Bahri Beci në Zululand: Nuk do ta këshilloja futjen e paskajores gege në strukturën e shqipes standarde. Do të ishte një ndërhyrje e fortë.

20 Shtator 2016, 21:27Sociale TEMA
Bahri Beci në Zululand: Nuk do ta këshilloja futjen e paskajores gege

Edhe sonte ishte i ftuar Bahri Beci, me të cilin Nano bisedoi mbi standardin e shqipes, por edhe mbi raportin që gegërishtja e toskërishtja kanë patur e kanë me të.

Nano tha se gegërishtja është penalizuar me logjikë politike në Kongresin e vitit 1972, por Beci tha se përcaktimi “penalizim” është i fortë. Por bëri, sidoqoftë, saktësimin, se do të kishte qenë më e natyrshme nëse regjimi komunist nuk do t’i kish prerë rrugën shqipes zyrtare që kish vite që përdorej e që kishte për bazë gëgërishten (ky është një perifrazim që po i bëjmë idesë së tij, të cilën më të qartë e më plotë nund ta ndiqni në bisedën video).

Në fund, u fol edhe për atë që po ndodh në Kosovë me gjuhën. Ai pati idenë se mënyra më e mirë për të vlerësuar vendosmërinë e kosovarëve për të adoptuar shqipen standarde, ndonëse ky është një proces i mundimshëm për ta, është që të jemi të hapur për ndonjë ndryshim që ua bën atyre shqipen standarde më të afërt e më familjare. U fol edhe për pjesën tjetër të elitës kosovare që po përpiqet të ndahet nga shqipja standarde e të përdorë kosovarishten.

Në fund, lidhur me ndonjë ndryshim të mundshëm të standardit, ai tha se inkorporimi i paskajores gege në gjuhën standarde nuk duket shumë i këshillueshëm. Po të kemi parasysh strukturën e shqipes standarde, kjo do të quhej një ndërhyrje e fortë, tha ai.

6 komente në “Bahri Beci në Zululand: Nuk do ta këshilloja futjen e paskajores gege në strukturën e shqipes standarde. Do të ishte një ndërhyrje e fortë.”

  1. Qytetari Dixhital says:

    Ky eshte gjuhetar sipas qeverive.E dredh gjithmone.Eshte exemplar,do te mbroje edhe pozicionin e djalit te tij,qe vjedh miliona euro,tek fondi zhvillimit.

  2. Maloku says:

    Gegerishtja ka qe 50 vite po edhe me shume qe nuk zhvillohet dhe per rrjedhoje ka mbetur prapa dhe tani tingellon vulgare, e huaj. Gjithsesi, me plotesimin dhe rritjen e ndersjellet te komunikimit midis trevave Shqiptare, gegerishtja do filloje te zere natyrisht vendin e saj. Sa me shpejt te ndodhe aq me shpejt fillojme te zhdukim kete plagen artificiale qe eshte krijuar midis veriut dhe jugut te Shqiperise. Me mijera vite bashke, nje popull, me dhjetra vite gati te perçare.

  3. gero says:

    Intelektual i vertete ,qe edhe pse ne moshe e sfidon intervistuesin ne cdo pikepamje.

  4. Artan Trebicka says:

    Asnjehere nuk e kam kuptuar perse kane kerkuar dhe kerkojne ta percajne gjuhen shqipe dhe shqiptaret ne gege e toske. Gjuha zyrtare (keshtu do ta quaja une, jo si e quani ju gjuha standart) eshte e bazuar ne gjuhen e Shqiperise se Mesme, kryesisht Elbasanit, dhe eshte zgjedhur qellimisht keshtu per te mos permendur gege e toske. Edhe rilindasit, pervec Vaso Pashes ne vjershen “E mjera Shqiperi” ku gege e toske permenden per t’u bashkuar ne shqiptare, nuk permendin kurre gege e toske. Nuk sjell asgje te mire, pervec se te keqe kjo tendence per dialekte, aq me teper dialekte te ashtuquajtur te mohuar. Sjell vetem percarje dhe shtremberrim te gjuhes. Te gjithe gjuhet moderne te kombeve te zhvilluara keshtu jane formuar keshtu si gjuha zyrtare shqipe. Po te marr shembull Italine, te cilen e njoh shume mire, mund te them se dialektet jane gjuhe me vete. Nese nje italian degjon per shembull, milanezce nuk kupton asgje. Per shembull, ka nje perdorim te theksuar te germes Y, qe italishtja nuk e ka. Po asnje milanez nuk eshte qare per kete edhe pse tashme praktikisht milanezcja ka humbur. Perkundrazi, per te unifikuar kombin edhe italianet kane zgjedhur gjuhen e tyre me baze tek ajo toskane, qe eshte ne qender te Italise. Dikush mund te thote qe degjojme dialektin napolitan apo ndonje dialektet tjeter. Ajo qe degjojme ne TV si dialektet napolitan nuk eshte dialekt. por italishte e folur me nuaca napoletane. Edhe ne France gjuha e Provences nuk perdoret me, eshte e humbur. Aty ku dialektet kane mbetur si gjuhe te ndara ka gjithmone probleme. Per te mos marre basket qe jane me nje gjuhe krejt te vecante dhe gjithmone kane dashur shkeputje nga Franca dhe Spanja, po i referohem Kalalonjes, ku vendasit duke folur nje dialekt apo gjuhe te ndryshme nga spanjishtja kerkojne te jene te pavarur nga Spanja. Edhe ne duam qe te formojme dy shtete, njeri Gegeri dhe tjetri Toskeri? Ju lutem gazetare dhe “patriote” dialektale, mos krijoni probleme qe nuk ekzistojne per t’u bere interesante apo per te terhequr vemendjen e publikut me qellim interesi personal. Lereni gjuhen tone si eshte dhe mos vazhdoni ta shkaterroni as me dialekte as me fjale te huaja te shemtuara qe perdorni pa asnje kriter. Meqe e permenda, po ju kujtoj se Vaso Pasha ishte nga Shkodra, por vjersha e tij e famshme nuk duket aq shume te jete ne dialektin geg. Pse thoni ju? Sepse ai ishte nje shqiptar i vertete qe donte t’i bashkonte shqiptaret dhe jo t’i percante. Kur kam bere shkollen une nuk flitej per gege e toske dhe behej mire, pikerisht per te mos ndare dhe per te mos diskriminuar. Mos na coni qe t’i ndajme tani shqiptaret ne enkelejde, epiriote, mollose, adriane, dardane etj. Sepse edhe ata sigurisht qe kishin dialketet e tyre te ndryshme. Boll vritemi me njeri tjetrin per gjithe budallalleqet e botes, te mos vritemi per gege e toske te pakten.

  5. Zhozituta says:

    Le ta futin paskajoren e gegerishtes, dhe pastaj do flasin te gjithe kalamajte si Zhozefina.

  6. millosh kopiliq says:

    Une e dua nje gjuhe shqipe aq te madhe sa ta dominoje ballkanin. As per gegnishten as pere toskerishten se rruaje karin fare.
    na keni lodhure me keto dialekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje