Është zyrtarizuar data dhe orari i ndeshjes më të zjarrtë të kampionatit shqiptarë, derbit Partizani-Tirana.
Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet ditën e dielë në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Pas shumë diskutimeve të dyja klubet kanë arritur që të gjejnë gjuhën e përbashkët me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe policinë e shtetit që do të ruajë rendin në këtë sfidë të rëndëishme, që ky takim të luhet ditën e dielë.
Ky është derbi I parë I këtij sezoni që do të luhet jashtë Tirane për shkak se stadiumi “Qemal Stafa” është duke u rikonstruktuar.
Një sfidë që do të jetë vërtet spektakolare si brenda fushës ashtu dhe në shkallët e stadiumit I cili pritet që të mbushet plot e për plot./f.b