Sfida kryesore e javës së pestë në “Premier League” mes Chelsea dhe Liverpulit, ka përfunduar me fitoren e “The Reds”.
Ekipi i Jurgen Kloop fitoi në transfertë me rezultatin e ngushtë 1-2. Një sfidë mjaft e bukur në “Stamford Bridge” me vendasit të cilët zhgënjyen tifozat e tyre.
Liverpuli arriti që të shënojë dy gola që në pjesën e parë me anë të Lovren dhe Henderson i cili realizoi një gol spektakolar nga distanca.
Diego Kosta rihapi sfidën në minutën e 61-të por Chelsea nuk mundi të marrë dot pikë nga kjo përballje.
Pas kësaj fitoreje Liverpuli ngjitet në vendin e katërt me 10 pikë të grumbulluara, po aq sa ka dhe Chelsea./f.b