Masimo Odo “shfajëson” Memushajn: Penalltitë edhe humben

18 Shtator 2016, 12:25Sport TEMA

Trajneri Masimo Odo nuk e ka fshehur zhgënjimin për humbjen e Peskarës së tij 3-0 në fushën e Lacios të shtunën mbrëma.

Megjithatë, 40-vjeçari ka “zhveshur” nga përgjegjësia e disfatës kapitenin Ledian Memushaj për penalltinë e humbur në minutën e 35-të, kur rezultati ishte 0-0. “Penalltitë edhe mund të humben, por ne zëre se nuk zbritëm fare në fushë”, ishin fjalët e teknikut italian pas ndeshjes.

Ndërkaq, mediat italiane nuk kanë vonuar të rikujtojnë faktin që ish-mbrojtësi ka qenë një specialist nga pika e bardhë, duke gabuar vetëm tri penallti nga 25 gjithsej në karrierë, raporton PanoramaSport.

Sa për Memushajn, i cili gjithashtu njihet si goditës i mirë i 11-metërshave, e djeshmja ishte penalltia e katërt e humbur nga 20 që ka gjuajtur gjithsej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje