Sulmuesi i kombëtares kuqezi, Armando Sadiku, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Europa League.
Sadiku ka shënuar një supergol që në minutën e dytë të takimit me Vijarealin spanjoll.
Ai ka goditur nga një distancë e konsiderueshme duke mposhtur portierin kundërshtar.