Parandalohet vetëflijimi, tenton të digjet me benzinë para Ambasadës Amerikane

24 Shtator 2016, 09:07Kronika TEMA

Në orët e para të mëngjesit një burrë, rreth 50 vjeç, është lyer me benzinë pranë Ambasadës amerikane në Tiranë, duke kërcënuar se do ti vërë zjarrin vetes.

Policia ka ndërhyrë me shpejtësi dhe nuk e ka lejuar të ndezë çakmakun duke i shpëtuar jetën. Më pas, e  ka dërguar në komisariatin nr.1 të Tiranës për ta marrë në pyetje. Nuk dihen që po e shtynin atë drejt një vetëvrasjejeje aq makabre.

Ja njoftimi i plotë i Ministrisë së Brendshme: “Në Rrugën e “Elbasanit”, në afërsi të Ambasadës Amerikane, shtetasi F.  S., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka lyer trupin me benzinë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është bërë i mundur parandalimi i veprimeve të tij. Ky shtetas ndodhet i shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij.”

1 komente në “Parandalohet vetëflijimi, tenton të digjet me benzinë para Ambasadës Amerikane”

  1. lili says:

    Reflektim per ambasadorin Lu e ambasanden amerikane,qe aq pak interesohet per qytetarin shqiptar e aq shume kujdeset per plehrat e politiques shqiptare qe te mbijetojne e te shkaterojne Shqiperine n’en mbrotjen e ambasadoreve te njipasnjeshme!
    Ku do te japin eshte e veshet ambasadoret per popullin?ia nje limite ne cdo zullum!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje