Rama e quan Berishën "qen lufte", por ai që "leh" është Muli

15 Shtator 2016, 14:37Politika TEMA

Pas fjalimit të gjatë të Berishës në Kuvend, atij i është përgjigjur kryeministri Edi Rama.

Rama:Sali, të përgëzoj që arrite të bëheshe frymëzim edhe për Hollivudin dhe të sugjeroj që zyrën e avokatisë që ke ta vësh në përdorim për të drejtat e autorit, sepse pa ty filmi “War Dogs” nuk do të ishte bërë nga Hollivudi.

Ti Sali je një “war dog” i vërtetë dhe suksesi yt ka arritur deri në Hollivud.

Kjo është diçka që nuk mund të mbetet jashtë rrezes së vëmendjes dhe duhet të jetë diçka për të mbajtur mend

Pas kesaj, Flamur Noka eshte ngritur ne kembe te protestoje pse e quajti Rama qen Berishen.

Situata është tensionuar dhe kanë ndërhyrë rojet e gardës për të qetësuar Nokën i cili nuk lejonte Ramën të fliste.

Rama i ka kërkuar me qetësi Nokës të ulet në mënyrë që të komunikojë me opozitën.

Meta ka ndërprerë seancën 5 minuta sa të qetësohet Noka..

Më tej Rama u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës sa i takon ndikimit të narkotikëve në zgjedhjet e Dibrës.

“Përgjigjia ime për dibranët ka qenë e prerë: fusni në tokë parcelat në çdo shfaqje cirku të partisë demokratike. Saliu dhe të tjerët kapen si i mbyturi pas gjethes së kanabisit, pasi thonë se ‘ne e dinim se kështu do të ndodhte’”, ka thënë Rama.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se, raportet e shërbimeve policore të vendeve të tjera kritikojnë qeverinë.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë diçka tjetër nga ajo që thoni ju për luftën kundër kanabisit dhe nuk e thotë me një deklaratë spontane, por me tre raporte rresht në 2013, 2014 dhe 2015. Për vitet 2014 dhe 2015, DASH thotë se shteti shqiptar ka bërë një avancim mbresëlënës në luftën kundër drogës”, ka thënë Rama.

Sipas tij, edhe raporti i Guardia di Finanza thotë se, në vitin 2014-2015 sipërfaqja e mbjellë me kanabis në vend ka qenë 8 herë më pak se në 2013 dhe se është shkatërruar nga qeveria 96 për qind e kësaj sipërfaqeje.

Berisha: Kanabisi, pronë e një organizate kriminale që quhet qeveri

Më herët, ish-kryeministri Berisha, duke marrë fjalën e tij në seancë plenare akuzoi qeverinë se, “përbën një organizatë kanabiste të vërtetë që mbulon kanabizimin në Shqipëri”.

“Përpiqen në një histeri të papërmbajtur të çirren, të shpifin e trillojnë, të citojnë dokumenta që nuk ekzistojnë vetëm e vetëm sepse mendojnë se në këtë mënyrë mund të lajnë me duar fytyrën e tyre të nxirë me kanabis”, deklaroi Berisha duke iu referuar ministrave.

Sipas tij, kjo qeveri e ka kthyer vendin në një varrezë narkotikësh, që ka ndikuar edhe tek zgjedhjet në Dibër.

“Dibra ishte një nga varret e kësaj varreze ku ju keni futur votën e shqiptarëve, ku keni varrosur vullnetin e lirë të shqiptarëve”, tha Berisha, duke shtaur se, prapa aferave të bëra në Dibër qëndron deputeti Sadri Abazi dhe kryeministri Rama.

“Prapa çjerrjeve histerike të Sadri Abazit në Dibër qëndrojnë vjedhjet e miliona e miliona eurove në bashkëpunim me Edi Ramën. Ishte ndërtimi i pallateve të tij me industrinë e drogës dhe pengmarrjet”, vijoi ish-kryeministri.

Ai theksoi se, është e kotë që çështja e kanabisit të trajtohet duke drejtuar gishtin tek fshatarët kultivues, në një kohë “kur droga është në duart e Edi Ramës dhe Saje qorrit”. Ai komentoi edhe uljen e avionit italian mëngjesin e sotëm në Ishëm.

“Iku Riformato erdhi Guido. A e dini ju që ky Guido është në ndjekje penale nga Gjykata e Lartë”, tha Berisha.

Më tej, Berisha dha variantin e tij se si kryeministri shpërndan drogën dhe mbledh taksën e saj.

“E dini si e mbledh Rama taksën e drogës? Ja u them unë. E mbledh Ardian Çela, kryetari i OSHEE-së, makinat e të cilës transportojnë në të katër anët e Shqipërisë drogën me taksë për Edi Ramën. Sipas raporteve të shërbimeve partnere, të paktën 20 milionë rrënjë kanabis janë mbjellë në Shqipëri”, pohoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Ai shtoi se, “kanabisi është pronë e një organizate kriminale që quhet qeveri shqiptare, e birësuar nga Edi Rama e që po zëvendëson investimet, prandaj dhe bandat sulmuan biznesmenin që do të investonte në bregdet”.

Ish-kryetari i PD akuzoi krerët e qeverisë se “i kanë bërë gropën” edhe ish-kolegut të tyre Koço Kokëdhima, ndërsa sa u takon zgjedhjeve në Dibër u shpreh:

“Dita e diel ishte një ngjarje e paralajmëruar. Edi Rama përdori gjithë potencialin kriminal jo vetëm të Dibrës, por falangat e krimit nga çdo cep i vendit. Makineria kriminale zbarkoi me të gjitha instrumentet e saj në Dibër”.

“Ta rrëzojmë këtë qeveri monstruoze që po vjedh cdo ditë pasuritë e qytetarëve. Ta rrëzojmë këtë qeveri sepse përndryshe ju, fëmijëve tuaj ju pret ose eksodi, ose droga”, shtoi Berisha.

16 komente në “Rama e quan Berishën “qen lufte”, por ai që “leh” është Muli”

  1. Selim Rroshi says:

    Eee vetem qe dridhej zeri kur fliste, Se ja numuroi Berisha gjithe kupolen e krimit te kanabisit. Me batute filmi do Rama ta kaloje klasen.

    1. aleksi says:

      Mbase qenin e Shulazit dhe Ciuauan e Qifit duhet ta njoftojne qe filmi nuk thote asgje per Berishen apo te birin ndryshe nga sa ishte mprehur.

      1. dashi says:

        O zotri po ne film nuk flitet per saliun apo te birrin me emre po per kohen qe jetonte Shqiperia ne qeverisjen e saliut…se do pak hollsi ta kuptosh.

    2. Llara says:

      Berisha. Qen bure qeni eshte

  2. Klinsmann says:

    Noka eshte i vetmi gomar ne bote qe leh hahahaha ? ?

    1. Lugati says:

      Sala anej sala knej sala krimimel sala hajdut o lugat kryeministri ripjelljes fute pra n burg mer burr kurve se na cave rroten..ke bo n men me punu a t meresh me salen sa per sy e faqe

    2. Kujtim says:

      SALIU QEN NOKA SUPER GOMAR

  3. Ermir says:

    Ka te drejte muli qe nxehet sepse edhe ai leh prandaj Edi duhet ti thoshte dhe atij qen e bir qeni…

    1. Pjerin Cari says:

      Sypeshkaqeni po dridhet nga frika e burgut.
      Po afron dita per te gjithe hajdutet e Berishes.
      Noka kujton se do shpetoje, por pergjimet kane filluar me kohe per Noken, Kulicin dhe gjithe ish-kupolen e Policise Shtetit.

  4. Albanistani em I dashtum says:

    Edi ka te vjet qe leh. Karvani Berishes ecen ballet lart. Tash, Kush a qeni ketu

    1. dymi says:

      Kush je ti albanistan, Xhoz dizenjatorja.

  5. kamorro says:

    Ha ha ha ej po pse kaq budallenj kujton sala qe jemi.po gjithe organizimin e kanabisit e bente pd dhe kur humbi zgjeghjet bertiste drogmenet drogmenet ja ktu ka droge atje kanabis po pse edi rama e mbolli mor qen i shitur…sala i dinte te gjitha dhe merte perqindjen dhe kto tre vjet qe ju pre rroga dhe ps po shkatron sa me shume.. del dhe na flet per qeveri kriminale qe e ka kthyer ai i pari dhe gjithe ata horrat qe ka nga mbrapa…nuk te beson me populli sali.te doli boja dhe ne 2017 kur te behen zgjedhjet e reja do dalesh shume me keq se dibra o “komunist” kriminel.

  6. shvejk says:

    Ne fillim reforma , pastaj burgu o LUGAT, bej durim e do mbetesh me goje hapur.

    1. Lugati says:

      Kari n pidh o shvejk u plaka tu prit

  7. Emigranti says:

    Edi dhe Saliu jane qener te deklaruar nga vete ata. Ka 15 vjet qe keta dy monstra i bejne gjimnastike koke shqiptareve “majtas-djathtas”. Perse? Kush eshte me i zoti se tjetri per te vjedhur pasurite publike te Shqiperise. Me e keqja eshte se keta dy “luane” ne portat e ardhmerise se Shqiptareve kerkojne te bllokojne te ardhmen!
    Te dy i kam denuar me burg te perjetshem.
    U premtoj se do t’ju shkoj per vizite dy here ne vit. Kur mos te jem me une, femijet dhe niperit e mi do shkojne t’i shohin.

  8. MeteH says:

    KEMI 26 VJET QE SHOHIM E DEGJOJME NJE MOSTER SALI KRIMINELIN TE KEQEN E KETJ VENDI QE NA E KA MEZITUR JO VETEM TV POR DHE JETEN.AI QENDRON NE POLITIKE SE NUKC EB KA PERMBUSHUR AKOMA MISIONIN E UDB PER DJEKJEN E VENFIT ME REVOLUCIN”DEMOKRATIK”.SE LULI NUK ESHTE TE DREJTOI PD SIPAS MENYRES SE TIJ..PER VJEDHJEN E ZGJEDHJEVE ME DHUNE SI NE ‘96,09,11,16.SE KA FRIK NGA KRIMET QE KA BERE SI NGA HAKLAJT,21 JANARIT,GERDECIT,HAJDARIT,ARBEN BROCIT ME SHOK,OLLDASHIT,REMZI HOXHES,TREBUCKES..ETJ.SE NUK E LEJOJNE LOBISTET GREKKO-AMERIKAN ME NE KRYE BIBERAJT E TROPOJES.NUK E LEJOJNE ATA QE I PASUROI ME PARA TE PISTA DHE DJERSEN E POPULLIT,PASI PAS TIJ DO BINTE GJITHE KESHTJELLA E KRIMINELVE.SB E DI QE NUK FITON ME PD-JA PA LSI,NDAJ JA BEN MEVDY LIKES PASI DHE KY ESHTE I KORRUPTUAR SI AI.DHE OSE DO JENE BASHKE NE QEVERSJE OSE NE BURG.NDAJ NUK E DUAN REFORMEN NE DREJTESI.DERI KETU REFORMA U BE ME FORCEN E SHBA+BE.DIBRA VOTOI KUNDER TE DY, SB E LB PER SI ME TE YRRYERIT E VENDIT ME VJEDHJET,VRASJET,SHPIFJET,GERTHITJET DHE DERGIMIN ATJE TE GJITHE HIRRAVE TE QEVERISJES 20 VJEÇARE TE SB.KUALICIONI ME KRESHNIKUN I TERBOI DIBRANET SIDOMOS ME OFENDIMIN QE I BERI TE RINJEVE SOCIALIST SI PER BUZKUQET E PIJANECLLEKUN E TYRE,KUR GRAT NE TE GJITHE BOTEN I BEJNE BUZET E KUQE SIKURSE GRUJA E TIJ(NESE KA OJO DO JET OFENDUAR ME ATE PALO BURRE 1.5 CM).NUK MUND TE BLIHEN MBI 4167 TEPER ME VOTA ME PARA E DROGE.SHEHU I TYRE NUK VOTOI AS VET DHE SE VOTOI AS FSHATI TIJ.KJO HUMBJE JA ÇOI KOKEN TE BYTHA SB E LB,NDRYSHE SOT PD DONISHTE NE REVOLUCION PER RREZIMIN E QEBERISE RAMA.KY FITON NE DIBER NDAJ TE TREVE-SB,LB,I.METES,PASI KA MERITEN EDHE TE REFORMES NE DREJTESI NEN MBESHTETJEN E SHBA E BE.KJO PO I TERBON TE TRE KETA MYTEBETRE DINAK E DASHAKEQ TE DEMOKRACISE 26 VJEÇARE.Nga nje Mallakasrtiot pesionist simpatizant i Mero Bazes e A.Thanos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje