Partizani ka nisur përgatitjet për derbin e së dielës kundër Tiranës.
Të kuqtë kanë kryer paraditen e sotme kanë kryer seancën e parë stërvitore për takimin ndaj Tiranës.
Nën drejtimin e teknikut Soromani skuadra është stërvitur në qëndërën stërvitore “Tirana internacional”.
Ajo që ra në sy në këtë seancë ishte rikthimi i Mentor Mazrekjat që iu bashkua skuadrës pas një periudhe të gjatë që ishte lënë jashtë pasi kishte thyer rregullat e klubit.
Ndaj bardhbluve Soromani duhet ti bëjë llogaritë pa dy mbrojtësit ibrahimi dhe Malota që janë lënë pushim nga stafi për t’iu bashkuar skuadrës ditën e mërkurë.
Gjithashtu në dyshim është dhe Gëzim Krasniqi që ka kryer stërvitje të diferencuar. Derbi i parë i këtij sezoni do të luhet ditën e dielë në “Elbasan Arena”./f.b