Ai akuzohet nga UEFA për trukimin e dhjetra ndeshjeve.
Por, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj gjen vend të bëjë edhe të ndershmin.
Në një intervistë për emisionin “Ora Skaner”, ai i bëri thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit që të ndërhyjë, pasi sipas tij, “në asnjë vend të botës nuk ka kaq bastexhinj sa në Shqipëri”.
Me titujt do vazhdoni si me purot?
Me luftë të ndershme kemi arritur deri këtu. Jo më kot këtë vit jemi edhe pretendentët kryesorë për kampionatin.
Vendimi apo dosja e datës 1 qershor të vitit 2016. A pritet diçka tjetër, qarkullojnë zëra se do dalin gjëra të tjera?
Nuk ka asnjë gjë tjetër. Për ne është çështje e mbyllur. E çuam edhe në KAS dhe ai e la në fuqi. Madje, ky është akt administrativ, sepse është realisht vetëm akt administrativ për lënien jashtë për 1 vit të Skënderbeut. Ne dënimin tashmë e kemi mbyllur dhe përfunduar.
Akt administrativ, vetëm kaq?
Asgjë tjetër. Vetëm me këtë kemi shkuar në KAS. Mendoj se ky vendim u dha për efekt kohe, sepse koha që ne kishim në dispozicion ka qenë shumë e shkurtër. Do të duheshin të paktën tre muaj. KAS-i i ra shkurt për efekt të kohës mendoj.
Pse rinisi kjo histori?
Nuk e di, por mendoj sepse Skënderbeu që në momentin e parë është sulmuar edhe politikisht. Ka ndikim politika. Që në ndërtimin e tij është sulmuar. E kam fjalën në vitin 2010, ku me iniciativë të ish-ministrit të Financave dhe disa biznesmenëve korçarë, morën një iniciativë për ta shpëtuar Skënderbeun.
Unë nuk kam qenë pjesë e atij grupi, sepse unë nuk jam korçar. Iniciator ka qenë zoti Bode, që është një tifoz shumë i madh i Skënderbeut. Lufta politike, gazetat, sulmet nga ekipet kundërshtare, duke e vlerësuar dhe duke e bërë Skënderbeun si një ekip që vinte nga politika, bënë që Skënderbeu të vihej edhe nën radarët e UEFA-s.
Ju mendoni se këto dy vite Skënderbeu është sulmuar politikisht?
Po, vitin e parë po. Është i vetmi klub i sulmuar politikisht. Sulmet këto janë, shkrime gazetash, por këto ndikojnë shumë në institucionet europiane.
Çfarë është sistemi BFDS?
Është rasti i parë që dënohet nga kjo. Kjo është një kompani e kontraktuar nga UEFA. Është sistem i kompjuterizuar dhe ka lidhje me kompanitë e basteve. Bën mbledhje matematikore nga kompanitë e basteve. I jep rezultatet si kompjuter me grafika. Kaq di unë, kaq informacion kam.
Mbi bazën e çfarë argumenti është marrë vendimi ndaj jush?
Vetëm në kuadër të dyshimeve, sepse kjo ka rreth 30 mijë raporte në vit. I monitoron thuajse të gjitha ndeshjet. Secila ndeshje ka dosje. Po të shohësh në të gjitha raportet, nuk thuhet askund që kjo ndeshje është e trukuar. Nuk ka rëndësi se si del ndeshja apo është fituar ose jo basti. Për këtë kompani ka rëndë- si se sa jo logjik është basti dhe se si e vlerëson këtë BFDS-ja.
Provë reale nuk ka?
Jo, absolutisht jo. Dhe unë çuditem se si UEFA heton Skënderbeun, sepse nuk mund të presësh kaq gjatë. Është njësoj si për një person që ka bërë një krim dhe pret që ai të bëjë 50 krime edhe më pas ta dënosh… edhe ne këtu në Shqipëri duhet të ruhemi shumë.
Federata duhet të ndërhyjë, sepse tregu shqiptar, ne që e njohim, jetojmë në Shqipëri, është një treg jo normal bastesh. Në çdo pallat ka tri sallone bastesh plus që ata që luajnë nga kompjuterët nëpër shtëpi janë të shumë edhe “online”. Në asnjë vend të botës nuk ka kaq bastexhinj sa në Shqipëri. Këto luhen edhe në vende të ndryshme, por shumat që vihen për kampionatin shqiptar janë shumë të vogla.
Çfarë do të thotë shuma të vogla?
Mund të vihen 10 mijë apo 15 mijë euro. Kaq është një ndeshje që mund të kuotohet. Mjafton që një njeri të luajë nga mendja e vet baste, dhe pak rëndësi ka është e trukuar apo jo si ndeshje. Kompania e regjistron ndërkohë si një ndeshje të dyshuar.
Gjatë këtyre viteve, a jeni sinjalizuar ndonjëherë?
Jo, absolutisht jo.
Kanë dalë edhe raporte të “Federbet”-it…
Nuk e kam pas ditur fare se çfarë është “Federbet”. Unë para një viti e kam mësuar se çfarë është. Nuk kam pasur dijeni fare për këto lloj raportesh. Në kushtet që jemi ne, kur një bastexhi mund të vendosë një bast direkt nga shtëpia, kjo ndikon direkt te ndeshjet, sepse e thashë që është një kampionat shumë pak i kuotuar dhe një bastexhi i thjeshtë apo një mesatar mund të ta bëjë ty ndeshjen të dyshuar apo të trukuar.
Ti nje cope bastard bashke me ate ish ministrin Bode, po ku e sheh sulmin politik tek uefa o bastexhi…i plasi trapi uefes per politiken shqiptare apo per ate ishin qe lyhet me krem si kurve e ndyre por thuaj qe jemi shqiptare dhe maskarallekun e kemi ne gjak…ptu rrace e peshtire……
Ja u ka zene syte dhe veshet propoganda e Panorama sport dhe e Erjon Braces! Ashtu si gjithe ekipet e tjera, Skenderbeu ka 6vjet qe monitorohet. Pse UEFA e perjashtoi sivjet? Sepse pati indicie politike nga deputete e ministra shqiptare (ka shume deputete qe jane tifoze te Partizanit) Erjon Brace si karagjoz qe eshte flet pa mikrofon kunder Skënderbeut ne parlament. Nen rogoz, nga segmente prane qeverise, jane derguar ne UEFA materiale nga faqet sociale kunder Skënderbeut. Shiko sot, kush po vazhdon teu bjere trumbetave akoma: mediat qe jane prane qeverise….
Bashke me Duken Boden dhe Zeqon
jane pjese e nje Grupi te Strukturuar Kriminal
ne Trukimin dhe Shkaterrimin e Futbollit Shqiptar
me qellim Fitime te Paligjshme.
Prangat, Horrave!!!!!
Ju lexoni dhe kuptoni ashtu si doni te jete cdo ngjarje.1.
1.UEFA thote se nuk ka trukime por vetem dyshime. Dhe ne cdo legjislacion te botes i dyshuari nuk eshte fajtor perderisa te provohet me fakte, me dokumente apo dhe me filmime qe ai te shpallet fajtor. Psh. te kete filmime te njejta si ata qe shisnin dhe blinin voten ne Diber. Per Skenderbeun prova apo filmime te tilla nuk ka dhe nuk do te kete.
UEFA thote se Skenderbeu titullin e ka fituar me te drejte.
3.Nje gazetari qe foli ne RTSH ne emsionin sportiv dua t’i kujtoj fjalet e ambasadorit amerikan ne Tirane : ” Perderisa ju mbani ne dore nje ore (dhe nje unaze) qe kushton me shume se sa makina e ambasadoorit, atehere ti gazetar qe krekosesh duke akuzuar ne TV TI JE I KORRUPTUAR”. Nuk e them une e thote ambasadori Lu!