Albert Xhani: Ridvan Bode dhe Arben Imami shkatërruan Partizanin dhe biznesin tim

20 Shtator 2016, 09:55Sport TEMA

Ish-presidenti i skuadrës së Partizanit, Albert Xhani është rikthyer edhe njëherë tjetër në vëmendjen publike, duke folur për kohën kur ishte në krye të të kuqve.

Xhani i cili njihet si një nga presidentët më jetëgjatë të futbollit shqiptar, plot 13 vite ka akuzuar edhe tre ish-ministra të mbrojtjes.

Ai gjithashtu i bën një replikë presidentit të Skënderbeut Ardjan Takajt, i cili ka përmendur mënyrën se si ka ikur Xhani nga futbolli.

I them Ardjan Takajt se po thotë gjysmën e së vërtetës.

Nëse nuk më ka mbetur as biçikletë pasi drejtova Partizanin, kjo ka ndodhur për disa arsye.

Biznesin tim dhe të partnerëve të mi Europianë, i ligjshëm që e ngrita prej vitit 2006, ma bllokoi dhe vazhdon ta bllokojë akoma sot me disa segmente të tijat që i kanë mbetur pranë Ministrisë së Financave, Ridvan Bode.

Gjithashtu Arben Imami, sapo u bë ministër i Mbrojtjes në vend të më falënderonte për kontributin tim 13-vjeçar, për interesa meskine e futi klubin në dyert e gjykatave.

Këtu të gjithë fitojnë përveç presidentëve budallenj, dhe kryesori budalla jam vetë.

Ata që paguajnë për të kënaqur ata që e kanë pasion këtë lojë, nuk do t’i falënderoj njeri, por do të marrin veç sharje, baltë dhe gurë”, ka thënë ndër të tjera Xhani në “Panorama Sport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje