Manchester United është zhytur në krizë rezultatesh.
“Djajtë e Kuq” u mundën sërish ditën e sotme përballë skuadrës së Watfordit, duke marrë humbjen e dytë rradhazi pas asaj të pësuar në derbi kundër Manchester City.
Një humbje e rëndë për United që mposhtet me rezultatin 3-1 përballë Watfordit që zhvilloi një super ndeshje duke dominuar 90-minutat.
Një humbje e cila vë në rrezik dhe të ardhmen e teknikut portugez Jose Mourinho, i cili është kritikuar shumë nga ana e tifozave të United, të cilët kanë kërkuar deri shkarkimin e tij nga panikina.
Golat për skuadrën e Watfordit u shënuan nga ana e Capoue, Zuninga dhe Deeney, ndërsa për Manchesterit realizoi Rashford./f.b