Dy prononcimet e fundit të ambasodres së Greqisë në vendin tonë, zonjës Eleni Sourani, përkatësisht ajo në lidhje me kufirin detar dhe çështja çame, rikthyen edhe njëherë në vëmendje problematikën reale që ekziston mes Shqipërisë dhe Greqisë në lidhje me kufijtë detarë dhe minoritetet nëse do të shpreheshim kështu. Ballkani është ende shumë larg përqafimit të politikave moderne europiane sa i takon kufijve dhe minoriteteve. Bosnje-Hercegovina rrezikon të provokojë një shpërthim të ri për shkak të nxitjes së partikularizmave etnike serbe, po ashtu marrëdhëniet e tendosura mes Kroacisë e Serbisë nuk premtojnë asgjë të mirë në klimën e përgjithshme në Ballkan, ndërsa marrëveshja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi e përmbyll këtë problematikë me një tjetër theks. Ndërkohë, midis Greqisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk ka pasur paqe diplomatike edhe pse marrëdhëniet mes shteteve kanë qenë normale dhe marrëdhëniet mes popujve kanë qenë miqësore, edhe pse mes dy popujve nuk ka pasur asnjëherë përplasje të armatosura. Ndërkaq, politika e shtetit grek dhe diplomacia e ngritur mbi të janë ndër politikat më konservatore dhe të ndërtuara mbi platforma ideologjike panhelenike që në ngjizje të shtetit grek, fill pas pavarësisë së Greqisë në vitin 1822.
Ballkani është një entitet abstrakt i krijuar prej të tjerëve dhe jo prej popujve që e përbëjnë atë. Popujtë që jetojnë në këtë areal kanë qenë më së shumti qendërza të vogla që projektoheshin në qendra të tjera më të mëdha. Sllavët e Ballkanit projektoheshin dhe projektohen më së shumti në familjen e madhe sllave të Rusisë, kroatët e sllovenët më së shumti nga qendrat gjermanike dhe të katolicizmit, Greqia u ndërtua si një ringjallje e Bizantit dhe Greqisë së vjetër, maqedonasit ndjehen më shumë bullgarë, ndërsa shqiptarët gjithmonë kanë qenë të papërfaqësuar në një qendër të qytëtërimit botëror. Tri besimet e kishin ndarë në trish edhe identifikimin shqiptar dhe rilindësit e mëdhenj ditën ta unifikojnë këtë popull dhe t’i tregojnë rrënjët e vjetra europiane dhe identifikimin me të. Mirëpo në këtë mishmash të llahtarshëm, krijuar sidomos pas rënies së Perandorisë Otomane, Ballkani dhe sidomos ai Perëndimor, u përfshinë në luftëra e masakra që i dhanë menjëherë emërtimin « Fuçi Baroti ».
Pas rënies së komunizmit dhe pas Pavarësisë së Kosovës, u duk se grindjet ballkanike do të shuheshin. Mirëpo, zhvillimet e ngadalshme demokratike, korrupsioni, kriza dhe dështimi i Greqisë, dëshmuan se Ballkani Perëndimor ende ka nevojë të ruhet me policë e ushtarë ndërkombëtarë në mënyrë që fantazmat e së shkuarës të mos e shkatërrojnë status-quo-në e arritur.
Megjithëse Europa ka vënë në dispizicion programe dhe mjete për të rritur komunikimin mes popujve të Ballkanit, deri tani ballkanasit nuk kanë arritur që në nivel institucional, të hartojnë një tekst modern dhe një ligjërim të pranueshëm. Për fat të keq, sidomos politika dhe diplomacia në Ballkan ndërtohet me ligjërimin nacionalromantik të së shkuarës etnike dhe paraetnike. Ndërkaq, megjithëse Greqia është nje vend konservator sa i përket vlerësimit të traditës, elitat e saj më të mira janë mendjehapura dhe nuk kanë asnjë kompleks që të vlerësojnë politikën greke me nota jo pozitive, ta rishikojnë historinë e kësaj politike me sy kritik madje. Mirëpo, ky lloj ligjërimi nuk arrin të gjejë hapësirë në komunikimin mes ballkanasve, sepse diplomacia këtu ndërtohet ende me sintagmat e mospranimit të tjetrit, me kujdesin për të mos e pranuar tjetrin apo fqinjin, por për t’u diferencuar prej tij me anë të kufijve, gjuhës dhe fesë. Edhe në Shqipëri partia që është krijuar si përfaqësuese e komunitetit të martirizuar çam, është kthyer në një skalion pazaresh politike dhe më shumë e dëmton çështjen çame sesa e ndihmon. Por le të shtyhemi më tej.
Para disa kohësh është botuar edhe në shqip një përmbledhje me kumtesa me titullin « Të emërtosh dhe të klasifikosh në Ballkan », që është rezultat i një projekti të realizuar nga Laboratori i Ekselencës LabexMed- Shkencat humane dhe shoqërore në zemër të interdisiplinaritetit për Mesdheun që mban referencën 10-LABX- 0090.( Ai është redaktuar dhe përgatitur për botim nga një antropolog e etnolog i njohur dhe i përkushtuar në studimin e kulturës shqiptare dhe Ballkanin, Gilles de Rapper si dhe Pierre Sinties në bashkëpunim me Kira Kaurinkoski. Në shqip është përkthyer nga Artan Puto dhe botuar nga « fjala », Tiranë 2015). Libri është një përpjekje serioze për të vështruar nga pikëpamja antropologjike, sociale, juridike e gjuhësore çështje të identitetit, të minoriteteve në Ballkan duke vështruar emërtimet, legjislacionin, kulturën, etj. Unë kam veçuar në këtë rast punimin e Konstantinos Tsitselikis, drejtues konferencash në Universitetin e Maqedonisë në Selanik, me titull « E drejta e diferencës : minoritetet dhe të huajt në Greqi ». Në punimin e tij ai analizon legjislacionin grek për minoritetet dhe të huajt dhe qysh në fillim konstaton se « E drejta e diferencës e njohur ndërkombëtarisht nënkupton, në nivelin e shteteve, një arsenal juridik që rregullon alteritetin etno-linguistik, kombëtar apo fetar ».(« Të emërtosh dhe klasifikosh në Ballkan », Tiranë 2015, f. 137). Dhe fill pas kësaj ai konstaton në mënyrë të hapur dhe pa asnjë ekuivok se legjislacioni grek nuk është në përputhje më këtë të drejtë ndërkombëtare : «E drejta ndërkombëtare dhe legjislacioni grek krijojnë një barrierë juridike të rëndësishme, sepse është nocioni i shtetësisë (ose sipas termit të zgjedhur ai i kombësisë) që përcakton lidhjet juridike midis individit dhe shtetit » (Po aty, f.137). Siç shihet, nuk është shprehja e alteritetit ajo që i nënshtrohet drejtpërdrejt një rregullimi juridik. E drejta greke, vëren ai, ka qenë ngritur mbi shtyllat ideologjike që përcaktojnë të qënit grek si anëtar i kombit dhe qytetar. Sipas kësaj rregulle « greku-tip », vëren ai është ortodoks, grekofon me origjinë dhe kulturë grek. Kjo përcakton fenomenin minoritar. Më tej ai bën një udhëtim në historinë e minoritetve greke dhe thekson se Greqia e ka njohur komunitetin muysliman apo atë vlleh apo katolikët. Mirëpo, krahas kësaj, vëren profesori grek, shteti i Greqisë ka synuar që ta bëjë homogjen territorin dhe banorët e tij. Në këtë kuadër u realizua shkëmbimi i popullsive pas viteve 1913 apo 1919 midis Greqsië e Bullgarisë apo Greqisë e Turqisë. Në këtë mënyrë fenomeni minoritar nuk u mbrojt me rregullime ligjore vijon Tsitselikis, por thjesht dhe qartë ai vetëm u eleminua. Për të karakterizuar këtë dukuri ai citon një tjetër studiues të shquar grek, Ténékidès dhe thotë : « Shkëmbimi i detyruar i popullsive përbënte një dhunim të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare. Sipsa C. Ténékidès shkëmbimi i detyruar përbën shkeljen më serioze të së drejtës së individit dhe të së drejtës së pronës, po aq sa edhe një regres të vajtueshëm të së drejtës ndërkombëtare. Kjo gjendje mund të çojë drejt një kuptimi të egër dhe primitiv për luftën, sipas të cilit humbja në fushën e betejës duhet të shoqërohet me shkatërrimin e popullsisë së mundur ».(Po aty, f. 139). Mirëpo ai nuk ndalet vetëm në këtë periudhë, afrohet më këtej dhe vëren se gjatë zhvillimeve të vrullshme të viteve 1940 : « …fenomeni i minoriteteve u modifikua rrënjësisht nëpërmjet shfarosjes fizike të komuniteteve çifute nga ana nazistëve dhe nga eksodi me forcë i çamëve shqipfolës nga Epiri dhe e një pjesë të sllavofonëve komunistë ». (Po aty, f.140). Pra, siç shihet, zonja ambasadore, çamët nuk ikën me gjermanët, por iu nënshtruan në rastin më të mirë eksodit me forcë. Autori i kishton një vëmendje të posaçme edhe problematikës së Trakës dhe statusit të turqve apo grekëve në vendet respektive dhe vjen në një argument tjetër që është ai i gjuhëve të tyre. Me të drejtë ai thekson se mbrojtja dhe transmetimi i gjuhëve minoritare u takon në radhë të parë folësve të tyre, por « politika greke e ka asimiluar gjithmonë dhe në mënyrë abuzive alteritetin gjuhësor dhe gjuhët minoritare të folura nga të krishterët(gjuhën arvanitase, sllavo-maqedonase dhe atë vllahe) me argumente të karakterit kombëtar, sipas të cilave këto gjuhë mund të ishin në thelbin e tyre një kërcënim për unitetin kombëtar ». (Po aty, f.143).
Ky është vetëm një vështrim i shpejtë mbi një studim të një profesori të Greqisë që hedh dritë në një realitet pak të njohur prej nesh. Kështu, problemet e traditës ato që kanë diktuar edhe politika të mbrapshta, nuk janë tabu për elitat shkencore të vendeve të Ballkanit. Tabu është bërë mendjeshkurtësia e elitave politike të këtyre vendeve që qoftë në Shqipëri, qoftë në Greqio apo në Serbi, i kanë mënanuar dijetarët prej ligjërimit ndërballkanik duke i zëvendësuar me diplomacinë e tyre të vjetër. Në këtë kuptim edhe ambasadorja e Greqisë është në të drejtën e saj të artikulojë ligjërimin diplomatik të shtetit të saj. Ky ligjërim mund të ndryshojë vetëm nëse rritet komunkimi ndërballkanik mes dijetarëve dhe profesorëve e njerëzve të kulturës. Por në këtë pikë ne, shqiptarët, përsa kohë që në krye të institcioneve të kulturës vendosim mediokër dhe sharlatanë, do të vazhdojmë të dëgjojmë jo vetëm ambasadoren greke por edhe ligjërime më të ngurtësuara se aq.
bravo
Kjo quhet “Mirpritje” Arnaute, qe javen e pare me Farmakun ne Goje, qe javen e pare me Ligesira, shpifje, armiqesira.
Ah ore Majmunet e Ballkanit si nuk u bet Njerez.
Ti greku qe komenton me pike(.) per çfar mikpritje munde te flasesh kur perfaqesusei i shtetit tend vjen me “dajak” ne krah, duke shpifur e genjyer per Çamet qe Zerva juaj i deboi me dhune nga trojet e tyre. Çfar “mikpritje” munde ti besh kesaj tipes qe shpif, genjen, e tallet me qamet fatkeq, pre e barbarizmave tuaj….?????
Si mundemi te behemi ne”njerez”more grekofon,kur jemi te rrethuar nga shtazet mishngrenes te ballkanit sic jeni ju ndaj nesh?! Thoni zonjes Ambasadore se kane kaluar ato kohera qe juve kini mundur qe te n’ai inpononit(edhe me ndihmen e evropes k)cdo gje,tani duhet te mesoni te silleni me ne si”njerez”dhe te thuani te verteten se genjeshtrrat dhe diktimeve tuaja I ka kaluar koha!
mikpritja greke:
“Jane te mirseardhur vetem ata qe mbajne emra greke. ata qe kthehen ne greke me shume se grekerit. ata qe jane gati te shesin atdheun e tyre. ata qe jane mosmirnjohes ndaj atdheut dhe te pareve te tyre. ata qe jane gati per tu sklaveruar. ata qe Nuk kerkojne te drejta kur i shkelim. ata qe na lepijne bythen. ata qe na japin te drejte per çdo gje qe ne duam e bejme me te tjeret.
te tjeret te masakrohen ose te kthehen nga kane ardhur.”
Z. Ilir, ju falenderoj per shkrimin dhe trajtimin qe ju i beni, midis te tjerash edhe “çeshtjes çame”. Shteti dhe kisha greke, jane ndryshe nga shtetet dhe kishat e tjera, kjo eshte e qarte dhe e vertetuar prej shume kohesh. Shteti Grek eshte nje krijim mbi sajesa dhe i prodhuar nga qellime tepallogjikshme prej disa fuqive te medha europiane. Megjithate nuk na intereson se çfar shteti eshte, sepse eshte pune e tij, por qe te veproje kunder fqinjeve, racave dhe feve te tjera ndryshe nga ortodoksia greke, kjo na detyron qe te shkruajme si per ta pergenjeshtruar dhe per ti treguar se rruga afro 200 vjeçare e tij eshte kunder civilizimit dhe te drejtave te shoqerise njerezore. Ai nuk degjon, nuk do ta kuptoje sepse ka nje mbrojtje gjoja te padukshme, por ajo “mbrojtje” e padukshme, vitet e kane bere te dukshme. Per kete po kujtoj frazen e fundit te nje artikulli, me titull: Ditaret e luftes, bllofojne akuzat e bashkepunimit te çameve me gjermanet”, ku shkruhet: “Kemi po thuaj 200 vjet që manipulimet dhe mashtrimet greke, arrijnë të sfidojnë tolerancat kristiane europiane, në këto kushte, drejtësi “a për komunitetit çam, venitet dhe varroset nga padrejtëdia greke”. Me respekt Udhetari i drejte. 27 shtator 2016
Ne kete artikull ka te verteta dhe thenie qe duken si te verteta. Mendimi i nje shkencetari grek per camet e larguar perben nje nga keto thenie qe duken si te verteta por ne fakt fshehin konfliktin themelor te perudhes se luftes civile ne Greqi ne periudhen 1944-1949. Nga njera ane kemi nje pjese shtetasish greke (camet) te inkuadruar ne radhet e pushtuesve italiane dhe atyre gjermane qe shrytezuan konjukturat e luftes per ta perfshire kete pjese toke ne te ashtuquajturin “Mbreterine shqiptare” dhe kjo solli mizorite e kryera ndaj popullsise se krishtere te kesaj zone qe solli cvendosjen e rreth 200.000 njerezve ne rajone te tjera te greqise dhe asgjesimit fizik te njerezve te shquar te kesaj zone (dicka e ngjashme me masakren e Janines qe bene turqit ndaj krereve shqiptare nje shekull me pare) me qellim final asgjesimin dhe debimin e popullsise greke ne kete zone. Thuajse cdo familje kishte pjestare ne batalionet SS te krijuara vetem nga camet.
Humbja e luftes dhe terheqja e gjermaneve solli permbysjen e kesaj situate. Bashke me ushtrine gjermane u terhoqen gjithe kolaboracionistet me deshire apo nga frika e hakmarrjes (e njohur me terminologjine: retaliations ) te kryera sfondin e nje lufte civile, rreth 25000 came (ashtu sikurse koolaboracionistet shqiptare u larguan se bashku me gjermanet). Por ne vijim te operacioneve te luftes civile u debuan edhe forcat e EAM-(rreth 20000-25000 greke) te cilet madje Shqiperia nuk i mbajti nga frika e nje shkaku te ri lufte me Greqine, ata u instaluan ne vendet e tjera te demokracive lindore. Ne fakt shumicen e e ketyre veprimeve ushtarake i kryen jo forcat shteterore por forcat e Zerves, nje gjeneral cam qe kishte mbeshtetjen e angloamerikaneve.
E keqja e kesaj lufte civile eshte pikerisht konflikti midis popullsise came qe kerkonin te shkepusin nje cope nga teritori grek dhe per kete shfrytezuan aleancen me Nazistet (politike e njohur, cdo pushtues i perdor keto lloj aspiratash) dhe popullise se krishtere te kesaj zone fillmisht ne pozita inferiore, por qe me ndryshimin e balances se luftes fituan pozita superiore. Eshte e qarte qe asgje e mire nuk vjen nga nje lufte civile dhe humbesit rane ne nje pozite te deshperuar.
Madje nje gjykate e krimeve te luftes vuri sekuestro mbi pasurite e ketyre kolaboracionisteve , qe eshte ne fuqi sot e kesaj dite.
Te tilla gjykata kunder koolaboracionisteve u bene gati nga gjithe forcat fituese te koalicionit. Prandaj ambasadorja e Greqise nuk eshte dhe aq e “pa informuar” sic kujton ndokush.
Qelbesh era sufllaqe km larg more Safo po ne nje brime i bini dikush ne menyre te kamufluar si puna jote dikush tjeter ne menyre primitive me urretje te hapur e te verber por qe te gjithe ISO i mbani politikes kriminele greke nuk shkohet me mashtrime e gjepura ne jete ore Safo baba se nje dite e verteta do tju tredhi jo vetem koqet por edhe gjuhen dhe kjo eshte vetem ceshtje kohe camet do te kthehen ne ato toka ne ato toka ku i hodhi Zoti ne fillimet e tyre doni apo jo ju 300 arvanitet e degjeneruar e te pabese si dhe jevgjitet e shpellave te Anadollit qe i kane zene ato toka arberore
Vetem cfare shkruan ketu tregon sa idjot je…’thuajse cdo familje kishte pjestare ne bataljonet SS te krijuara vetem nga Camet’
O IDJOT as edhe 1 Bataljon me SS nuk u krijua nga Camet. Gjeje 1 dhe mos flit ne ere o pjelle e keqe…..
GREKET po kishin Bataljonet e SIGURISE qe benin krime bashke me Gjermanet, dhe qe jane pergjegjes te drejteperdrejt edhe per Cifutet e Korfuzit ne Cameri. Biles jane te rregjistruara fjalimet e Ushtarakeve dhe Policeve Grek qe i konsideronin pronat e Cifuteve te Korfuzit te tyret dhe te popullit ”Grek”. More vesh o plehre Janulleeeeeeeeeeeee
Asnje liber i shkruajtur rreth historise se SS nuk permend “batalion SS cam ” prrmendet divizioni SS Skenderbeg i Kosoves dhe kaq ku dreqin i keni degjuar apo mesuar te tilla brockulla ore Safo eshte te vesh duart koke per lloj lloj shpifjesh qe lexon ketu ne kete forum kunder cameve ceshte kjo urretje pa baza e pakuptueshme
GREQIA KA GJETUR MBROJTJE GJITHMON NGA EUROPA , ATA MBYLLIN SYTE DHE GOJEN PER CDO LLOJ PADREJTESIE QE GREKET BEJNE , PER SA KOHE QE SHQIPETARET NUK KANE QENE TE ZOT DHE NUK JANE AKOMA QE TI TREGOJNE VENDIN ARMIQVE TANE TE POSHTER . GREQIA NA NJEH SHUME MIRE QE NE PRESIM CDO GJE NGA TE HUAJT ,KURSE ATA KANE TE DREJTE DHE TE SAJOJNE HISTORINE ASHTU SI ATA E DUAN . JANE TE PRIVILIGJUAR NE EUROPE ,KANE JETUAR ME PARATE E EUROPES DHE VAZHDOJNE TE JETOJNE . EUROPA KARAKURVE ESHTE SHKAKU QE BALLKANI ESHTE MISH MASH .
Ti , hahaha , je me te vertete qesharak . Shkruan fjale retorike , pa asnje vlere e asnje kuptim . Neqoftese kerkon te debatosh me ate qe quhet Safo , jep argumente per t’a kundershtuar e mos shkruaj copeza hartimi . Safo , po te thote qarte e prere (si shume e shume te tjere) , qe çamet ishin bashkepuntore te zellshem me fashistet . Ti , si hahaha qe je , ke ndonje fakt , apo argument , apo dokument , qe te na vertetosh te kunderten , d.m.th. , qe çamet nuk bashkepunuan me nazi-fashistet e nuk u bene vegla te armikut , por luftuan kunder tyre , pra , kunder pushtuesve ?
Na mbyti injoranca !!!
Bashkpuntor te Nazizmit ka pasur ne cdo cdo vend te Botes, apo te Evropes, duke perfshire edhe Bataljonet Greke te Sigurise…..Camet vuajten diskriminim, spatrim etnik qe nga 1913 e dri ne 1944 ku i perfshiu vala e GENOCIDIT nga autoritet Greke duke pershire edhe Kishen e saj Kriminal-Shoviniste.
Faktet jane te shumta vete historianet serioze greke ka thene e shkruajtur qe camet ishin bashkepunetore te gjermaneve as me shume e as me pak se sa vete greket por problemi qendron qe shqipfolesit grekofone nuk ju interesojn keto fakte ata jane te verbuar thjeshte nga urretja per camet arsye personale kjo eshte dhe adsurditeti i kesaj meseleje ate qe e pranojn padronet e tyre e hedhin poshte qent e kockave keshtu qe faktet nuk luajn shume rol tek keta inferior dhe te deshtuar jo vetem faktet per camet por ne pergjithesi rreth ceshtjes shqiptare qe ka te bej ne ate vend ore Asnjeanesi megjithese i tille nuk je edhe ti e ke nje arome te “vogel”sufllaqi
Nje arome te madhe e te perditeshme suflaqi , kane rreth nje milion shqiptare (nje e treta e popullsise tone) , qe mesyne maleve , duke shkelur e dhunuar kufijte shteterore te nje tjeter shteti , pa i ftuar e pa i thirrur askush , pa viza e madje pa asnje dokument identifikimi (sepse emrat i kishin turq dhe nuk ia mbante t’i demostronin) dhe qe , prej mese 20 vjetesh , jetojne ne ate shtet “armik” (siç e quan Kozmo) . Pse nuk shkuan ne Turqi , tek vllezerit , ku nuk nevoitej as viza ?! Pse nuk shkuan ne vendet arabe , ku i bashkonte edhe feja , emrat , etj. , po shkuan ne nje vend ultraortodoks , me te cilin asgje nuk i lidhte ? Sa per çamet , vertet qe nuk krijuan ndonje batalion , si batalioni famekeq gjerman “Skanderbek” i kosovareve te pa bese , qe (kosovaret) nuk shkrehen nje pushke kunder armikut , si gjithe jugosllavet e tjere , por ama çamet morren pjese aktive ne rradhet e nazifashisteve . Greqia , ka dokumenta te pa diskutueshme (siç deklaron vazhdimisht) per kete bashkepunim me pushtuesit . Asnje shtet ne Bote , nuk i fal e nuk i ka falur historikisht bashkepuntoret me pushtuesit . Çamet , le t’i drejtohen gjykatave dhe po nuk paten besim tek ato greke , eshte gjykata evropiane e Strasburgut , ku shume shqiptare kane paditur qeverine shqiptare per pronat dhe i kane fituar gjyqet . Pse nuk i drejtohen edhe çamet gjykates se Strasburgut ? A nuk te le te dyshosh , se çameve i djeg miza ne kesule dhe ata vete , nuk duan te nderkombetarizohet çeshtja e tyre , se pastaj i hiqen “petet lakrorit” dhe bashkepunimi me nazifashistet del ne shesh ? Eshte kaq e thjeshte . Ketu nuk ka nevoje as per patriotizem te semure shqiptar , as per dashuri ndaj grekut , as ndaj çameve , por thjesht , te dale e verteta ne shesh , se , per te share , ofenduar e denigruar te tjeret , neve shqiptaret jemi te paret . Ka ndonje popull apo shtet qe nuk e shajme neve ? Asnje .
Ata emrat mund ti kishin turq por jo GJAKUN dhe GENET sic i kane gjysma e asaj popullsie qe banon ate vend te dashur tendin qe quhet pa te drejte Greqi sa per Strazburgun ajo Gjykate nuk ka kompetenteca ekzekutive dhe Strazburgu eshte pjese e kesaj Europe kurve qe i fali atij Shteti hibrid tokat shqiptare si dhe Camerine prandaj mjaft me te tilla tema se dihet tanime se si qendron puna dhe se si eshte e verteta por ka edhe nga ata qe nuk e kane qef ta shohin kete te vertete ky eshte edhe problemi
Pse nuk na i tregon Greqia ato dokumenta tishohi e gjithe Bota !? Por vetem ty ti paskan treguar, dhe qe me 1 fjale edhe ti PERSONALISHT perkrah GENOCIDIN ndaj popullsise CAME. Turp te vij , ne qofte se te ka mbetur, se nuk vriten gra, pleq e femije dhe qe edhe vete historjanet Grek turperohen nga keto masakra te mire organizuara.
Artikullshkruesi i ka gjetur elementet brenda shoqerise Greke,nuk dua te shprehem se kush ka te drejt reth ceshtjes came sepse nuk e njoh por vecoj nje element qe askush nuk e prek,qe ne Greqi ekziston liria dhe demokracia e mendimit ndryshe,ne Shqiptaret a dote te mund ta benim dote nje debat publik te tille lirshem reth temave te tilla ne lidhje me; te drejtat e minoriteteteve,te drejtat e pronave te arsimimit etj???????
Cfare ju mungon ose ju ka munguar minoritareve ne krahasim me shqiptaret e tjere mund te na e thuash cfare debati dhe per cfare duhet bere rreth minoritareve se une nuk di qe minoritaret te jene persekutuar apo trajtuar keq ne Shqiperi a mund te na shpjegosh se ku te vret kepuca ku do te dalesh
Ky eshte nga ata “kavajsit” e Vurgut apo Dervicanit qe i perdor greku si mish per top thjesht baltaxhi qe ka veshur nje pale xhinsa ne Greqi dhe kujton se mund te na jap mend rreth “demokracise ” greke dhe rreth “mendimit te lire” grek
Komentet shume dashamirese dhe tej mase te kulturuara (ndonse do te duhej te diskutohet artikulli i Ilirit dhe jo komenti im) me inkurajuan te shtoj edhe disa te dhena plotesuese rreth njohurive te ambasodores greke ne Shqiperi.
Se pari me duhet te theksoj se vete nocioni i luftes civile permban ne thelb mizorite qe palet nderluftuese kryejne kundrejt njera tjetres te cilat jane te denueshme nga cilado pale qe kryhen.
Nje eskursion kohor ne zhvillimet e ketyre ngjarjeve:
Ne qershor te 1940 vritet ne kufijte greko shqiptare Daut Hoxha nga dy shqiptare kriminele-per larje hesapesh midis tyre. Daut Hoxha ishte nje kriminel qe kerkohej prej njezet vjetesh. Qeveria greke arrestoi dy shtetasit shqiptare dhe njoftoi qeverine italiane qe kishte ne pushtim Shqiperine. Ne kohen qe qeveria greke e kishte arshivuar kete krim, fiks pas dy muajsh rishfaqet portreti i Daut Hoxhes ne faqet e para te gazetave dhe akuzohen “agjente greke” qe kishin vrare kete “patriot te madh shqiptar”. Ishte pikerisht momenti kur Italia e gjeti te pershtateshme te krijonte alibine e shkakut te luftes per te sulmuar Greqine qe “cenonte” camet dhe “te drejtat” e tyre.
Shqiperia (dmth Italia) i shpalli lufte Greqise dhe sulmoi duke perdorur mish per top batalionet shqiptare te cilat i vendosi ne vijen e pare te frontit kundr forcave greke. Se si perfundoi kjo dihet, fale edhe dezertimit te shqiptareve (por jo batalioneve te krijuar me came) qe nuk kishin arsye te sulmonin Greqine dhe heroizmit te forcave greke, forcat-italo shqiptare u thyen dhe dhe greket i vune perpara italianet, arriten deri ne vijen nga Skutarai-Himare ne Tepelene e Korce. Duke pare disfaten e Italise, hyri gjermani me bullgaret nga veriu dhe Greqia perfunimisht bie nen thundren e nazifashizmit. Italianet rikthehen ne zonen e Epirit grek dhe krijojne nje qeverisje vendore me krere nga popullsine camet musilmane, te cilet ne perqindje thuajse absolute i priten italianet si clirimtare. U krijuan batalione me forca came qe ishin me uniforma italiane por qe komanden e kishin kreret came (Mazar Dino me i fameshmi i tyre) ne gjithe operacionet luftarake kunder koalicionit antifashist dhe me dekret nga Italia u caktuar prefekti i Thesprotise Xhemil Dino, nje person famemadh.
Historikisht njihen disa kulminacione te kryera nga batalionet came kunder popullsise greke te zones. Psh vrasin zv. prefektin e zones Vasilako qe sherbeu si sinjal te vrasjeve masive te krereve te shquar greke te asaj zone me kulm ekzekutimin e 49 personave, ajka e kesaj zone ne 29-9-1943.
Nje tabele e shkurter e krimeve te asaj periudhe jepet me poshte
1. Te vrare vetem Camet apo gjermanet ne bashkepunim me camet : 632
2. Te rrembyer e te zhdukur : 428
3. Perdhunime grash : 209
4. Shtepi te djegura : 2.332
5. Fshatra te grabitura komplet: 53
6. U rrembyen gjithe baza bleektorale e zones
(α) Dhi e dele: 37556 (β) Lope e qe : 9.285 (γ) Kuaj : 4.185 (δ) Shpende : 30.000 (ε) Koshere bletesh: 742
Kjo solli cvendonsen e nje pjese te madhe te popullsise greke ne zona te tjera ne mungese te mjeteve te jeteses
Ne pranvere te1944, ne kuader te luftes kunder gjermaneve ne Epir, Shtabi anglez i aleances i dha urdher Zerves (qe ishte nje cam grek- prijes i cetave te frontit antifashist grek) te merrte nen zoterim zonen bregdetare te Epirit ne Parge qe kontrollohej nga camet. Forcat came te organizuara luftuan krahas forcave gjermane ne keto operacione luftarake vecanerisht ne zonen e Parges, Paramithiase dhe Igumenices .
Ne nje nga keto luftime psh ne betejen e Menines (17/18-8-1944), pati si rezultat 92 gjermane te vrare, 109 te zene rober , kurse nga forcat came u vrane 86 vete e u zune 7 rober. Aty u u vra dhe kapiteni anglez David Wallas i forcave aleate.
Per shkak te rolit energjik te forcave ushtarake came krahas gjermaneve, shtabi i aleances i dha urdher gjeneralit Zerva ti asgjesoje ato forca per te lehtesuar operacionet luftarake kunder gjermaneve qe po iknin drejt Shqiperise (Tetor 1944).
Sipas te dhenave te asaj kohe, nga frika e drejtesise per veprimet kriminale dhe antikombetare e kryera, bashke me gjermanet qe po humbnin luften, u larguan me deshiren e tyre edhe bashkepuntoret e tyre (si dhe te tjere te pafajshem ndoshta, te frikesuar nga reprazeljet e mundeshme) . Madje eshte per tu shenuar se nje numur i madh camesh u transportuan me makina gjermane sipas raportit te nje oficeri amerikan.
Gjykata e krimeve te luftes ne Janine denoi ne mungese (vendimi Nr 344/23-4-1945) autoret e krimeve (1700 vendime) kurse pasurite e tyre u sekuestruan me vendimet (Nr. 2185/1952 και Ν.27891/1954). Nderkohe ministria e luftes u hoqi shtetesine greke gjithe camve, dhe sjteti shiptar ju dha atyre shtesine shqiptare ne 1952.
Kjo eshte tablloja qe lidhet me cheshtjen came.
Pas 50 vjetesh Greqia, tashme nje vend demokratik u hapi kufinjte rreth 1.000.000 shqiptareve (midis tyre dhe mijera cameve me emra te ndryshuar) te cilet jetuan dhe u pasuruan aty, madje nje pjese e tyre jane inkuadruar ne shoqerine e sotme greke
Historia eshte mjaft e cuditeshme!
“Popullsia greke” kush na ishin keto “greke” camet ortodoks camet myslimane apo jevgjitet e Shpellave te Pontit anadollak qe vershuan si Hiena grabitqare ne tokat e Epirit shqiptare dhe zaptuan tokat e cameve autokton qe Qeveria e atij Shteti hibrid i degedisi ne Turqi per cfare “popullsie greke” po na llomotit ore Safo ishte politika e atij Shteti fashist dhe e Kishes se tij primitive qe ka cuar ne keto masakra e gjenocide edhe shqiptaret we i priti pas 90 i priti per te zbatuar interesat e veta shoviniste kundrejt Shqiperise i perdore sa here ti doje si mjet presioni tipik “grek” Gene te poshtra lindore
Po i ke gjetur keto shifra moj urat madhe ! Te gjitha te genjeshtra pa emra, dhe te pa mbeshtetura ne dokumente. Ti ben njesoj lojen e Serbeve qe thone se Kosovaret ben Krime ndersa Serbet ashtu sikur Serbet pushtuan me zjarr e hekur duke sfarrosur Shqiptaret AUTOKTONE nga trojet e tyre.
Mund te jete edhe sic thoni ju, pos sidoqofte ja nje burim ku mund te gjeni te dhena statistikore ( pervec vendimve te gjykatave te krimeve te luftes-kush kerkon, mund ti gjeje zyrtarisht):
1. http://illyria.proboards.com/thread/36643
2. The Paramythia executions, also known as the Paramythia massacre (19–29 September 1943) was a combined Nazi and Cham Albanian war crime perpetrated by members of the 1st Mountain Division and the Muslim Cham militia in the town of Paramythia and its surrounding region, during the Axis occupation of Greece. 201 Greek villagers were murdered and 19 municipalities in the region of Paramythia were destroyed.[1] The years after the war, a series a war crime trials condemned these actions, however not a single defendant was ever arrested and brought to trial. At the Hostages Trial in Nuremberg (1948) the American judges reached the decision that the executions of Paramythia were “plain murders”.[2]
[1, 2] Meyer 2008: p. 473-475: “Anders als die amerikanischen Richter im Nurnberger “Geiselmordprozess” welche deutschen “Suhnemassnahmen” noch als “plain murder” – glatten Mord bezeichent hatten]
Nqs keto nuk jane te verteta, egzistojne gjykata nderkombetare qe mund ti rrezojne lehtazi te tilla vendime te Gjykates Speciale te Krimeve te Luftes ne Janine, por dokumentet qe lane gjermanet ne ikje e siper jane mjaft kokeforta. Me sa di une deri me sot asnje lloj gjykimi i coolaboracionisteve gjermane nuk eshte apeluar dhe anolluar. Sidoqofte, personalisht nuk me djeg shume vertetesia ose jo e ketyre te dhenave , shtesa ime ishte thjesht qe njerezit te shohin jo vetem anen e vet te medaljes, por edhe te kundershtarit, para se te nxjerrin konkluzione si ” ambasadorja greke nuk e njeh historine”. Mund te themi te njejten gje psh Iliri Yzeiri, megjithe potencialin e vet intelektual, nuk ka arritur te njihet me anen tjeter te medaljes (edhe per shkak te sistemit arsimor shqiptar qe ai e ka kritikuar aq shpesh).
Po qe se je me te vertete neutrale, mundohu te mos sjellesh materjale te mbjellura pa citim dokumentacjoni SERIOZ, ku perfshihen shpifje te renda sikur perdhunimet masive apo te tjera. Kjo eshte e njeta metode qe perdor SERBIA per SPASTRIMIN ETNIK ne Kosove duke fajsuar reagimet mbrojtese te Shqiptareve te kolonizuar nga Serbomdhejt apo si ne kete rast te kolonizuar nga Megali Ideja….
Perse genjen kaq hapur dhe trashe , Beteja e Minines eshte kryer pasi Greket kishin filluar Genocidin ne Paramithi dhe Parge. Aty ka pasur rezistence pasi po te zinin edhe Uren e Minines Forcat Greke do te MASAKRONIN te gjithe Camet, dhe mbyllej rruga KRYESORE qe te shpetonin nga GENOCIDI i filluar ne Parge dhe Paramithi. Megjithate nuk ka pasur shume Came qe kane luftuar ne mbrojtje te asaj Ure, qe tu jepej kohe grave, pleqve dhe femijve te shpetonin nga BAJONETAT e Ushtrise Greke me bashkepuntoret e tyre ANGLEZ. Si pasoj ajka e Ushtrise se Zerves qe sulmonte te zinte sa me shume njerez te pafajshem dhe ti masakronte, u be te hante ZALL……Aty kane pasur shume pak Came te vendosur qe mbronin familjet e tyre nga BISHA e terbuar MONARKO-FASHISTE Greke me Zerven ne krye.
Masakra Gjermano-Came kunder popullsise civile ne 19-29 shtator 1943 ku u therren 201 burra gra e femije, sipas provave te gjyqit te Nurembergut [1] , u be gati nje vit para luftes se Memines (17/18-8-1944)
[1] Meyer, Hermann Frank (2008). Blutiges Edelweiß: Die 1. Gebirgs-division im zweiten Weltkrieg [Bloodstained Edelweiss. The 1st Mountain-Division in WWII] (in German). Ch. Links Verlag. ISBN 978-3-86153-447-1.
shenim i fundit: ky eshte komenti im i fundit rreth kesaj teme.
Ne qofte Gjermanet do te kishin vrare gra e femije sic pretendohet nga kjo qe nxjer ketu atehere ky krim do te ishte shenuar me krimin ne DEMONA te Greqise ku 1 fshat i tere pothuajse u z´shfarros, atehere perse nuk permendet ky rast nga Greket ??!
Genjeshter per te pergjithsuar te gjithe Camet dhe per te justifikuar GENOCIDIN e mbare popullsise Came.
Duhet te kuptosh qarte, ne qofte se nuk e ben qelllimisht…….se akuzat nuk do te thote se jane te vertetuara. Meqe Gjermanet me disa Came paskan therrur 209 njerez…..Kjo eshte Genjeshter e ZMAdhuar PER QELLIME PROPOGANDISTIKE…………..
E dyta, ne qofte se ka pasur raste sporadike hakmarrje nga individe Came , kane ndodhur , se gjate internimit te burrave Came gjate luftes Italo_GREKE jane bere shume grabitje, perdhunime etj mbi popullsine Came nga Ushtria Greke dhe autoritetet Greke kane inkurajuar keto krime. Ashtu sic organizuan GENOCIDIN ne 1944-1945. GENOCIDI duhet te shqetesoj ne qofte se je ”neutrale”.
me mbarimin e luftes te gjithe te ikurit duhet te ktheheshin ne trojet e tyre. por dukes se lufta per disa Nuk kish mbaruar ende..