Trukimi i ndeshjeve të Skëndërbeut, Prokuroria nis hetimet

13 Shtator 2016, 13:53Sociale TEMA

Pas skandalit të trukimeve të rreth 50 ndeshjeve nga ana e skuadrës së Skënderbeut, ku qëndrojnë shumë persona si lojtarët dhe financuesit kryesorë të skuadrës, Prokuroria do të nisë hetimet.

UEFA ka hartuar një dosje voluminoze lidhur me këtë rast, që duket se nuk do të përfundojë vetëm me hetimin e UEFA-s pasi tani kjo çështje tashmë do të hetohet edhe nga njësia e krimit ekonomik në vendin tonë.

Personat që mund të vihen nën hetim edhe gjithashtu që do të merren në pyetje janë të shumtë, duke nisur me drejtues të Skënderbeut , me politikanë  e deri tek biznesmen apo dhe futbollistë.

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht hetimin per trukimin e ndeshjeve, ndërsa ka kërkuar nga UEFA një kopje të raportit si dhe të dhënat e përfituara nga hetimet administrative që ka kryer për skandalin e trukimeve./Fatjon Baze, TemA TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje