Gianni De Biasi është vënë në shënjestrën e skuadrës kroate të Dinamos së Zagrebit e cila ka mbetur pa trajner pas dorheqjes së Zlatko Kranjçar.
E përditshmja kroate “Sportske Novosti” shkruan se tekniku italian që drejton kombëtaren shqiptare është alternativa e parë e drejtuesve kroatë për ta sjellë në krye të pankinës së Dinamos.
Ende nuk bëhet e ditur nëse mes De Biasit dhe drejtuesve të Dinamos së Zagrebit të ketë pasur kontakt, por emri i madh që ky ekip ka në futbollin kroat mund ta tundojë De Biasin per te drejtuar kete skuader.
Ndërkohë në garë për të marrë drejtimin e Dinamos së Zagrebit është dhe ish trajneri i Bullgarisë ivajlo Petev.
Ish trajneri Zlatko Krajncar u shkarkuar pas tre disfatave që mori ndaj Osijekun dhe Rijekës dhe Lionit në Chmapions League./f.b