E majta mbyll fushtën në Dibër/ Rama: Jeni para zgjedhjes mes një kandidati nga halli dhe një tjetri që është për ju

9 Shtator 2016, 12:34Politika TEMA

Në mitingun përmbyllës të ASHE-së në prag të zgjedhjeve në Dibër, kryeministri Edi Rama deklaroi se dibranët, të dielën, duhet të vazhdojnë rrugën e Rilindjes.

“Nuk e prisja që ky shesh të ishte kaq i mbushur dhe entuziast, por jam i bindur se PD-ja do thotë që sheshi ishte bosh dhe Dibra e braktisi Edi Ramën. Keni për të bërë zgjedhje mes një kandidati që ka ardhur për partinë e tij dhe Muharemit që është këtu për komunitetin e tij. Muharemi është për të shëruar bashkë me ju plagët e trashëguara të Dibrës. Shkurt, një kandidat nga halli, që është Sherefedini dhe një kandidat për të zgjidhur hallet tuaja. Ditën e dielë të vazhdojmë së bashku rrugën e Rilindjes për Dibrën”, tha Rama.

Ndërsa vetë kandidati, Muharem Rama, u shpreh se ka bërë zgjedhjen e duhur kur pranoi të hidhte kandidaturën:

Kam bërë zgjedhjen e duhur, e kam kuptuar nga mikpritja juaj. I njoh shumë mirë hallet dhe dua t’i jap zgjidhje. Kemi gati atë që duhet të bëjmë. Jam i bindur se do e bëjmë qytetin të zhvilluar ekonomikisht”.

Koordinatori Damian Gjiknuri theksoi se mazhoranca erdhi në Dibër me njeriun e duhur:

Erdhëm me dikë që i është gjendur njerëzve dhe që ka sakrifikuar për qytetin. Nuk erdhëm me njerëz që e kanë harruar Dibrën dhe që nuk kanë bërë gjë edhe kur e kanë përfaqësuar. Është fjalëpak e punëshumë. Pala tjetër i do zgjedhjet në Dibër për shpresat elektorale që nuk do të vijnë kurrë. Të kishit hall, ku do trokisnit? Të dera e Sherefedinit apo e Muharem Ramës. Të gjithë më kanë thënë: te Muharemi sepse është njeri”.

Ndërkohë, Gramoz Ruçi u shpreh se “ata flasin sikur do të zhvillohen zgjedhje në Shqipëri, ndërsa ne po flasim për zgjedhje në Dibër”.

“Doktor Remi ka ndenjur këtu gjithë jetën. Të ardhmen e fëmijëve të tij e ka lidhur me Dibrën dhe ai i di hallet e do të zgjidhë problemet e qytetit. Jam e bindur që do t’i jepni fitoren”, tha Olta Xhaçka.

8 komente në “E majta mbyll fushtën në Dibër/ Rama: Jeni para zgjedhjes mes një kandidati nga halli dhe një tjetri që është për ju”

  1. Shaba says:

    Keshtu u fol edhe per Shukriun.

    1. Edkari says:

      Kandidat nga halli se doli vrima e Shukes.
      Harrove more pis cfare the per Shukriun?

  2. rob i zotit says:

    ky palla ta mbush mendjen, dibranet te zgjedhin mes doktorit qe te shikon nga duart po ta takosh apo tjetri qe e sheh dibren vetem per pushime

  3. Atila says:

    O mjeshter. Po e Diber mire ben qe u thua ” mos e votoni Shero se ky vetem gjate javes do rri me ju se ne fundjave do iki te familja ne Tirane”.
    Po Lelit ne Vlore si do e justifikosh o mjeshter ? Se edhe ai familjen ne Tirane e ka. Pse ja bere Vlores peshqesh ?!
    Te te vije turp.

  4. Nexhi nga Aurora, Ontario, Kanada says:

    Zotni Rama ju jeni hajdut dhe doni me i vjedh votat e popullit trim te Dibres.
    Mire thote djali im , bankier ne bashkine e Kanadase, Rama eshte demagog

  5. Andreas says:

    Shukriu 2 “la vendeta”!!!

  6. Emigranti says:

    Dibranet , me shume se kurre, duhet te bejne diferencen, midis qytetarit te tyre, qe punon e jeton ne diber dhe nje ish dibrani qe u kujtua te vi ne Diber, mbasi e kishte haruar. Kembet e shemshedinit dote jene ne Diber, koka ne Tirane, tek familja, femijet, biznesi qe ka vete apo me ortake. Prandaj ketyre kollovareve duhet treguar vendin. Te shkoi nga ka ardhur. Ndersa tabori i krimineleve, qe po rahin e bejne presjon, ish pushteare e fuknksjonare te diskredituar, Kulicet, gjinshit, Nokat, Meziu i Kamzes e kelyshe te felliqur,qe jane paditur per vepra penale, sado presjone, shantazhe e mashtrime tu bejne dibraneve, duhet te ndeshkohen me vote, sepse e kane patur diberen per shume vite dhe sben asgje per ate popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje