Lëkundet stoli i Kontes, e ardhmja e tij në rrezik

20 Shtator 2016, 15:28Sport TEMA

Tronditet stoli i Antonio Kontes në krye të skuadrës së Chelsea-s.

Presidenti i “Bluve të Londrës”, Roman Abramovic, është i pakënaqur nga ecuria e skuadrës së tij në këtë fillim të sezonit.

E përditshmja britanike “Daily Star” shkruan se manjati rus, ka mbetur mjaft i zhgënyer nga humbja që Chelsea pësoi në shtëpi kundër Liverpulit.

Pas kësaj disfate, Abramovic ka mbledhur drejtuesit e lartë të klubit për të diskutuar rreth gjëndjes se ekipit, ku ka vënë në diskutim dhe të ardhmen e teknikun italian Conte në krye të skuadrës.

Ndërrimet që Konte bëri në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Liverpulit si dhe lënia në stol e Batshuayi që ka kushtuar Chelsea-s 40 milionë euro nuk i kanë pëlqyer aspak presidetit rus.

Në këtë mënyrë Konte duhet të shkundë skuadrën që të rikthet tek fitoret pasi në të kundër e ardhmja e tij do të rrezikohet së tepërmi./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje