Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga droga, pasi ai do të sjellë rrënim si kudo edhe në Shqipëri. Berisha denoncoi faktin se ka nisur kultivimi i lulëkuqes dhe ajo vitin që vjen do të mbillet masivisht.
“Ju bëj thirrje shqiptarëve të mos mashtrohen nga kjo politikë. Kanabisi është helm. Kurrë droga nuk ka zhvilluar një vend. Ajo i ka rrënuar nuk i ka zhvlluar ato në çdo sasi të jetë prodhuar. Viti tjetër do të jetë mbledhja e lulëkuqeve. Harruat ju kur i nxirrte Enver Hoxha shkollat të mblidhnin fushat me lulëkuqe, deri sa i vunë lakun në fyt komuniteti ndërkombëtar.
E keni trashëgim ju. Po nxirrte nxënësit për të mbledhur opium. Aleanca e Atlantikut të marrë me urgjencë në analizë situatën e drogës në Shqipëri, se shpejt ajo do të bëhet finanuese e ISIS”, tha Berisha.
Ndërhyrjes së deputetëve socialist Berisha i është përgjigjur duke thënë se ka lulëkuqe të mbjella në vend. “Po të them që ka. Të them që ka me emër e mbiemër, po t’i duash.
Kjo është emergjencë kombëtare. I bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut të shqyrtojë me seriozitetin më të madh. Ky është rrezik real për Shqipërinë dhe vendet e tjera”, tha Berisha
Po po.. Kaq desha une.. Sa te kem Vangjeliko Dilen agronom, cilesine e lulekuqes te njejte do ta mbajme..