Juventusi vjen në momen tin më të keq për të. Të presësh skuadrën më të fortë në Itali në një çast kaq delikat, për Frenk De Burin dhe Interin është si një makth. Megjithatë, pavarësisht presionit dhe zërave që kanë nisur të shtohen për një shkarkim të mundshëm të teknikut holandez, ai nuk lëkundet dhe është optimist se projekti i tij nuk do të gjykohet pas vetëm katër javëve të para.
“Me bardhezinjtë do të jetë një tjetër histori”, thotë ai, duke garantuar se skuadra nuk do të përsërisë gabimet e humbjes turpëruese me Hapoel Bir Shevën në Ligën e Europës. “Kemi respekt të madh për ta, sepse janë një skuadër e madhe, por nuk u trembemi. Jemi optimistë dhe do të kërkojmë një rezultat pozitiv”.
Alegri
“Inter-Juventus është një përballje titulli”. Me këto fjalë Masimiliano Alegri u prezantua në konferencën për shtyp përpara derbit të Italisë. Më pas trajneri i bardhezinjve shpjegoi: “Jemi vetëm në javën e katërt, por të fitonim do të ishte një goditje e mirë për t’i dhënë një tjetër impuls kampionatit. Është një test i rëndë- sishëm për ne”.
Lidhur me formacionin, ndryshe nga De Bur, Alegri tregon diçka më tepër: “Do të luajmë me modulin 3-5-2 dhe sigurisht që do të luajnë Khedira dhe Lihshtaineri. Është hapi i parë drejt titullit kampion. Do gjejmë një Inter të fortë dhe të fitojmë një ‘San Siro’ do ishte një goditje e madhe. Me këtë ndeshje do të kemi hequr 4 nga 7 rivalet e para të Serisë A”.
Alegri predikon ekuilibër, por bekon edhe rrotacionin: “Në kampionat ndodhin 3-4 momente ku marrja e tri pikëve mund të bëjë kthesën e një sezoni. Dhe kjo ndeshje me Interin është njëri prej këtyre momenteve. Është e paimagjinueshme që të fitosh 50 ndeshje radhazi. Të vetmit që do të luajnë me siguri janë Khedira dhe Lihshtainer. Do të ketë ndonjë ndryshim, sepse luajmë çdo tri ditë. Pankina nuk është një dënim për lojtarët, por një zgjedhje e trajnerit. Në mars kampionatet fitohen me stolin”./ Panorama Sport