“Drejtësia”, Donald Lu me Romana Vlahutin takim me kreun e grupit të LSI Petrit Vasili

20 Shtator 2016, 18:15Politika TEMA

Përfaqësuesit e SHBA dhe BE nuk i ndahen politikës shqiptare, në përpjekje për të përmbyllur sa më shpejt miratimin e të gjitha ligjeve që implementojnë reformën në drejtësi.

Ambasadori SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin zhvilluan një takim për 90 minuta në Kryesinë e Kuvendit me kreun e grupit të LSI, Petrit Vasili.

Takimi i Vasilit me ambasadorët e SHBA dhe BE vjen në momentin që po diskutohet për projektligjin për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë.

Burime nga Kuvendi konfirmojnë të 6 ligjet që bëjnë funksionale reformën, do të kalojnë si një paketë e vetme në 29 shtator.

Kjo për faktin se me përjashtim të ligjit për prokurorinë asnjë prej nismave të tjera nuk janë gati.

Ndërkohë që sot ka kaluar në komisionin e Sigurisë edhe projektligji për kamerat e sigurisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje