Carlos Bacca rikthen Milanin tek fitorja

16 Shtator 2016, 22:42Sport TEMA

Milani është rikthyer tek fitorja pas humbjes së pësuar javën e shkuar kundër Udinezes në “San Siro”.

Kuqezinjtë marrin tre pikë të rëndësishme duke mposhtur në transfertë skuadrën e Sampdorias.

Heroi i skuadrës së drejtuar nga tekniku Viçenzo Montela është Carlos Bacca.

Kolumbiani arriti që të shënojë në minutën e 86-të të sfidës pas asisit të marrë nga Suso ku i vetëm përballë portierit e dërgon topin në fund të rrjetës.

Një trepikësh i rëndësishëm për Milanin që renditet përkohësisht në vendin e tetë të tabelës së klasifikimit me gjashtë pikë të grumbulluara./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje