Tekniku aktual i skuadrës së Laçit, Marselo Troisi, ka rrëfyer disa të vërteta të hidhura që ndodhin në futbollin shqiptar.
Në një intervistë të dhënë për “ESPN”, Troisi shprehet se në futbollin shqiptar ndodhin shumë gjëra të çuditshme, duke nisur nga kontratat e lojtarëve, veprimet e presidentëve të klubeve, si dhe shqipëria, si vend për të jetuar.
Ai shprehet se nëse në Shqipëri humbet ndeshje shkarkohesh menjëherë, presidentët e klubeve godasin lojtarët, ndërsa Shqipëra është një vend i mirë për të jetuar.
“Nëse e humbet ndeshjen, aty të shkarkojnë. Në kontratat e lojtarëve ka klauzola që nëse ata nuk luajnë mirë, marrin vetëm 30 për qind të pagës. Duhet t’i bësh sytë katër kur të firmosësh në Shqipëri.
Presidentët futen në dhomat e zhveshjes dhe gjuajnë me shpulla lojtarët. Është gjë e zakonshme këtu, megjithëse me skuadrat e mia nuk ka ndodhur ndonjëherë. Kampionati është shumë cilësor dhe i vështirë.
Vendi është goxha i mirë për të jetuar, nuk ka thuajse aspak dhunë. Përveç kësaj, euroja vlen shumë. Me klubin aktual kam një kontratë njëvjeçare. Jam këtu bashkë me familjen, çka më jep siguri” shprehet Troisi./f.b
PRESIDENTI GJUAN ME SHPULLE LOJTARET..?? HAHAHAHAHHAHAHA GALLATE SHQIPTARE.
VETEM NE SHQIPERI DHE MOGADISHU.
Ne Brazil vrasin lojtarin po luajti keq mor torasa ktu nuk esht edhe aq keq nga vjen ti. .