Kostoja e plehrave sipas Shalsit

26 Shtator 2016, 09:22Blog TEMA

Nga Rudina Xhunga

Kush punon në Top Channel, në Kashar dhe kushdo shkon i ftuar në emisionet e këtij televizioni, besoj e ka ndjerë erën e tmerrshme të fabrikës së riciklimit të plehrave, pak metra ngjitur godinës së re, të TCH.

Unë kam pyetur dikur, si mund të punonim, aq pranë plehrave dhe më kanë siguruar që nuk ishin të rrezikshme.

Nëse do të punoja ende në Top Channel, do të më kishte mjaftuar kjo siguri që më dhanë. Duke besuar një fjalë goje, pa hyrë kurrë në atë godinë, përbri, nga ku dilte tym çdo natë.

Veprova si shumica indiferente që nuk ndihet, derisa dikush flet. U mjaftova me një sqarim josqarues.

Dhe mbase kështu është, mbase vërtet ajo fabrike riciklimi nuk paraqet rrezikshmëri. Mbase ata që ndërtuan TCH aty, dinin më shumë se unë për ndotjen e ambjentit. E pyeta edhe unë veten, pse nuk kisha parë ndonjë fabrikë riciklimi afër ndërtesave të BBC apo CNN, po pastaj i rashë shkurt. Unë punoja në TCH dhe nuk kisha ndërmend të dija më shumë.

Kjo që bëra, është prej njeriu që bën lajme dhe përpunon opinionin, duke e trajtuar punën e vet si qendra e botës, ndërsa gjithçka tjetër si çështje jothelbësore të jetës.

Por thelbësore në jetë, nuk është puna, as rroga, është vetë jeta.

Dhe pyetja ime është, tani që i shoh gjërat jo më nga brenda, por nga larg: A e përmirëson jeten time një fabrikë riciklimi me lëndë të parë të shtuar? Jo. Sigurisht që jo.

Po jetën e punonjësve të saj? Sa janë ata, sa paguhen? Sa sëmuren, çfarë mundësish pune ka për ta, nëse fabrikat ku punojnë, mbyllen? Si do i rrisin fëmijët? Si do jetojnë?

Unë nuk mund t’i jap përgjigje këtyre pyetjeve. Por dikush duhet të sqarojë, jo vetëm çfarë humbet një pronar fabrike, po çfarë humbet një punëtor, sa janë ata që humbasin dhe sidomos, çfarë humbet Shqipëria, nëse falimentojnë fabrikat e riciklimit?

Duhet të sqarojë gjithashtu, çfarë fitojnë shqiptarët nëse fabrikat e riciklimit shtohen? Sepse derisa të jemi sqaruar për këte, do të vazhdoj të besoj se fabrikat e riciklimit, nuk po mbajnë në këmbë industrinë në Shqipëri, as po ulin dukshëm papunësinë, as po zhvillojnë vendin.

Do të shqetësohesha, nëse mbylleshin qendrat call center, edhe pse jam kundër tyre si koncept, por besoj se do të qe shkatërruese për momentin, falimentimi i tyre dhe nxjerrja në rrugë e mijërave të rinjve, që i kanë mundësi të vetme burimi parash.

Për call center është folur aq shumë dhe është trajtuar si histori suksesi nga politika e punësimit, ndërsa deri më sot nuk kisha dëgjuar asnjëherë që industria e riciklimit, ishte nje shtyllë e fortë e ekonomisë shqiptare.

Askush, kurrë nuk ishte mburrur me të. Prej kësaj industrie kemi transmetuar vetëm lajme vdekjesh.

Nëse ajo është kaq e rëndësishme dhe do na sjellë përfitim, mundësi zhvillimi, për shqiptarët, dikush duhet ta kishte sqaruar, ndërsa po përgatitej të kalonte ky ligj i mbetjeve në parlament.

Por askush nuk e bëri. Tre ditë para kalimit të ligjit, u bënë dy emisione televizive dhe ligji kaloi.

Ndaj e gjitha po ndodh post.

Befas shoqëria civile, gazetarët, qytetarë pa lidhje me partitë, të tjerë të ndikuar nga partitë, njerëz të interesuar për plehrat dhe të tjerë me të tjera interesa, janë bërë bashkë në një kauzë: Jo plehrave në Shqipëri! Një masë e madhe dhe e shumëllojshme është kundër plehrave, pro referendumit.

Unë nuk e kam firmosur ende. Ndërsa po mendoj ta bëj, kujtoj intervistën që kam bërë në Sharrë me Ardian Klosin, që bashkë me të tjerë të ftuar, në një studio krijuar në Fushën e Plehrave, rreshtoi arsyet pse ishte kundër. Pastaj 7 vjet më pas, Roberto Saviano me shpjegoi ne Itali, çfarë mund t’i ndodhte Shqipërisë nëse i hapte dyert plehrave.

Përballë këtyre dy njerezve kundër, kam shpjegimin e vetëm një njeriu që doli të sqarojë në çdo banak televizioni dhe parlamenti, pse duhej të sillnim plehra, në Shqipëri. Ai është Edi Shalsi. Arrogant, i vetkënaqur, provokues, shpërfillës, ai është simboli i këtij ligji që kaloi pa sqarime, pa debat publik, edhe pse prek publikun drejtëpërdrejtë.

Unë sot që po mendoj të firmos referendumin, jam në dilemën, të besoj Klosin, Savianon, apo Shalsin?

Shumëçka më tepër se arsyeja, vendoset nga perceptimi. Dhe perceptimin, këtë herë, për plehrat e krijoi vetëm një njeri. Epo mbase ky qe një mësim për shumicën; kur perceptimin e krijon me Shalsin, atëherë në xhep ke ligjin, por përballë ke referendumin./dritare.net

5 komente në “Kostoja e plehrave sipas Shalsit”

  1. Mandi says:

    Nje pyetje kisha per zonjen, a do te vazhdonte te mendonte po keshtu e kaq bukur nqs do te vazhdonte te punonte per TCH ende?

    Kam frike se jo, duhet shume force per ta bere, ne kete rast puna dhe rroga do te behej me thelbesore se vete jeta.

    E dashur zonje, jeta e humbet kuptimin kur ske as rroge e as pune. Sa keq, pasi ne asnje rast, asgje nuk duhet te prevaloje mbi te, po keshtu qekemi gatuar, ta nderrojme faqen sipas rastit. Sa turp……

  2. lina says:

    rudina xhunga qe je nje gazetare leshi, kete e dinim, por te ishe edhe kaq injorante edhe sharlatane si nje pjese e madhe e te gjitheve qe i ka zene paniku pa nje baze reale, pa patur minimumin e vullnetit te mire, te pyesesh se si funksionin industria e riciklimit, kete na e bere te qarte tani!!! Po si moj injorante gazetare, nuk arrin te kptosh cfare te mire sjell industria e riciklimit?!!! Moj debile, po ku shkojne mijera tonelate plastike e vendit???
    Moj e paafte, po te mos ricikloheshin mbejtjet, e di ti se per sa kohe do te mbushenshin landfilded? per nje muaj!!!!! E di ti moj injrante gazetare, qe nje bidon plastik, do 1000 vjet te tretet??? pervec kesaj, pergjate viteve leshon lende toksike qe shkojne ne ujrat nentokesor e per rrjedhim ne burimet ujore, lumenj, dete? E pra, per aq kohe sa je injorante si gjithe te tjeret e nuk e kuptoni rendesine e kesaj industrie me mire mos fol. Nuk na duhet injoranca jote e shitur per gazetari!!. Ne gjithe boten industria e riciklimi shihet si aset edhe subvencionohet nga shteti. ketu tek ne, ne pamundesi te subvencionimit nga shteti, ajo cka beri qeveria ishte minimalja . Pra i njohu te drejten kushtetuese nje bisnesi te ligjshem( ne bote njihet si nje busness qe eshte aset shteteror) per te patur lende te pare. Edhe njehere nese nuk e ke kuptuar: I NJOHU TE DREJTEN KUSHTETUESE EDHE LEGJITIME PER LENDE TE PARE!!! Gjithe gjerat e tjera jane pallavra. Historira me mafia e per plehra qe do mbulojne vendin I hane vetem ijnorantet si puna jote!!!!

  3. goni says:

    Duhet te ngrihet i gjithe populli ne kembe – dhe ti thote – JO mbetjeve ne Shqiperi! – duhhet te mendojme per femijet tane, per brezat e ardhshem. Duhet per te miren tone, ti them “JO”, kesaj qeverie dhe ketij parlamenti qe nuk perfaqeson interesat tona!

    Ka ardhur kohe qe populli duhet te mendoje seriozisht per te zgjedhur nje alternative te re ne jeten politike! Ju faleminderit!

  4. lola says:

    Natyrisht zonja Rudina ka shume te drejte, me injoranter e te korruptuar nuk behet shtet si puna e shalesit, por ne kemi nje problem te madhe qe jemi nje popullesi fshatare,ne nuk dime te protestojme, dhe per rrjedhim e meritojme te jetojme ne plehera,po te lexosh disa komentues duket qarte se nga voijne e ku duan te shkojne. Si shalesi parlamenti ka shume, ne se ne do mesojme se si protestohet,duke i pare pasojat e ketij ligji realisht si fabrika vdekje te vendit, ku tellallet e parlamentit si shalesi,bare etj.paturpesisht mendojne se te tjetert perball tyre jane injorant ne duhet te cohemi ne mbrojtje te higjenes se vendit,duke e shfuqizuar kete ligje nepermjet protestave dhe referendumit, populli e oa qarte se kush eshte rilindja, duke u bere thirrje edhe gjithe emigranteve te vihen ne mbrojtje te vendit te tyre qe na kane lene te paret dhe rilindja apo pinjollet e kuq nuk mund te tallen me vendin tone

  5. seriozi says:

    Moj Lina , duket qarte se burri yt me leket qe s’dihet ku i ka gjetur , e ka ndertuar ” fambriken ” e mutit . Pa dil njehere rreth e rreth ” fambrikes ” dhe shih sa plehra ka Shqiperia . Perse duhet ti sjellim nga jashte plehrat , kur plehrat tona po na mbulojne . Por plehrat e fabrikave nuk pyesin per asgje , atyre ju intereson fitimi . Prandaj mbylle moj tu mbyllte mos derdellis si e ditur shume .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje