Problemet me Samsung Galaxy Note S7 janë bërë të njohura prej disa kohësh tashmë, kur vetë Samsung ka nisur të bëjë tërheqjen e tyre nga tregu.
Megjithatë,në Britaninë e madhe një incident ka ndodhur me një smartfon Galaxy S7 Edge, i cili i ka shpërthyer në duar një gruaje në Britaninë e Madhe.
Sarah Crockett, 30-vjeçe është një mësuese Britanike, të cilës i ka shpërthyer në duar smartfoni, ndërsa gjendej në një kafene tepër të frekuentuar.
Ajo ka deklaruar se telefoni nuk ishte duke u karikuar, por krejt papritur ka nisur të mbinxehet dhe ka shpërthyer.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, por Samsung ka kundërshtuar duke thënë se, ndonëse po e hetojnë ngjarjen, Galaxy S7 dhe S7 Edge nuk kanë probleme të tilla.