Mërgim Mavraj pritet që shumë shpjet të nisë bisedimet me drejtuesit e skuadrës së Këlnit për të rinovuar kontratën.
Parqitja mjaft e mirë e bërë nga qëndërmbrojtësi kuqezi në dy ndeshjet e para të Bundesligës Gjermane, ka bërë që drejtuesit e Këlnit të kërkojnë vazhdimin e kontratës me Mavrajn, për ta mbajtur në skuadrën e tyre.
Kontrata e Mërgim Mavrajt me skuadrën e Këlnit përfundon në fund të këtij sezoni, por sipas asaj që shkruajnë mediat gjermane, drejtuesit e skuadrës pritet që ti rrisin ofertën për ta bindur Mavrajn të qëndorjë.
Vetë 30-vjecari pak javë më parë shprehu dëshirën për të vazhduar aventurën e tij me Këlinin duke thënë se vlerëson ambientin, tifozët dhe klubin, dhe se Këlni do të mbetet gjithmonë prioriteti i tij për të ardhmen./f.b