Nuk po shkon ashtu siç pritej aventura e Jose Mourinhos në stolin e Manchester United.
Pas humbjes së pësuar në derbi kundër Manchester City dhe ajo kundër Feynoordit në “Europa League” ka irrituar së tepërmi tifozat e United.
Mediat angleze kanë raportuar se një pjesë e madhe e tifozave kanë kërkuar shkarkimin e teknikun portugez duke e krahasuar me Luis Van Gal, si një trajner i dështuar.
Manchester United ka pasur një nisje jo të mirë të “Premier League” ku në katër ndeshjet e para të këtij sezoni ka arritur të grumbullojë 9-pikë, duke u klasifikuar në vendin e katërt në tabekën e renditjes.
Një start jo i mirë për Mourinhon që është i njëjtë me atë të skuadrës së Chelsea sezonin e shkuar./f.b