Kisha djallëzore në Universitetin e Prishtinës dhe debati rreth saj

22 Shtator 2016, 11:48Rajoni TEMA

Nga Agim Vinca

Thënë figurativishtm kisha ortodokse serbe në kompleksin e Universitetit të Prishtinës është një dregëz në fytyrën e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, që e shëmton fytyrën e tij, prandaj duhet gjetur mënyrën për t’u hequr sa më parë.

Thënë troç, ajo është dashur të hiqej në mënyrë “kirurgjike” menjëherë pas luftës, pra 17 vjet më parë, por, për arsye të njohura e të panjohura, ky “operacion” nuk u bë me kohë dhe kisha-dregëz mbeti si problem i pazgjidhur deri më sot.

Kisha serbe në kompleksin e Universitetit të Prishtinës nuk është faltore, pra nuk është objekt fetar i besimtarëve ortodoksë, por objekt politik par excellence, i kurdisur aty për qëllime politike.

Ndërtimi i saj (vënia e themeleve) në zemër të Qytetit dhe të Universitetit ishte pjesë e programit të regjimit kriminal të Beogradit për serbizimin dhe pravosllavizimin e Kosovës.

Në kohën kur u vunë themelet e kësaj kishe problematike, që dikush me të drejtë e quajti “djallëzore”, në vitin 1992, ne nuk bëmë asgjë, qoftë edhe një protestë paqësore, për ta penguar ndërtimin e saj dhe për t’i treguar botës se nuk pajtoheshim me këtë veprim të pushtetit okupues serb.

Nuk duhet harruar për asnjë çast se studentët dhe pedagogët e Universitetit të Prishtinës qenë dëbuar nga objektet e tyre mu nga ata që i hynë ndërtimit të kishës e jo nga dikush tjetër! Përse heshtet ky fakt?

Komuniteti serb në Kosovë, ajo pjesë e tij që jeton në Prishtinë, ka kishën e vet në njërën nga lagjet kryesore të qytetit, e cila i përmbush plotësisht nevojat e besimtarëve ortodoksë për kryerjen e shërbimeve fetare, gjë që, natyrisht, është e drejtë e tyre e patjetërsueshme.

Të kujtojmë gjithashtu se në kohën kur u vunë themelet e kësaj kishe dhe më vonë, deri në vitin 1999, të gjitha rrugët dhe sheshet e Prishtinës dhe të qyteteve të tjera të Kosovës, qenë pagëzuar me emra mesjetarë serbë: me emra knjazësh, mbretërish e vojvodësh.

Po të ishte “gjallë” ende regjimi i Millosheviqit, unë dhe fqinjët e mi, fjala vjen, do të banonim në rrugën “Carica Milica”, e cila sot mban emrin e një personaliteti të devotshëm e humanist të proviniencës fetare, Imzot Nikë Prela.

Jo vetëm rrugët e sheshet, por edhe shkollat e fakultetet, në vitet e rënda të okupimit serb, qenë serbizuar e pravosllavizuar me emrat, me bustet dhe ikonografinë e tyre. Mjafton të përmendim faktin se shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Ulpianë iu ndërrua emri me dhunë nga “Hasan Prishtina” në “Dositej Obradoviq”, kurse busti i Hasan Prishtinës u zhduk pa gjurmë.

Në oborrin e Fakultetit Filologjik qe vënë përmendorja e Vuk Karaxhiqit, thik përpjetë; në hapësirën ndërmjet Fakulteti Filozofik dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare – shtatorja e Njegoshit gjerë e gjatë, kurse përpara Rektoratit ajo e Dositej Obradoviqit. Asnjëra syresh sot nuk janë më, sepse nuk e kishin vendin aty.

Një kishë e ngjashme, si kjo në Prishtinë, qe ndërtuar edhe në Gjakovë, në qendër të qytetit, ngjit me Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi”. As kjo sot nuk është më, sepse nuk e kishte vendin aty.

Ideja e vjetër e politikës serbe për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët dhe serbizimin e saj, provoi të bëhet realitet në fund të shekullit XX. Kisha në fjalë është pjellë e kësaj ideje dhe serbët, si këta “tanët” këtu, ashtu edhe mentorët e tyrë në Beograd, e dinë mirë këtë.

Tjetër punë që ata bëjnë zhurmë (lehin edhe kur kafshojnë!), sepse e tillë është filozofia e tyre jetësore dhe politike, një filozofi tipike hegjemoniste e shoviniste.

Po ne shqiptarët, a kemi edhe ne ndonjë kusur lidhur me këtë kishë djallëzore, pjellë e politikës antishqiptare me traditë shekullore, frymëzuese kryesore të së cilës kanë qenë Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë, pa përmendur edhe disa institucione të tjera më pak të rëndësishme.

Po qe se duam ta themi të vërtetën e plotë, pa i bishtnuar, pavarësisht në u pëlqen qarqeve të caktuara politike e të tjera në Kosovë e më gjerë, si dhe individëve mendjepaktë e të molepsur paragjykimesh, ndërtimi i Katedrales katolike në lokacionin ku dikur ishte Gjimnazi “Xhevdet Doda”, pra në vend të një shkolle, pa u zgjidhur problemi i “dregzës” së madhe, ishte një hap i ngutshëm dhe i pamenduar sa duhet. Mund të duket si njëlloj herezie, por nuk mund të mos e themi se ndërtimi i Katedrales tërthorazi ia forcoi themelet “Kishës politike serbe” jo larg saj.

Një faktor tjetër që ndikoi në “forcimin e themeleve” të kësaj kishe qenë edhe trazirat e vitit 2004. Sado që shkas i këtyre trazirave ishte mbytja e tre fëmijëve shqiptarë të fshatit Çabër në lumin Ibër, të ndjekur me qen nga një serb lokal, nuk mund të arsyetohet djegia e disa kishave serbe (edhe pse as sot e kësaj dite nuk dihet se kush e bëri këtë, dora e kujt qe ajo që vuri zjarr mbi ato objekte që shqiptarët nuk i kishin prekur kurrë, kurse UÇK-ja ishte kujdesur t’i ruante gjatë luftës).

Propaganda e Beogradit, e ndihmuar edhe nga segmente proserbe të UNMIK-ut, e shfrytëzoi mjeshtërisht këtë revoltë, për t’i paraqitur shqiptarët si “vandalë”, kurse serbët lokalë si viktimë të “nacionalizmit shqiptar”!

Një gabim tjetër, i panevojshëm, u bë tash së voni, në muajt e verës, kur, në saje të deklaratës së një a dy grave të frustruara gjatë luftës, filluan gërmimet për gjetjen e varrezës masive pranë Kishës (kriminelët serbë, sado të verbër nga urrejtja, nuk ishin aq naivë sa t’i groposnin shqiptarët e vrarë në qendër të qytetit!), të cilat rezultuan me asgjë.

Menjëherë pas kësaj zëvendëskryeministri serb në qeverinë e Kosovës (dhe të Metohisë-sipas tij) doli e tha: “Ja, gërmuat, s’gjetët asgjë. Tani legalizoni Kishën!”. Kurse pa kaluar shumë kohë pasoi aksioni për “pastrimin” e “hramit”, brenda dhe jashtë, në të cilin morën pjesë, me fshisa në dorë, përveç “qytetarëve të thjeshtë”, edhe zv.kryeministri Stojanoviq dhe Peshkopi Teodosije. Ky aksion “spektakular” dhe përgjigjja e zbehtë e të rinjve shqiptarë, grupe fare të vogla studentësh të UP-së që protestuan kundër “ringjalljes” së kishës, u bënë shkas që të hapet një debat i gjerë lidhur me këtë objekt.

Kështu, pas një heshtjeje të gjatë dhe gati të plotë më se dhjetëvjeçare (personalisht jam prononcuar dy herë për këtë çështje: para se të fillonte ndërtimi i saj, në vitin 1991 dhe pa filluar ndërtimi i Katedrales në vitin 2006), të gjithëve iu hap goja dhe filluan të flisnin mbarë e prapë për “kishën”. Bie në sy qëndrimi tepër servil dhe joparimor i politikanëve të Kosovës, të cilët për hir të karrierës së tyre janë gati ta legalizojnë këtë objekt djallëzor.

Ç’të bëhet me të? Të rrënohet ashtu siç e meriton një objekt i ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe pa pikë nevoje nga pikëpamja religjioze, thjesht për qëllime politike dhe aty ku s’e ka vendin, apo të zhvendoset në një vend tjetër, jashtë kompleksit universitar, në një vend të përshtatshëm, që do t’u përgjigjej pjesëtarëve të minoritetit serb. (Rrënimi do të ishte punë e pastër, që e zgjidh problemin një herë e mirë, kurse spostimi është më i lehtë dhe besoj edhe më i pranueshëm jo vetëm për serbët, por edhe për ndërkombëtarët).

Është jo vetëm i çuditshëm, por edhe tmerrësisht jodinjitoz qëndrimi i politikanëve kosovarë lidhur me këtë problem: kishën politike të Arkan-Millosheviqit në truallin e Universitetit. “Të mos preket”, thotë njëri nga maja e piramidës. “T’u lihet besimtarëve ortodoksë, nëse ka”-  ia pret tjetri, një ish-komandant, duke harruar se serbët janë ortodoksë.

“Të mos bëjmë zhurmë. Nuk na duhet ky luks!” – shton një i tretë. Kurse i katërti, kryetari i një partie proislamike, propozon që Kishës serbe dhe Katedrales katolike, t’i shtohet edhe Xhamia myslimane, te Rektorati (sic!), kurse “kampusi universitar” të spostohet në periferi të qytetit, diku jashtë, por pa e përcaktuar se ku, sepse, sipas tij, në asnjë qytet të botës, nuk paska fakultete në qendër të qytetit si në Prishtinë. Po Sorbona ku është, o zotëri? Në zemër të Parisit! Dhe askujt deri më sot s’i ka vajtur mendja që ta largojë prej aty, ta çojë diku në periferi!

Serbia si shtet nuk e ka ndryshuar aspak qëndrimin ndaj Kosovës. Për Vuçiqin e Daçiqin, sikurse për Millosheviqin e Sheshelin, Kosova është pjesë e Serbisë, kurse mësuesit e tyre shpirtërorë janë heronj! Diplomacia serbe nuk lë derë pa trokitur për ta penguar njohjen e Kosovës si shtet, kurse pas bisedimeve të Brukselit dhe marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, të nënshkruara me lehtësi të padurueshme nga “paria” jonë,  prania e Serbisë në Kosovë është gjithnjë e më e madhe dhe më e fuqishme.

Qeveria aktuale e Kosovës nuk mund të bëjë asgjë pa “Listën serbe”, prandaj tregohet kaq e pambuktë edhe ndaj kishës-dregëz në zemër të Prishtinës. Rivitalizmi i kishës millosheviqiane do të ishte për palën serbe një fitore e re në raport me Kosovën dhe një dështim i radhës nga ana e udhëheqjes së Kosovës.

Dhe në fund, po e mbyllim me një konkluzion, që mund të quhet edhe aksiomë. Sa më shumë lëshime që u bëhen serbëve, aq më shumë zgjohen orekset e tyre. Kur do ta mësojnë, më në fund, politikanët tanë të mjerë këtë leksion?!

32 komente në “Kisha djallëzore në Universitetin e Prishtinës dhe debati rreth saj”

  1. ben says:

    O turk
    Nuk eshte ngritur kisha ne oborin e universitetit
    Eshte ngritur universiteti ne oborin e kishes.
    Flisni ju plera turke per sllavet?
    Po vellezrit tuaj boshnjake a nuk jane sllave?
    Ju asnjehere nuk e keni pasur problem kombesine ju keni pasur dhe keni problem vetem fene.
    Dhe sot mbas isis jeni te vetmit ne bote qe doni te prishni nje kishe.

    1. shih shih says:

      O Ben SHKERDHATA! Ky ndertim (kishe e pambaruar) eshte bere ne 1992,ndersa Universiteti ka qene aty qe ne vitet ’70!
      Po putanica jot eme nuk te ka mesuar aritmetiken,por vetem tundbythjen ?

      1. . says:

        Kisha ore debil eshte Rindertuar mbi Germadhat e nje Kishe te vjeter Shkateruar nga Turqit dhe Haruar nga Tito Komunisti. Aritmetiken tende per 22-ish dhe 70-te fute ne By..the.

        1. Qytetari i censuruar (pa asnje shkak) says:

          Ka shume kisha qe ne kohen osmane jane shkaterruar ose jane shenderruar ne xhami. Por per kete kishe ti nuk mund te thuash qe eshte ndertuar mbi germadhat e nje kishe te vjeter te shkaterruar nga osmanet. Thene shkurt dhe shqip, kjo kishe eshte ndertuar nga Slobodani per qellime politike!!!

        2. shih shih says:

          Sumce (.) aty mund te jete varri i qenit te ngordhur te sat’eme por s’ka asnje “germadhe” kishe te vjeter! Edhe nese gjendet ndonje germadhe kudoqofte ne Kosove ajo eshte germadhe e kishav e shqiptare te ndertuara para se te vinin barbaret serbe ne Dardani!
          Si e ke bythen sot Pisoglendi (.) ? ? ?

  2. €piriiiiii says:

    Ju është Erresuar gjykimi mendja sytë. Se kuptoj pse i bini kaq gjate kur fare mir mund ti ASUMILONI TOTALISHT gjith Sërbet e Kosovës dhe Kisha po nuk ju pelqeu Ortodokse kthejeni ne Katolike. Mësoni pak nga Gjitonet tuaj Grek Turq Maqedonë e Malazes qe kan Asimiluar 1 pjese shumë te madhe te Shqiptarve te Krishter e Myslimanë. Mos u merni me Kishen si Objekt meruni me Vizitoret e saj. Kur te kini mar ata e kini tuajen edhe kishen.

  3. Keta jane turkoshake mor njerez.
    Ne vend qe te mohojne kete realitet te hidhur te islamit dhe bemave te tij llomotisin kunder kishes.
    Por kisha e ka bere punen e vet, eshte kthyer e paqte, njerezore, humane, dhe shume paqesore., nderkohe qe islami dhe islamizmi jane problemi me i madh i botes se sotme.
    Kjo fe nuk ka te ardhme ne qofte se nuk revolucionarizohet, pra te heqe dore nga parimet e saj ekstremiste. Kete gje e beri feja kristiane ne mesjete pasi deri atehere ishte shume agresive. Sot eshte tjeter gje.
    Dhe e fundit eshte qe ne shqiptareve na takon te kthehemi ne origjinen tone kristiane. A e kuptoni qe jemi vend ku kristianizmi eshte pranuar perpara se ne Greqi, Itali etj?
    Ishte pushtimi otoman qe na katandisi ketu ku jemi sot, por rrenjet tona jane krejtesisht kristiane. Prandaj ne duhet te shqetesohemi nga veprimet ekstreme te islamit dhe jo nga kultura kristiane perndimore ku ne bejme pjese. Thirrini mendjes dhe gjykoni drejt, perfshire edhe kete turkoshakun kosovar qe ka shkruajtur.

    1. ay qy says:

      Qe je Kodrapasbregut kjo s’do mend e kalem! Qe guxon e thua se feja kristiane “nuk qenka agresive” duhet te kesh probleme mendore. A thua se vetem 20 vjet me pare nuk pame prifterinj serbe qe bekonin kriminelet serbe para se te pushkatonin njerez te pavajshem. A thua se vetem para 20 vjetesh nuk pame bandite qe puthnin ikonen e shen Merise dhe pastaj bombardonin qytetet me civile!!! Nuk mund ti kuptosh ndyresira si puna jote qe kane c’ekuiliber mendor dhe kujtese te shkurter,kjo eshte e vertete. Bajga si puna jote thjesht duan kabllin ne goje!
      Funderrina si puna jote vertet i prishin pune ceshtejes shqiptare,sepse nese sot ka gjithmone e me shume shqiptare qe po ndergjegjesohen dhe po mesojne edhe me shume te verteten historike se ata kane qene vertete te krishtere dhe se islami eshte nje kancer per kombin tone,pikerisht ekzistencave e bythshkerdhyerve si ky “Kodrapasbregut” shpesh i bejne te stepen shume shqiptare! E nga ana tjeter pikerisht ekzistenca e ketyre felliqesirave bejne qe te marrin krahe turkoshaket e felliqur,qe rast duan!
      Objekti fetar (qe ne kete rast eshte kishe ortodokse gjysem e ndertuar) eshte SERBE! Nga casti qe eshte serbe,ky objekt e humb fare vlefshmerine fetare,pasi eshte objekt i pushtuesit dhe krimineli. Edhe po te ishte xhami apo kishe katolike apo kishe protestante,po njesoj do konceptohej,si objekt i PUSHTUESIT! ?

  4. S.S. says:

    Isis dhe Koqevaret trima, plehra islamike, hiqni qafe hoxhallaret terroriste qe keni ne mes, por kur behet fjale per ta heshtni si skutha edhe ky mjekersqapi qe ben te diturin.

  5. kosovari says:

    njerez te cmendur dhe injorant jane shqiptaret; objekti i kishis ne mes te universitetit-fakuletetve eshte vetem objekt politik, dhe s;ka lidhje me fe-fete-predikimet. prandaj, kjo nuk duhet te qendroje aty, as edhe nje minute, le ta ndertojne, atje ku ka shki. tani lufta e shqiptareve duhet te drejtohet kah bashkimi dhe zhvillimi ekonomik dhe jo fetare, kjo eshte dhe duhet te jete feja e vertete e shqiptareve. kam nje keshille miqesisht-vllazerore dhe kombetare; mos u merrni me nje profesor te madh te kombtit, qe ka dhene dhe kontribuar sa vete nje universitet,; ne ngritjen e pedagogeve te rinj, te gjuhes dhe kultures mbare kombetare.

    1. Edhe un jamKosove says:

      O Kosvar,

      Lidhur me objektin religjioz te ndertuar nga okupatori ne vitet 1990-ta ne token e universitetit publik , mund te themi se eshte ndertuar me qellimet me antishqiptare.
      Poashtu te gjitha objektet religjioze te ndertuara ne Kohen e okupimit otoman jane ndertuar me te njejtin qelllim antishqiptar.
      Te gjitha objektet religjioze ne kohen e okupimit te mbreterise Jugosllave(1912-1941) jane ndertuar mbi baze te antishqiptarizmit.
      Objektet religjioze ne kohen e okupimit te RSFJ-se jane ndertuar ne baza te antishqiptarizmit.
      Poashtu ne Kohen e UNMIK-ut(1999-2008)…jane ndertuar qindra objekte religjioze pa leje ndertimi nga pushteti qe nuk e kane zgjedhe shtetasit e Kosoves, por OKB-ja.
      Objektet religjioze te ndertuara pas 17 Shkurtit 2008, dmth pas fitimit te pavaresise , jane objekte religjioze te ndertuara pa leje ndertimi, sepse nuk ekziston ligji per organizatat religjioze.

      Poashtu sot ne vitin 2016 te gjitha organizatat religjioze veprojne ne menyre joligjore. Pra nese eshte ne pyetje LIGJI , asnje veprimtari e organizuar religjioze nuk duhet lejuar, por vetem praktikimi I religjionit ne prona private eshte i lejuar.

      Prandaj ligji I trajton ne menyre te barabart te gjitha objektet pa leje ndertimi. Nje zyrtar tha se disa objekte religjioze I kane paraqite dokumentet per legalizim, por kush I ka paraqite dokumentet per legalizim. .?
      Nuk ka kush sepse asnje organizate zyrtarisht nuk ekziston, sepse nuk ekziston ligji per organizata religjioze. DMTH nuk ekziston si subjekt JURIDIK asnje organizate religjioze.

  6. Dr.sc.Nikë Gjeloshi says:

    I nderuari Prof. Dr. Agim Vinca,
    Kisha orthodokse serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës duhet të hiqet nga aty. Ajo thjeshtë është një Kishë politike dhe si e tillë duhet të trajtohet edhe sot, pavarësisht rrethanave politike.
    Do t’u rikujtoj Ju dhe lexuesit e rrespektuar:
    1. Në fillim të muajit qërshor 1991, java e parë e muajit (nuk e di datën e sakt, e mbase nuk jamë në Kosovë nuk mund të kam qasje në Arkivë) në gazetën serbe Jedinstvo është publikuar Vendimi i Komunës së Prishtinës më arsyetimin dhe Projektin ideor per ta ndertue ate Kishë-Kathedarle e cila sot është në kampusin e UNI të Prishtinës.
    2. Më dt. 7 apo 8 qërshor nen organizimin e Veton Surroit (UJDI), Adem Demaqit (mandelës së Kosovës i cili kishte pak muaj qe kishte dalë nga burgjet jugosllave) dhe mue-Nikë Gjeloshit (si n/kryetar i PSHDK, pa pelqimin e Partisë) mbahet një Konferencë shtypi per organizimin e Varrimit të dhunës, në Prishtinë.
    Në bazë të konsultës tonë të perbashkët, caktohet 13 qërshori (1991) si datë e “Varrimit të dhunës”, si dhe agjenda e nisjës e deri të perfundimi i ceremonisë në Ledinën e Dragodanit…. Qellimi: permes një demonstrate gjithpopullore të testohej reagimi i popullit shqiptarë ndaj dhunës institucionale shtetrore nga regjimi okupues serb në krye më Slobodan Millosheviqin. Dhe ai qellim qe arritë, mbase në ate demonstratë patën marrë pjesë rreth 600 mijë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi!
    3. Po atë, ditë në Konferencën e shtypit, Unë pata marrë më vete gazetën Jedinstvo, e cila e kishte publikuar Vendimin dhe Planin ideor per ndertimi e Kishës-Kathedrale serbe, dhe e pata kundershtue ate ndertim me arsyetimin se: Nen një, “… së në kompleksin e pronës së Universitetit të Prishtinës nuk mund të ndertohet kurrfar objekti fetar.” Dhe nen dy, “Objektet fetare, të cilës do Fe (religjion) është rregull të ndertohën aty kur ka popull – besimtarë, Jo në prona të Universitetit”.
    Më sa di Unë, pos gazetave e TV të ndryshme atë kohë edhe gazetarja e atëhershme e Oslobodjenjës së Sarajevës, znj. Nadira Avdic-Vllasi e ka publikuar ragimin t’im te asaj dite, e mbase mundë ta ketë në kujtesë ate reagim. Në kujtesë e kanë padyshim edhe V. Surroi e A. Demaqi.
    Per fund: Pajtohem me Ju së “….Në kohën kur u vunë themelet e kësaj kishe problematike, që dikush me të drejtë e quajti “djallëzore”, në vitin 1992, ne nuk bëmë asgjë, qoftë edhe një protestë paqësore, për ta penguar ndërtimin e saj dhe për t’i treguar botës se nuk pajtoheshim me këtë veprim të pushtetit okupues serb.”
    Unë,
    do të shtoja edhe faktin notor së pas luftës, perkatësisht pas vitit 2000 e tutje, as pushtetarët e vendit, e as Keshilltarët e Komunës së Prishtinës nuk gjetën kohë e as nuk patën guxim ta merrnin një Vendim per zhvendosjën e asaj Kishe-Kathedrale nga Kampusi i Universitetit të Prishtinës.
    Dr.sc.Nikë Gjeloshi

    1. . says:

      Kisha ore debil eshte Rindertuar mbi Germadhat e nje Kishe te vjeter Shkateruar nga Turqit dhe Haruar nga Tito Komunisti. Aritmetiken tende per 22-ish dhe 70-te fute ne By..the.

      Perse o Dr. Nik Kaposh, kisha eshte me prapavija Politike dhe Xhamite qe dergojne Xhihadista ne Turqi dhe Siri nuk Jane vater Politike dhe Terrorizmi !!!! perse Xhamit qe u ndertuan nga Pushtuesi Otoman me Shpate dhe Masakra, jane me prapavije Fetare dhe jo politike !!

      1. Toni KS says:

        Ore kokrra e debillit ku e di ti qe ka pas kish aty. Pordhet e Janulles nuk jane dije. Ajo pikesepari nuk eshte kishe por objekt i paperfunduar. Kurr nuk ka qene kishe as nuk ka pasur kishe aty. Ky objekt eshte manifestim i nacionalizmit, shovenizmit dhe klerofashizmit (ISISit orthodhijaks sllav). Ky objekt do te jete fatin e projektit gjenocidal te Serbise se Madhe. Do te perfundoje ne plehra te historise sikurse Magaliidea jote.
        P.S. Kur KOASH te kete ne krye nje shqiptar mund te ndertoje kisha ku te doje ne Kosove.

        1. me thene te drejten says:

          Fiks Toni! Kur KOASH (Kisha Orthodhokse shqiptare) te drejtohet nga nje shqiptar (pasardhes i Fan Nolit dhe Visarion Xhuvanit) do duhet te nderrmarre nje fushate per ndertimin e fillimisht nje kishe orthodhokse shqiptare ne Kosove. Ajo do te behet qendra e orthodhoksise shqiptare ne Dardanine e lashte dhe do mbledhe rreth saj te gjithe shqiptaret orthodhokse qe jetojne ne Dardani (sado qe mund te jene sot). Por me e rendesishmeja do te krijoje bazat qe shqiptaret orthodhokse te fillojne te kene pretendimet e tyre te drejta per te gjitha kishat,manastiret dhe madje edhe popullsine orthodhokse qe jeton ne Kosove (qofshin ata sllavo-foles apo vllaho-foles). Nga shume te dhena historike dihet qe dardanet kane qene kristiane orthodhoks ne shumice dhe i perkisnin kishes sllavone nga pikepamja administrative. Ne kishat dhe manastiret “serbe” ne Kosove ka me shumice fakte historike qe tregojne se ato kisha jane ndertuar per popullsi orthodhokse shqiptare (jo sllave). Nje nga faktet me domethenese jane ikonat kishtare ne Manastirin e famshem te Decanit,ku ne ikona te gjithe besimtaret paraqiten me qeleshe te bardha ne koke,nderkohe qe sllavet nuk kane tradite qeleshen! Por duke qene ne administraten e nje kishe sllavone (gjuha zyrtare ishte sllave dhe kisha varej nga sunduesit serbe) eshte pikerisht kjo eshte arsyeja qe shqiptaret orthodhokse ne shumice u sllavizuan dhe sot konsiderohen serbe, malazez apo maqedonas. Ne fakt te dhenat thone se deri ne shek e kaluar shumica e shkijeve (serbeve te Kosoves) kane qene dygjuhesh,te gjithe gjysherit e tyre flisnin shqip ne shtepi.
          Ri-formimi dhe forcimi i bashkesise orthodhokse shqiptare ne Kosove eshte nje ceshtej ekzistenciale dhe detyre kombetare. Bashkesia orthodhokse shqiptare duhet te forcohet,te punoje per rikthimin ne gjirin e saj te besimtareve tradicionale qe jane asimiluar apo tjetersuar dhe ne hapin e dyte kjo Bashkesi (pra edhe KOASH) te kerkojne te drejten historike qe te gjithe objektet fetare orthodhokse ne Kosove te vihen ne administrim te saj!!!

      2. ay qy says:

        Pisoglendi (.) edhe xhamite e ndertuara nga turqit edhe kishat e ndertuara nga serbet jane me prapavije politike. Pervec kesaj edhe BYTHQIMAT si ty do e gjejne kabllin shume shpejt ?

      3. '''enter kolotrypida"" says:

        Pidiksu re bythqir i janulles. Cdo gur qe gjeni nen toke e beni germadhe kishe orthodhokse.
        Ne Fushe Kosove ska pasur kisha bythqiresh orthodhokse por kane qene te gjitha Katolike.
        Yyyyt te shkerefsha janullen ne bythe

    2. Edhe un jamKosove says:

      Me kusht qe me i rrxue edhe mia 550 faltore te egersirave islamike…..pajtoj me e rrxue kete kishe shkavelle.

      1. '''enter kolotrypida"" says:

        Amin

    3. Agim Vinca says:

      I nderuari zoti Nikë Gjeloshi,

      Ju falënderoj për leximin e shkrimit dhe fjalët me të cilat më drejtoheni. Më kujtohet mirë ajo veprimtari e vitit 1991, e organizuar nga Ju, Veton Surroi dhe Baca Adem, e quajtur (simbolikisht): “Varrosja e dhunës”, e cila pat filluar nga Kisha jonë Katolike në Ulpianë për të përfunduar në varrezat e qytetit. Atëherë vepronim në kushte tejet të vështira, por ishim më të vendosur dhe më homogjenë seç jemi sot. Unë në atë kohë, pra në vitin 1991, kur pritej të hidheshin themelet e kishës politike serbe në oborrin e Universitetit, gjë që u shty për disa muaj, pata shkruar një tekst me titull “Provokim i rëndë politik” në emër të Forumit të Intelektualëve Shqiptarë (FISH), që u botua në shtypin e atëhershëm, te “Bujku” dhe ndoshta edhe dikund tjetër. Një vit më vonë këtë tekst e përfshiva në librin tim publicistik “Populli i pandalur” (“Zëri”, Prishtinë 1992, f. 239-240) dhe kush dëshiron mund ta gjejë e ta lexojë për të parë se reagime kundër këtij objekti jo fetar, por politik, ka pasur qysh në atë kohë.

      Kanë kaluar plot 25 vjet që atëherë, një çerek shekulli. Regjimi serb nuk arriti ta përfundonte kishën që iu hodhën themelet në janar 1992, gjë që flet për përmasat dhe ambiciet e saj megalomane.

      Në kohë të fundit, në saje të disa rrethanave, kjo çështje u riaktulizua dhe kërkon zgjidhje adekuate.

      Ju përshëndes kudo që jeni, në Kosovë apo jashtë!

      Prof. A. Vinca

  7. jjoni says:

    plehra te mbetura nga osmanet! vendi juaj eshte ne Anadoll jo ne Evrope!

    1. @jjoni says:

      Jam dakort qe keto mbetje osmane e kane vendin ne Anadoll por jo vetem keto qe jane nje pakice e vogel ne krahasim me ato mbetje anadollake qe gjenden ne Greqi qe perbejm me shume se gjysmen e popullsise se atij vendi edhe ato duhet te shkojn atje ne vendin e tyre ne Anadoll Drejtesi per te gjithe

    2. '''enter kolotrypida"" says:

      se kush ka ardhur nga anadolli e tregon lekura e murrme qe ju mbulon vre beqira greko-orthodhokse

  8. Beci says:

    A do ngrini xhami ne vend te saj?

    1. Toni KS says:

      Nuk eshte qeshtje feje por kombi. Serbia duke fabrikuar kisha e varreza pretendon token e Kosoves pasi faktori demografik dhe historik nuk i perligj pretendimet e saj. Me nje fjale kisha per ta nuk eshte objekt kulti por gur i mexhes. Aty ku ka kishe pretendojne se eshte toke serbe. Nuk e kemi ndermend qe ne token tone te leme gur te mexhes te fqinjeve.
      P.S. Xhamite jane teme ne vete sidomos ato wahabiste. Dergojne uje ne te njejtin mulli antishqiptar sikur kisha politike te Millosheviqit. Prandaj pergjigjia ne pytjen tend eshte JO nuk do te kete xhami ne Kampusin e Universitetit.

    2. u dhim tu qesh says:

      Jo do ngreme nje CAR te stermadh per bythen tende ? ? ?

  9. shqip says:

    te vjen turp e neveri te lexosh komente kaq banale e plot injorance. autori po ben nje pershkrim te asaj kishe qe u ngrit nga slloboda. keta flasin si inkuizicioni i shek xv. ne fakt serbet kane nje avatanzh kundrejt nesh. kane me vete ca kuklus-klane shqipfoles qe me shume i gezohen histerise se brendshme, se sa te drejtes per ekzistence si komb. fati yne i keq qe na ra per pjese ta ndajme kete vend me hibride kishash e xhamishe. si arme perdorin pafuqine e shteteve shqiptare per zgjidhjen ne kohe te problemeve. se po te vepronte shteti, ne tirane e ne prishtine, as kisha ne prishtine s’do ishte aty ku nuk e ka vendin. as kisha si dyqan mishi ne himare nuk do ishte aty , ku edhe nuk eshte me per fatin e mire. po as xhamite qe mbijne aty ketu nga parate e botes islamike, nuk do shtoheshin ne menyre artificiale. mbidhni mendjen o te mjere. bota te njeh nga institucionet e akademite. sa shkence e sa kulture hedh ne treg. jo nga kulte qe nuk jane as kulte. shkon ne xhami te rekrutojne per xhihad. shkon ne kishe te fusin vrerin kunder gjakut tend. dhe ne fakt ky eshte mjerim shpirteror e intelktual. tjetri adreson nje problem qe s’ka fare lidhje me besimin. te tjeret i hidhen sikur te kene perpara muhaxherin. fale zotin qe nuk jeni shume , e mund te vegjetoni si specie te rralla qe nuk evolojne.

    1. '''enter kolotrypida"" says:

      Nuk kane vene shakavellot por jane disa beqira shqiptare, antare te korit te janulles qe bejne propagande e shajne ne emer te orthodhoksise e greqise.

  10. Kaqaki Junior says:

    Ka shum komentues ketu qi jon ma t´zi se vet shkijet e Kosoves apo qetniket e Shumadise, por keta s`cojne peshe ne kandare, sepse jon minorikare te deshtuar, andaj varju malluten e Dervishit!

    1. me thene te drejten says:

      Edhe ti njejte me ta je o Kaqak,thjesht je ana tjeter e monedhes : TURKOSHAK BYTHCPUM! ?

  11. Akademik Superthiu says:

    Lidhur me objektin religjioz te ndertuar nga okupatori ne vitet 1990-ta ne token e universitetit publik , mund te themi se eshte ndertuar me qellimet me antishqiptare.
    Poashtu te gjitha objektet religjioze te ndertuara ne Kohen e okupimit otoman jane ndertuar me te njejtin qelllim antishqiptar.
    Te gjitha objektet religjioze ne kohen e okupimit te mbreterise Jugosllave(1912-1941) jane ndertuar mbi baze te antishqiptarizmit.
    Objektet religjioze ne kohen e okupimit te RSFJ-se jane ndertuar ne baza te antishqiptarizmit.
    Poashtu ne Kohen e UNMIK-ut(1999-2008)…jane ndertuar qindra objekte religjioze pa leje ndertimi nga pushteti qe nuk e kane zgjedhe shtetasit e Kosoves, por OKB-ja.
    Objektet religjioze te ndertuara pas 17 Shkurtit 2008, dmth pas fitimit te pavaresise , jane objekte religjioze te ndertuara pa leje ndertimi, sepse nuk ekziston ligji per organizatat religjioze.

    Poashtu sot ne vitin 2016 te gjitha organizatat religjioze veprojne ne menyre joligjore. Pra nese eshte ne pyetje LIGJI , asnje veprimtari e organizuar religjioze nuk duhet lejuar, por vetem praktikimi I religjionit ne prona private eshte i lejuar.

    Prandaj ligji I trajton ne menyre te barabart te gjitha objektet pa leje ndertimi. Nje zyrtar tha se disa objekte religjioze I kane paraqite dokumentet per legalizim, por kush I ka paraqite dokumentet per legalizim. .?
    Nuk ka kush sepse asnje organizate zyrtarisht nuk ekziston, sepse nuk ekziston ligji per organizata religjioze. DMTH nuk ekziston si subjekt JURIDIK asnje organizate religjioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje