Thiago Silva mund të kthehet te Milani

15 Shtator 2016, 18:43Sport TEMA

Thiago Silva mund të rikthehet tek Milani. Largimi i David Luiz nga radhët e PSG për t’iu bashkuar ish-skuadrës së tij të Chelsea, mund të pasohet me një tjetër eksod nga Parc des Prince. Thiago Silva i cili i dha lamtumirën Milanit në vitin 2012 për t’iu bashkuar parizienëve për shumën e 42 milionë Eurove, me gjasa mund t’u bashkohet sërish kuqezinjve, falë afrimit të investitorëve Kinezë të cilët duket se përforcimin e skuadrës kërkojnë ta nisin pikërisht nga braziliani.

Vetë 31-vjecari e ka lënë gjithmonë të hapur alternativën për një rikthim të mundshëm të tij në “San Siro”. Bisedimet do të nisin vitin e ardhshëm, një vit përpara përfundimit të kontratës së tij me kampionët e Francës. Viti 2017 duket se do të jetë viti i Milanit përsa i përket përforcimeve, pasi në merkaton dimërore kuqezinjtë po mendojnë të transferojnë edhe sulmuesin e Lazios, Keita Balde.

Senegalezi pritet që në ditët e ardhshme të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2020. Klauzola e kësaj marrëveshjeje do të arrijë shifrën e 25 milionë Eurove. Gjithashtu në qëndër të vëmendjes nga ana e drejtuesve të Milanit është edhe spanjolli Cesc Fabregas, i cili duket se nuk po gjen hapsira tek Chelsea i Antonio Contes. Kështu janari i vitit 2017 do të sjelli emra të rinj në radhët e Milanit, në mënyrë që skudra të rikthehet në majat me të larta të futbollit europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje