikimin e mrekullueshem, per gatishmerine, per perkushtimin ndaj detyres dhe eshte absurditet i madh te diskutohen per rryshfete. Prof i nderuar M.Meco as nuk diskutohet per te bere te tilla gjera, prof Sallaku abolutisht jo dhe askush tjeter. Nuk e di nga dalin disa injorante dhe bejne gjera te tilla dhe hedhin poshte nje karriere te tere shumevjecare.
    respekte te nderuar pedagoge, ne ish studentet e dime shume mire kush jeni dhe cfare vlerash keni

  8. Nasufi Llupsi says:

    Kujdes se mos fut ndonje pjese tjeter ne zjarr e nuk i duhesh me.Palo grua, edhe kjo e ka shty ne kete pune se ka dash pare me ly floket bjonde.

  9. lili says:

    Ku dell kjo me keso deklarate,duhet te kuptojme mjerimin ne te clin jeton ai mekatari….vert et duhet ta meshirojme se nuk e paska lente te jetoje me nje ‘Burr’ si kjo.
    O idiote,po per fan tend ai po il tjeter ia.

  10. Aureli says:

    Nuk na tha kjo zonja, a i ka bere gojoren burrit? ndofta prandaj i genjehet mendja te shkretit.

  11. Dorina says:

    Na mallengjeve Fiori. Ose ka gjasa te kesh dtudiuar ne kohen e xhaxhit, kur gjerat beheshin me shume nga frika. Tani jane leshuar njerezit pas parase dhe nu pyesin me. Pse?- do te pyesni ju. Po sepse hajdutet i kiemi pasur dhe i kemi ne krye.
    O Zot , sa fatkeq jemi ne shqiptaret!
    Pse kemi ne krye gjithnje plehrat e vendit?!

  12. Aso says:

    Ky eShte nje shkolle (universitet I thencin) I krijuar per koperativat bujqesore. U mbush me studente fshati qe me pas u bene pedagog, po qe s’kane lidhje as me kulturen universitare dhe as me ate qytetare. Dhe keto ngjarje kete tregojne, raporte provinciale mes pedagogve dhe disa injoranteve, si roje apo shofera. Ky universitet e ka humbur objektin e tij me kohe dhe duhet mbyllur.
    Ne cilin universitet perendimor, nje roje mund ti afrohet nje pedagogu dhe te diskutoje per lenden e tij? Ne asnje vend te botes, perfec se ne Shqiperi.

    1. Angjelin says:

      Pervecse ne UBT thuaj. vetem aty rojet jane shefa hahahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje