Ishte një kohë kur Gjermania kishte tre ekipe kombëtare

19 Shtator 2016, 10:06Sport TEMA

Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte përjashtuar nga kompedicionet e sporteve deri rreth vitit 1950. DFB-ja nuk ishte një anëtare e plotë e FIFA-s, dhe asnjë nga tre shtetet gjermane Gjermania Perëndimore, Gjermania Lindore dhe Saarlanda – nuk u bashkuan në kualifikueset e Kupës së Botës 1950.

Saarlanda, e cila ishte nën kontrollin francez nga viti 1947 e deri në vitin 1956, nuk u bashkua me organizatat franceze, dhe u ndalua të merrte pjesë në ato gjermane. Saarlanda dërgoi skuadrën e vetë në Lojërat Olimpike 1952 dhe kualifikueset e Kupës së Botës 1954. Në vitin 1957, Saarlanda u pranua në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në vitin 1949, u themelua Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore). Në vitin 1952, Deutscher Fußball-Verband der DDR u themelua dhe poashtu edhekombëtarja gjermano-lindore. Ajo ishte kombëtarja e vetme që mposhti fituesit e Kupës së Botës 1974 Gjermaninë Perëndimore në përballjen e vetme midis dy skuadrave. Gjermania Lindore fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike 1976. Pas ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, kompedicionet lindore të futbollit u riintegruan te DFB-ja.

1 komente në “Ishte një kohë kur Gjermania kishte tre ekipe kombëtare”

  1. preshevali says:

    Nëse e lakoni në shqip atëher drejtë të paktën;
    Saarlandi e jo Saarlanda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje