Juventusi ka humbur agresivitetin në fushën e blertë. Bardhezinjtë ishin protagonist absolut gjatë merkatos verore duke afruar në gjirin e tyre futbollistë shumë cilësorë, me qëllimin për ta vazhduar rrugën e suksesit në kampionatin Italian por, edhe në kupat e europës. “Zonja e Vjetër” në derbin përballë Interit ishte një skuadër që i mungoi agresiviteti dhe vendosmëria për të fituar. Është ende herët për ta cilësuar si një krizë humbjen ndaj zikaltërve. Gjithashtu duhet theksuar fakti se një disfatë e tillë ku Juventus kalon në avantazh dhe më pas humbet takimin nuk ndodhte që nga Prilli i vitit 2015, në një tjetër derbi atë kundër Torinos.
Sidoqoftë humbja shërben si një paralajmërin për bardhezinjtë, gabime të tilla nuk tolerohen. Kapiteni i Juventusit Gianluigi Buffon, ka ngritur zërin ndaj shokëve të tij të skuadrës, duke i vënë në dukje që një skuadër si bardhezinjtë nuk mund të humbasin , aq më tepër një derbi. Gardiani i ka karkuar futbollistëve që një episod i tillë të mos përsëritet më. Trajner Allegri njihet si një teknik që shpesh ka një start të dobët në kampionat, një gjë e tillë u pa dhe në sezonin e kaluar. Ky vit sigurisht që ka nisur ndryshe me rezultate pozitive, por vëmendja duhet rritur. Skemat e teknikut Allegri, po bëjnë që ardhjet e reja nuk po përshtaten dot.
Mbrojtja nuk është hera parë që nuk bën paraqitjen më të mirë të mundshme, një gjë e tillë u pa dhe takimin kundër Sasuolos, pavarësisht se Juventusi fitoi. Një tjetër hap fals i Allegrit mund të konsiderohet dhe lënia në stol e mister 90 milionshi, Gonzalo Higuain apo dhe e kroatit Marco Pjaca. Në takim e mesjavës kundër Cagliarit, kampionët e Italisë duhet të tregojnë se humbja në derbi është një episod i lënë pas dhe se ata janë ende skuadra që duhet mundur.