De Biazi: Vendi i tretë në grup do të ishte super-rezultat. Ndaj Spanjës do ngrejmë “murrin e Berlinit”

14 Shtator 2016, 18:48Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, mendon se objektivi real i kuqezinjve në këtë edicion të eliminatoreve të Botërorit 2018 është vendi i tretë në grup.

Në një intervistë të dhënë për “Ora Neës”, ai ka treguar se e cilëson këtë pozicionim të mundshëm si një “super-rezultat”, ndërsa i ka ftuar të gjithë të qendrojnë me këmbë në tokë pasi rrugëtimi i Shqipërisë është vështirë.

Sipas tij, objektivi primar i skuadrës është të qëndroje mbi disa nga rivalët e tjerë që ka në grup duke mundur Maqedoninë, Izraelin e Lihteshtejnin, e më pas të mendojë se si të afrohet me ekipe si Italia e Spanja.

Për këtë të fundit, trajneri ka gati edhe skemën fituese.

“Me Spanjën do të bëjmë lojën tonë, do të vendosim murrin e Berlinit para portës, i bëjmë kundërsulmin dhe 1-0 për ne”, tha trajneri duke qeshur.

Nuk mungon edhe një shpjegim për futbollistët që zgjodhën Kosovën, të cilët i sheh si lojtarë që “nuk gjetën hapësira”, apo një përgjigje ndaj ish-trajneri Astrit Hafizi. Për më shumë ndiqni intervistën e plotë të teknikut të kuqezinjve…

9 komente në “De Biazi: Vendi i tretë në grup do të ishte super-rezultat. Ndaj Spanjës do ngrejmë “murrin e Berlinit””

  1. Pelasgian says:

    Jo mo jo ……super eh? Po rezultat jo super ca do ishte? Vendi i 4 apo i 5 ?

    Lihtenshtajnit duhet ti marresh 6 pike dhe muncisht te fitosh me goleade .

    Monkeydonkey eshte skuadra tjeter qe duhet ta rrahesh ne Shkup .

    Rivali yne direkt natyrisht eshte Izraeli por nese ja merr noj pike Italise apo Spanjes s’eshte gjynah . Ama me lojen qe ben ti zor se do te ndodhe. Kundersulmet e tua Jan aq te shpeshta sa meteorite qe zhduken dinozauret!

    1. fieraku4u says:

      @PELASGIAN

      MOS U NXITO NE KOMENTE. DERI TANI DE BIASI KA PASUR REZULTATE TE KENAQESHME PER KOMBETAREN. AI FLET ME KEMBE NE TOKE DHE SI TRAJNER PROFESIONIST. NUK PO FLET SI TIFOZ DHE NE AJER.

      TE LUASH ME SPANJEN DHE ITALINE NUK ESHTE E LEHTE.

    2. do ngrije murin e berlinit? ngrij dicka tjeter se muri eshte rrezuar,, me spanjen vetem presing lojtar me lojtar e merr piken ,, mos i ler te bejne pasime te shumta sepse spanja luan me koridore dhe lojtaret e saj e gjejne njeri tjetrin me sy mbyllur,,do japish rendesi kraheve mos te luhet ne qender se ne qender nuk kemi shanc per asgje ,,lojtaret duhet te japin 200% te mbulojne mire njeri tjetrin,,spanja ka stilin e lojes te barcelones shum pasime me topa te shkurter,, ne ajer jan dobet me nje faull ose me korne do ju rrasim golin,, mbrojtja e saj nuk eshte shum e mire,,,pastaj jan dhe lojtar me pagesa te medha dhe do ruhen te mos te demtohen,,

  2. ALB says:

    Kar.mer. re nuk eshte nevoja qe nje njeri pa identitet te komentoje per Shqiperine e cila mjaft Shqiptare te zote per intervista sportive. Shko mor koke pa lare qe na u bere historian albanolog dhe kritik sporti. vetem nje injorant 24 karatsh mund te flasi gjepura kundra Biazit i cili e ka bere te njohur Shqiperine si nje skuader me pregatitje teknike si skuadrat e Evropes . Shko meso drejtshkrimin fillimisht ne shqip o vemja 300 euro pasaport.

  3. darius says:

    Pazaret e Dukes vazhdojne,De Biacci erdhi per te rritur pazaret per Kombetaren jo per tu kualifikuar ne Europian apo Boteror.
    Nqs ku karabush del dhe deklaron qe jemi te kenaqur ne vend te trete me mire te iki pa e zgjatur fare!!!!?

  4. Bambi says:

    55 (Spanja) +40 (Italia) +10 (Shqiperia) =105%

  5. kevin says:

    O shoku gazetar* si perkethehet ne shqip
    ” do te ngrejme” ??!
    *gazekar

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    De Biazi nuk I tregon “kembet”,ai po pret te realizoj enderen e tij,te perballet me Italine,me ate qe e ka shkolluar,por nuk e ka vlersuar !
    Nje fitore ose barazim,do ti jap licencen,per te drejtuar cdo ekip cilesor ne clubet italiane te futbollit.

  7. l cmen me gjithe lecka says:

    Mua nuk me pelqen ky mentalitet: parko autobusin para portes. Nuk ecet keshtu me Spanjen. Nuk nxori leksione me Maqedonine ky trajner, qe po te mos ishte nderprere loja do kishim humbur? Puna eshte qe lojetaret tane duhet te mesojne te bejne loje intensive 90 minuta me kundersulme te organizuara mire dhe pa egoizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje