Andi Bushati replikon me Ramën: Sot u riciklua plehra e parë

26 Shtator 2016, 15:52Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama është munduar të riciklojë sot gënjeshtrën e tri viteve më parë. I shokuar nga gdhendja e emrit të tij mbi kazanët e plehrave, i trembur nga reagimi mbarë popullor në Facebook, i ankthosur se e gjithë kjo mund të marë përmasat e frikshme të protestave kundër armëve kimike, kryeministri ka vazhduar strategjinë e tij të uljes së gjakrave. Për këtë qëllim kishte mbledhur në selinë e qeverisë ajkën e industrisë së ricikluesve.

Nuk kishte shfaqe më komike për këdo që e pa atë “bashkëbisedim”. Nuk kishte turp më të madh për të simbolizuar bythëlëpirjen e biznesit ndaj pushtetit. Nuk kishte pështirosje më të madhe sesa të shikoje të gjithë ata burra dhe pak gra, që pretendohet se kanë investuar afro çerek miliard euro në këtë vend, të luanin rolin e kllounit përpara kryeministrit.

Po të dëgjoje bisedën e zhvilluar mes tyre dhe Ramës të krijohej përshtypja se ai ua ka penalizuar kot për tre vite me radhë, biznesin.

Në tentativën për të qetësuar publikun e axhituar “nga sharlatanët me qëllime politike”, Rama e paraqiti gjithçka vaj (lexo poshtë Lajme Lapsi.al). Sipas tij, ligji i ri i miratuar nga 63 deputetë, nuk do lejojë më groposje dhe djegie të plehrave. Ai do të sjellë vetëm mbetje të gjelbërta. Ato janë një mall i kuotuar në bursë dhe kontrollohen edhe nga vendi i origjinës.

Po sipas tij, ligji i ri është i njëjtë me atë të vendeve të rajonit si Kosova, Mali i zi, Kroacia madje shumë më protektiv sesa Maqedonia.

Po sipas tij, kjo hapje dyersh për plehrat, nuk ka pikë rrezikshmërie, është njësoj si të kërkosh llogari se pse lejohet importi i grurit për të prodhuar miell në Shqipëri.

Po sipas tij, BE, po debaton sot që këto lloj mbetjesh t’i trajtojë thjeshtë si lëndë e parë.

Po sipas tij, importi i plehrave në vend, e bën Shqipërinë më të pastër dhe kjo lloj industrie është armiku kryesor i Mafias në qytete emblematike si Napoli.

Pra, po të dëgjoje të gjithë ligjërimin e kryeministrit përballë biznesmenëve riciklues, pyetja e parë që të shkonte në mend do të qe: Po ky kot e paska shkatërruar biznesin e tyre për tri vite me radhë? Kot paska firmosur ligjin e parë të Rilindjes, porsa mori detyrën? Vetëm për politikë? Vetëm për show? Për vanitet?

Nëse këto nuk qenkërshin plehra që prodhojnë vdekje, por grurë nga del miell edhe bukë, a ia vlente që në shtator të 2013 ai të firmoste kundër një industrie që ka investuar 270 milionë euro, që ka mbi 3 mijë njerëz të siguruar e deri 30 mijë të punësuar, që do i sjellë ekonomisë së vendit rreth 150 milionë euro pas rifillimit të punës së plotë?

Po të qe kaq e thjeshtë, nga ata biznesmenë që qenë në sallë, Edi Rama duhet të paditej në gjyq. Ai duhet të qe për burg. Ata duhej t’i kërkonin llogari se pse i kish çuar deri në kufirin e falimentit? Se pse nuk i kishte plotësuar më parë ato pak masa, laboratorë dhe analiza instrumentale doganash, që sot po i paraqet si garancinë absolute? Pse i ishin dashur plot tre vite që t’i digjte ekonomisë kombëtare plot 450 milionë euro ?

Në fakt,  të gjithë e dinë se nuk është kështu. Të gjithë e dinë se Edi Rama ishte më i besueshëm në vitet 2011- 2013 kur fliste për interesa të mafies dhe politikanë të kapur prej saj. Se ai qe më normal kur deklaronte se kushdo që do e tentojë rikthimin e importit të plehrave në Shqipëri, – madje edhe nesër thoshte atëherë, i bindur se këto garancitë e sotme janë pallavra- pra se kush do ta bënte këtë, do ishte një politikan i kapur nga interesa financiare mafioze.

Po, të gjithë janë të ndërgjegjshmëm për këtë të vërtetë.

Prandaj në sallën e biznesmenëve të riciklimit të plehrave asnjë nga të pranishmit, nuk e bëri dot pyetjen e thjeshtë : Por kur qe kaq e parrezikshme, pse e ndalove për tre vjet?

Natyrisht, në atë sallë, kishte edhe biznesmenë të ndershëm. Të gjithë nuk ishin pjesë e lobit të keqbërësve që kanë paguar politikanë për interesa financiare mafioze. Një pjesë e tyre mund të kenë vërtet një biznes të ndershëm në prag të katastrofës. Një pjesë mund të jenë vërtet të mbytur në kredi dhe borxhe dhe presin punë për të dalë ndershmërisht në fund të tunelit.

Por, fakti që të gjithë sëbashku nuk e bënë dot këtë pyetje të thjeshtë, që nuk i kërkuan Ramës llogari se paskërka penguar kot një import pa asnjë risk, i vuri ata vërtet në rolin e ricikluesit të plehrave. Ata sot u përdorën si alibi. Ata u munduan të riciklojnë një njeri që ndryshe foli në 2013 dhe krejt ndryshe po flet sot. (Lapsi.al)

34 komente në “Andi Bushati replikon me Ramën: Sot u riciklua plehra e parë”

  1. Bardhyl Korce says:

    Sa vrer qe ke o i uruar….. Si nuk shkrojte njehere pa vjellur vrer! Si nuk bere njehere analize me fakte e shifra por gjitmone sikur shkruan nga ndonje qebabtore dhe je gjysem i dehur!

    1. daku says:

      Ai mund te kete bere analize me shifra, por ti, je i sigurte qe ai po vjell vrer? Ke bere ti ndonje analize me fakte e shifra, qe i jep te drejte kryeministrit dhe fajeson Bushatin si vrer vjelles? Mos fol kot Bardhyl por hap syte dhe leri lajkat pushtetit! Eshte ne loje nje kauze me e madhe sesa bindja jote politike ose nje vend pune i joti ne administrate!

      1. Raimond vlonjati says:

        Super i sakte Bushati

      2. bregdetari says:

        Ky Bushati nuk le rast pa vjelle vrere kunder rames dhe kesaj qeverie. Kame edhe une nje pyetje poer bushatin: Pse nuk e kupton ti qe te plotesohen kushtet e sigurise qe mungonin ne vitin ’12, duhet nje kohe e mjaftueshme? Natyrisht qe bushati e di,por nukmund te pranoje qe kjo qeveri poben ate qe iduhet vendit dhe qytetareve. Frikanga gogoli i gjethshkaje eshte nje mundesi qe kerkojne kritizeret per te mbajtur ne kembe antiqeverisjen.

        1. Fshatari says:

          O Bushat ne 2013 dogana e kishte traun e ngritur,ndersa sot Jane plotesuar te gjitha kushtet e kontrollit…do te jene vetem tre pila doganore te pajisur me skaner
          Busho tregojne nje gje per ty- nje dite e gjete gruan me kembet perpjete,ndersa ti i ktheve kurizin sepse tu kujtua se doje te beje nje shkrim per Edi Ramen-e vertete eshte ?

      3. Analisti says:

        E kam bere une analizen me shifra, Bushati vjell vrere dhe kryeministri po mundohet te beje njerez disa Shqiptare kokelope si puna juaj qe nuk keni as sy te lexoni dhe as mendje te kuptoni qe ky ligj i lejon punishteve ricikluese Shqiptare qe letren, shishet e plastikes, prej qelqi ose kanacet e aluminit ti perpunojne ne produkte te perdorshme si leter (e ricikluar/eco), shishe plastike, kanace etc te cilat eksportohen ne Evrope. Pra ne Shqiperi hyn lende e pare e pa perpunuar (mbetje plastike, qelqi, alumini etj) qe kthehen ne produkte te perdorshme dhe eksportohen neper vendet e Evropes. Ku qendron problemi ketu? I vetmi problem eshte injoranca e nje pjese te popullit Shqiptar – perfshi ketu ANAListet si Bushati qe i q1 Sala ne b1the – qe pellet pa ditur se per cfare po flet.

    2. Banda LSi + Banda Shullaz + Banda Hajdari says:

      Perse I shmangeni apo keni frike nga e verteta.
      Rama, na mashtroi per nje kohe por Jo pergjithmone.

      Ta kishte seriozisht apo te donte te miren e Shqiperise dhe jo ne interes te mafjez dhe xhepit tij te shpuar do ta besoja estraden e Edi Rames.
      Dakort na duhet ligjie por Jo per plehrat e Italise dhe botes, o bukshkelur plehra te mallkuara.

    3. Skypion says:

      Bushati pershkruan panikun e tmerrshem qe po perjeton Rama,nga kendveshtrimi i tij si gazetar kritik ndaj tij.
      Ne po japim nje kendveshtrim tjeter: ate qe ka per objekt,pikerisht kendveshtrimin e Bushatit dhe te kolegeve te tije.
      Nga kendveshtrimi yne, shihet qarte qe, gazetaret,opinionistet,analistet me te njohur ne Shqiperi,jane kritike te ashper me Ramen ,qeverisjen dhe rilindjen e tij.
      E c’eshte me interesantja,shume nder ta jane te majte,sic jane prsh Lubonja,Bushati apo Zheji etj.
      Ketu nuk po flas per gazetaret dhe analistet e djathte,sepse ata nuk kane patur KURRE iluzione ne lidhje me Ramen dhe qeverisjen e tij.Perkundrazi,kane paralajmaruar me kohe gjemen qe do tu bente shqiptareve kjo monster.
      Te vetmit qe i kane mbetur Rames,nder gazetaret e njohur,jane ata qe vuajne nga sindroma e berishizmit,si Andrea Stefani,prsh.
      Beri qendrese edhe Muci,Mustafa Nano.Beri qendrese te pashembullt.Qendroi i patundur krah Rames,edhe kur skandalet me trafikante,vrases dhe droge skandalizonin cdo dite,cdo jave e cdo muaj mbare popullin shqiptar.Qendroi Muci per 2 vite.
      Por,nuk na paskesh pasur fibren e qendreses se kolegut te tij ,Andrea Stefani,me te cilin ndajne dhe vuajne njekohesisht sindromen berishiste.
      Andrea qendroi dhe po ben qendrese akoma.Jam i mendjes se do te qendroje deri ne fund.Kam besim ne vullnetin prej bolsheviku te Andreas.Ne nje fare menyre,kjo te ngjall respekt.Nuk eshte e lehte te qendrosh ne nje istikam qe po e braktisin te gjithe…
      Por,nuk qendroi shoku i tij i llogores,Muci…
      Te vjen keq tek e shikon Mustafa Nanon ,se me c’zemerplasuri kritikon Ramen!Gati gati ,sa nuk te merr te qaret!
      Edhe me keq akoma te vjen kur, tek kritikon Ramen,pa ia kerkuar kush,leshon batare sharjesh rrugacerore,nga me banalet dhe pornografiket qe mund te jene thene nga ndonje gazetar shqiptar,ndaj… ndaj… he de ndaj kujt?! – po ndaj Berishes pra,ndaj Sali Berishes…!!!
      Nje kritike Rames – 10 te shara Berishes…!!!
      Nje fjale te hidhur Rames – 100 te shara Berishes…!!!
      Nje thirrje per zevendesimin e Rames – 1000 te shara Berishes…!!!
      Tmerr!
      Cmenduri!
      Ne raste tjera ,do te thoja se kjo eshte nje taktike qe e perdorin mbeshtesit e Rames,sipas motos “fajin e ka Saliu” .Por,nuk jemi ne raste te tilla.
      Jemi ne nje rast degradimi total mendor te Mucit tone.Nuk ka shpjegim tjeter.Une per vete nuk gjej.Nese dikush me gjen,bujrum ta thote.Une do te terhiqesha nga fjalet e mia.Por,eshte e pamundur.Jam i bindur per kete.
      Megjithate,gjithe ky shperthim i Mucit,me ane tjeter,tregon se ka ende shprese per te.Reagime te tilla ,sado kafsherore te jene,tregojne se mendja akoma lufton,perpiqet,per te mos u gremisur perfundimisht ne honin e cmendurise,megjithese e perfshire nga vorbulla e saj.
      Tjeter gje me Andrean,Andrea Stefanin.Nuk ka shprese per te.Ai do qendroje i pamposhtur ne llogoren e qelbesirave.Mund te ikin te gjithe,Andrea do beje qendrese.I vetem trim ne lufte.
      Gjithsesi, pa e kuptuar i shkreti,se eshte viktima e pare e sindromes berishiste…sa gjynah!

      1. harillaqi says:

        Skypion! Na rrofshe b….n.Injorant.

    4. Kujtim says:

      Keta plera vetem te keqe ndjellin. Populli duhet ti kuptoi mire keta te ligjte e ketij vendi . Keta jane alwanca qe duan te gjejn nonje pik te dobet dhe presin vetem remuja po tashi nik ka arme te shperdain TURPI I KETJ VENDI

  2. lina says:

    o andi, po nuk te vjen turp qe ben aludime te tilla!???? Ti qe nuk ka punuar nje dite ne jeten tende, normal nuk ke se si ta dish se cdo te thote te besh bizness ne Shqiperi!!! Ti more palaco qe aludon per ata burra e pak gra, qe ishin ne takim, duhet te pastrosh gojen para se te aludosh per ndershmerine e tyre. Biznesmenet e pandershem, te siguroj une nuk merren me riciklime por me ndertime, predha, energji, karburant, etj etj. More zagar komunist, kush je ti qe paragjykon njerezit e thjeshte, per faktin qe nuk e hedhin ne gjyq kete kryeminister. Ore palaco, po ne kete situate kur te gjithe i jane kundervene ketyre sikur te ishin armiku i klases, edhe nuk eshte kujtuar njeri ti pyese ne gjithe kete situate. Ne vend ti kuptni qe ne keto vite u eshte hequr e drejta kushtetuese per te patur lende te pare si gjithe bisneset e tjera, ti i ben me faj sepse nuk i jane kundervene kryeministrit. Jo more palaco, se nuk eshte keshtu, aty ishin per te pare edhe njehere qe ky pryeminister bo cben gabimin e vet, edhe te sigurohet qe do te vazhhdoje ta beje!! Bisnesi i riciklimit ne keto momente ka nevoje te sigurohet qe ajo cka nisi, te cohet deri ne fund edhe jo te kryqezoje fajtoret!! koha do ti kryqezoje gjithe fajtoret e vertet!!!

    1. mirel says:

      O Andi, zagarin Rami e ndjekin bucet si kjo.
      Este e kote fjala me keta. Duhen groposur te gjithe te plerat

      1. nina says:

        po ti mirel mos je qen i flluqur qe shan bucat??? me njerez te ndyr qe ndodhen aty ne ate vend, nuk ka hale neper Europe… po pse more ndyrsir, e shani kryeministrin, pse po drejton nje ndryshim, qe asnjehere nuk eshte pare ne Shqiperi pas komunizmit??? o ndyrsir Mirel, po sa ishte Berisha asnje nga ju se hapi gojen, per cdo gje se u mesuat, skllever, te vritnit e te prenit, te vidhnit e te mbillnit drog, qe sot Shqiperia po qan per keto te kqija???? more majmuna se jeni ju njerez te qelbur ne Shqiperi qe nuk e leni kete vend te eci para, bashke me keta gazetar te shitur si leter bythe??? u hengert morti,,, se mjer qeveria e sotme qe mundohet te vendosi tulla, por kujt me te mjeret ne koke…….

        1. mirel says:

          C’e dashke nje tulle ne koke ti o kare femer.
          Ku dalin keto fycka, fiks si ato drejtoreshat e Ramutit.

  3. Komshiu i Zahos says:

    Pra mbeturinat e aluminit dhe ato te drurit nga Kosova do shkojne nje here ne Itali e pastaj do hyjne ne Shqiperi nga Durresi? ?
    Tallet Rama more riciklues te mjere, tallet.
    Se ai as qe ja ka haberin si behen keto pune.
    Ndersa ai ricikluesi i Devollit nuk do i marre nga Greqia mbetjet e plasmasit, por nga Italia. Itali – Durres deri ne Devoll 150 euro shtese per transportin. ?

  4. Ana says:

    Pse o Bardhyl Korcari nuk te pelqen? Cfare paska thene kaq keq ky Bushati? Te verteten ka thene o kulac korce..ky kryeministri yt eshte nje genjeshtar e manipulator i pashoq. I pafshi hajrin!

  5. genci says:

    2017 -ta po afron , keni per ta pare kush eshte plehra! O Andi i bllokut!

  6. ToniTR says:

    Ja ke fut kot Bushat! Ne 2013 qeveria nuk kishte dy gardian vigjilente si Ahmetaj dhe Lefteri per te monitoruar ngjyren e plehrave qe do te hynin ne Shqiperi. Doganieret ne 2013 mendonin vetem si te mbushnin xhepat nderkohe qe tashme i mban gjalle vetem deshira per te kontrolluar cilesine e mbetjeve qe do sjelli qeveria. Dhe ato riciklues qe ti i shan duhen ruajtur nga garda e republikes, se sic tha kryeministri, ne Itali kane luftuar dhemb per dhemb me mafien.

  7. TJ says:

    Te komentosh te tjeret eshte gjeja me e lehte! Dhe kete ben “analisti” Andi! Pjelle e te kaluares komuniste,Andi eshte kunder c’do gjeje,te mire ose te keqe, ne kete vend te mallkuar! Ne Shqiperi c’do gje eshte personale! “per inat te sime vjehrre do te fleje me mullisin” Berisha , Andi! Cfare paradoksesh e dashur Shqiperi!

  8. aqif tahipi says:

    Te verteten ka thene Rama ,ju jeni sharlatane dhe genjeshtare per interesa politike.Te gjithe jeni pjese e establishmentit dhe ju leverdis status quo ja e 25 viteve shkerdhatokraci. Me nderhyrjen e politikes se Shba me reformen ne drejtesi te gjithe e kuptuat se populli nuk pjerdh asnje prej jush.Kjo eshte kaq e thjeshte dhe nuk do shume anal ize ta kuptosh.

  9. saliu says:

    Dhe plehra e pare eshte Andi Bushati.

  10. reni says:

    Rama mbase eshte nje plehre, por te pakten sipas teje ai u riciklua sot. Dhe pas riciklimit mund te sherbeje per ndinje gje. Po ti mor ndyresire qe mbete nje plehre te gjithe jeten tende, nuk ka industri qe te ricikloje, nuk ka inceneritor qe te te djege. Do te kuterbosh te gjithe jeten tende. Je tamam si ajo shishja plastike qe kerkon te pakten 1000 vjet qe te dekompozohet.

  11. IP says:

    Andi, nuk ke te drejte morale te flasesh fare per importe plehrash. Per importimin e plehres me te madhe qe ka njohur historia e njerzimit, ideologjine komuniste, kane ndihmuar dhe gjysherit e tu. Keto jane vetem pasojat e kazanit te plehrave qe zjeu per 50 vjet nen dirigjimin e shokut Hysni me besniket.

  12. Nje shqiptar says:

    Andi, me duket se duhet vene ne dukje qe nuk ishte EDI Rama qe nxiti e lejoi ndertimin e INDUSTRISE SE PLEHRAVE ne Shqiperi. Ai u perpoq ne 2013 vetem ta mbyllte, ta falimentonte, te ndalonte perfundimisht kete lloj industrije qe varej nga importimi i mbetjeve te çfaredolloji, gje qe do te ishte nje sukses per vendin tone. Ne e votuam pasi na mbushi me besim. Edi Rama nuk arriti, u dorezua u thye perpara shume nderhyrjeve dhe presioneve madje edhe miqeve te tij personal te vendit dhe nderkombetare. Kjo industri eshte me rendesi te veçante per jeten tone por duhet te punoje vetem me mbetjet e vendit. Nuk mund te konsiderohen lende e pare mbetjet urbane madje edhe ato te industrise te vendeve te tjera, pasi kane piselleqe te pakontrolluara, te padukshme dhe qe demtojne shendetin dhe jeten e popullit. Dihet se krimineleve u intereson vetem fitimi i tyre. Me dhjetra shtete ta dhurojne kete industri vetem me kushtin qe ti te terheqesh mbetjet e plehrat e tyre.

  13. Askushi says:

    Bushat……. 4 me zor e mer ne kete hartim….. fuj…..

  14. Arjan says:

    Vazhdo ne kete rruge Andi se kjo eshte nje e drejte e cdo Shqiptari qe ti kerkoj llogari kryeministrit Edi Rama per sjelljen e plehrave ne Shqiperi .Disa Te zgjuar qe flasin me lart vazhdojne me luften PD-PS .O skutha kjo eshte lufta jone e gjithe Shqiptareve dhe nuk me rruhet per Sale kriminelin.Edi Rama u solli para 3 vjeteve lendet radioaktive ,pse?Shqiperia nuk ka force te kontrolloje doganat se atje punojne sharlatane ,nuk ka pajisjet te kontrolloje kamionet apo trenat me mbetje ,kush do ti kontrolloje ju skutha sic hodhi idene LSI.Jane genjeshtra se shqiperia eshte bere plehre gjithandej neper lumenj det fushe e mal te punohet te ngrihen dhe impjante riciklimi per plehrat brenda vendit .Cfare do ricikloj E Edi Rama letren dhe kanacet dhe aluminin nuk ti jep njeri se eshte lende e pare per firmat kreyesore te vendeve perkatese.Ai eshte nje genjeshtar nje pinjoll qe ju flet bukur per kometen hallej qe do bente gjemen.Nxitimi I qeverise per te kaluar kete ligj ne parlament pa u shqyrtuar njehere ne opinionim publik tregon qarte friken e ketij matrapazi .Tani po mundohet te frikesoj ambjentalistet se I ka hyre frika langaraqit.Vazhdoni me perrallat ujku ujku ,cakalli Ben kerdine thote nje fjale e urte .Bere gabim zoti kryeminister dhe per kete do pergjigjesh ,asnje Shqiptar nuk duhet shperfillur.Ke bere Pune te mire ne qeveri Po ke shume Pune qe si ke bere .Mbaji premtimet dhe qetesohu ose futi ndonje te thithur.

    1. Analisti says:

      Ore pallosh shko informohu se nuk behet fjale per groposje plehrash ne Shqiperi por per ti lejuar ndermarrjeve ricikluese Shqiptare qe te blejne material te riciklueshem, ta perpunojne ne Shqiperi ne produkte per konsumatorin si shishe, leter etd dhe ta rishesin jashte shtetit (ose brenda vendit). Po ju Shqiptaret kokelope qe sdini diferencen mes mutit qe nuk riciklohet dhe shishes plastike qe ne te gjithe boten riciklohet, materialet e riciklueshme i quani “PLEHRA” sic jeni edhe vete per shkak te injorances qe ju ka gangrenizuar trurin.

  15. Treviso says:

    Zoti Bushtati ke shume te drejte.
    Zotit Rama nuk iharrohet puna qe ka bere per ndryshimin e vendit. Kjo qeveri eshte e ndertuar ne ate forme qe dhe populli duhet te paguaj haraçin e vet, Perndryshe qeveria shembet.
    Nje qeveri e perbere nga mafjoze e detyron kryeministrin te marri vendime kunder interesave te popullit. Kete e kane vertetuar deputetet e partise Socialiste qe nuk pranuan ta votonin ligjin e mafjes. Lind pyetjase çfar duhet te beje populli, qe ti shpetoje ligjeve mafjoze? Nuk duhet te ndeshkoje zotin Rama, por te mos votoje mafjozet qe te shkojne ne parlament. Po u ndeshkua zoti Rama mafja bjen ne qevri saliun.

  16. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Megjithse sezoni i gjyetise ka kohe qe eshte ndaluar,Andi ka marre “çiften”,per te gjuajtur !
    Isha kureshtar te lexoja tek shkrimi i tij,ndonje rresht per “fosnet”,per te cilet eshte detyruar ta firmos kryeministri !
    PS-ja dhe Rama nga miratimi i ketij ligji,kane vetem kosto,asnje lidhje asnje perfitim !
    Ligji eshte per programin e LSI-s,per “fasonet”,kusht i bashkqeverisjes.

  17. mirel says:

    Ja dhe rradha e ufove qe filozofojne per komunizmin.
    Rrace budallenjsh.
    I meritoni plerat

  18. lexuesi i irrituar says:

    Riciklimi i pare duhet te jet Andi Bushati .Po nuk u plotesua pesha futni edhe Lubonjen …

  19. kristi says:

    Per nje moment duet te jem i qete dhe te mendoj duke u kthyer ne retrospektive.
    Ky problem ka 20 vjet qe diskutoet nga te gjitje kryeministrar e vendit dhe qe te gjithe kane qene pro sjelljes se plehrave. Ky problem ka ardhur gjithmon dike u sofistikuar dhe duke investuar te gjith kryeministrat. Çfar mendoj. 1-
    Investimi eshte bere nga mafia e plehrave se nuk mund te besh investim pa plan bisnes pa pasur lende te pare ne vend
    2-ne jemi vleresuar historikisht vendi me i korruptuar ne europe dhe korupsioni ben gjithçka sjell dhe helme.
    3-kuptoj qe politika historikisht ka menduar kunder interesave te pppullot
    4-Qe ne vitin 91 mbeturina madheshtore jane shkarkuar anes rrugeve si duhan radioaktiv fuçi te ndrushme qe akoma jane neper pyll te pa hapura.
    POPULLI TE KUPTOJE QE NGA ÇASTI NE ÇAST PO VJEN KOHA TE MARE FATET E VETA NE DORE SE FAKTI I FUNDIT ME PLERAT I VERTETON ME SE MIRI QE QEVERITE DUAN TA PUNESOJNE POPULLIN NE ASHASH DHE TE FLERE MBI HELME

  20. ricikIuesi says:

    P0 ty m0r peher kur d0 te ricikI0jme ?,

  21. kazani i plehrave"aleanca e qelbsinave" says:

    cfare te re na solli edi rama n’en udheheqjen e tij dilirante:
    1 hashash
    2 plehra
    3 koncesione e vetem koncesione
    4 dekorimin e visho ajazit
    5 burg dhe taksa per te varfnin
    6 blerjen e votave jo me 5000 leke si flori likja po me 50 euro
    7 nivel me te mire se napoli e ekonomia gjermane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje