Armando Sadiku është sulmuesi i momentin si për kombëtaren shqiptare, ashtu dhe për skuadrën e tij të Zyrihut.
Sulmuesi elbasanas shënoi mbrëmjen e djeshme një super gol nga distanca në sfidën kundër Vilarealit për “Europa League”.
Pas përfundimit të ndeshjes Sadiku u shpreh për “Supersport” se është mjaft i lumtur që arriti të shënojë edhe pse skuadra e tij nuk arriti të fitojë.
“Jam shumë i kënaqur për golin e realizuar dhe pse i keqardhur që në fund nuk arritëm të fitonim. Po kaloj një moment mjaft të mirë dhe besoj se ky gol i shënuar është dhe pasojë e këtij fakti. Jam shumë i kënaqur që gjithcka shkoi mirë dhe pse në fund nuk arritëm të fitonim” u shpreh Sadiku.
Bomber kuqezi deri më tani po tregon një formë të mjaft të mirë duke shënuar vazhdimisht duke e treguar këtë gjë dhe me kombëtaren shqiptare ku shënoi në sfidën kundër Maqedonisë ./f.b