Ka nisur shitja e biletave online për sfidën mes Shqipërisë dhe Spanjës që do të luhet më datë 9-tetor në stadiumin “Loro Boriçi”.
Përmes një komunikate për shtyp zëdhënsja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi njoftoi të gjithë sportdashësit shqiptarë se kanë mundësi të blejnë bileta online.
“Federata shqiptare e futbollut njofton të gjithë të interesuarit që duan të pajisen me bileta për sfidën Shqipëri-Spanjë se ka nisur shitja e bileteve online në webin zyrtar të Federatës. Në shtije janë bileta të të gjitha sektoreve përfshirë ktu dhe tribunën Vip.”
Kombëtarja kuqezi do të luajë dy ndeshje në muajin tetor për eliminatoret e botërorit Rusi 2018 ndaj Litenshtejnit dhe Spanjës./f.b
Ku mundem mi ble biletat jetoj jasht kosove dhe jasht shqiprise
ku mund ti blej biletat ne skoder ose ne ulqin