Duan apo nuk duan amerikanët dhe partnerët tanë europian, opozita jonë ka vendosur: “Të mos luaj nga istikami, por të luftoi deri në pikën e fundit të “gjakut opozitar”, për t’i dhënë këtij vendi drejtësinë e mohuar e të shkatërruar”, nga vetë ajo kur ishte pozitë.
I takon ta marrë dreqi, që ta hajë vetë m***n që ka bërë. E ka kuptuar, e tani nuk gabon më, madje nuk lejon askënd të “tallet” me drejtësinë e re, drejtësinë e brezave, që ata aq shumë e kanë luftuar. Ndaj për t’u siguruar, ata do ta vazhdojnë luftën, do të bëjnë çdo gjë, që qeveria Rama të mos ketë asnjë mundësi për ta kapur drejtësinë, as me gishta, e jo më me kthetra.
Me thënë të drejtën mirë e kanë, por ky “argument” as më pëlqen e as më bind. Jo se nuk është bindës, por opozita nuk i beson asgjë Edi Ramës, jo më reformën në drejtësi. Lëvizja e tyre duket më tepër si manovër mashtruese. Ajo as që do t’i a dijë për Ramën, sepse ai tashmë ka “marrë fund”, është me ditë e me orë dhe kjo është më se e sigurtë, kjo sipas thirrjes që Muçi u bëri socialistëve.
Nuk e keni parë çfarë bënë ai “frikacak”: Del çdo ditë duke e “lutur” opozitën, që vetëm ta dëgjojnë dhe do t’i japë çfarë të dojë, d.m.th…. asgjë, por ajo as që pyet për të, sepse opozita ime kësaj radhe nuk gënjehet. Ndaj Vetingun ta vendosi Kushtetuesja se sa i ligjshëm është.
Janë ata gjyqtarë që do të kontrollohen, që do të vendosin për gabimet e amerikanëve dhe të europianëve. Nuk besoj se u ngelet qejfi po t’iu them se doni t’ia varni mëlçitë ujkut në qafë dhe më duket se kam arsye…!
Mirëpo “juristi dixhital” më tha, se jam gabim dhe ma argumentoi. Këto kushtetuesit nuk janë ujqër, por lepuj të trembur. E vërteta është krejt ndryshe: Gjykata Kushtetuese, nuk ka fuqi vepruese, por këshilluese. Nëse Gjykata Kushtetuese do të kishte fuqi vepruese, prishja e mbikalimit tek “Zogu i Zi” do të ishte pezulluar dhe taksa paguesit e Tiranës, nuk do të kishin humbur pesë milion euro për të plotësuar dëshirat për hakmarrje të qeverisë Berisha, as nuk do hanin pluhurin e trafikut çdo ditë, por do të kishin një nyje lëvizëse shumë të rëndësishme për mjetet.
Ky argument, më thënë të drejtën më bindi, se isha gabim. Pastaj, mu kujtuan plot ngjarje të tjera që “Rama dhe shokët e tij” i kishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Po se mos është vetëm ky vendim fitues, janë dhe 25 të tjerë, që qeveria Berisha i përdori si letër higjenike dhe nuk i zbatoi kurrë, të gjitha në fushën e ekonomisë, duke shkaktuar dëme të pariparushme.
Opozita ime në fakt, e di shumë mirë, që nuk ka burrë nëne që ta pezulloi një reformë që e kërkojnë dhe femijët e fillores. Por, edhe sikur gjyqtarët e “gjethit dhe të plepit” t’i ketë zënë “marrëzia e madhështisë”, nuk ka qeveri që e zbaton talljen e tyre. Por halli çfarë s’të bënë, të çon në derë të hasmit, se më thënë të drejtën ca qoka i ka nëpër sofra prokurorësh e gjyqtarësh.
Mirëpo opozita ime siç duken shenjat është çorientuar dhe ka një problem të madh identiteti: Ka humbur besimin tek vetja dhe pushtetin nuk po arrijnë ta shikojnë as me dylbi, aq shumë i është larguar. Nëse, do të na kishte dhënë argumente dhe arsye juridike a ligjore, do të na kishte gënjyer, sepse aq marrim vesh ne!
Ama të na thuash se Rama do të kap drejtësinë brenda 6 muajsh, ne jo vetëm që kuptojmë gjithçka, por na kap tmerri. Na kap tmerri, se ose po gënjeni çdo ditë, ose në këtë vend ka vdekur opozita dhe kjo që kemi përpara është hija e saj e ngritur nga varri. Opozita që njoh unë, nuk gënjen gjithmonë sa i jepet mundësia.
Ne nuk e harrojmë atë që na dhe dje, premtimin: “Edi Ramën shumë shpejt do t’a rrëzojmë dhe qeveria jonë e re në 2017, do e ndryshoi Shqipërinë”. Sipas premtimit, qeveria që do përmbylli reformën në drejtësi, do të jetë qeveria “jonë”!
Tani një merak e kam, e doni apo nuk e doni kryministrin, apo jeni kundra vetes? Pse vërtetë nuk keni dëshirë ta keni drejtësinë tuajën edhe pas Qershorit 2017, siç e keni pasur deri sot? Apo nuk e doni pushtetin, se i’u prish e i’u korrupton? “Largqoftë dhe mbrapa derës”, se mos keni vendosur të rrini gjithë jetën “të pastër” në opozitë?!
Nëse është kështu, me hidhërim do t’iu falenderoja: “Të hongsha zemrën o opozita ime, më e çuditëshme në botë, që e “urren pushtetin” dhe i’a lë për hatër të popullit kundërshtarit, deri sa të na groposi”! Derisa të na groposi, po kemi përballë kundërshtarin që thua ti, se po ke gjetur ndonjë kundërshtar të ri, që të na drejtoi dhe të na dojë shumë, ne dhe ty e nuk na tregon, atëhere haram britmat tona.
Gojët e liga flasin keq për ty, shpifin, thonë se je bërë si dhelpra me rrushin, e çfarë s’po bënë për të “mos” ardhur në pushtet. Të poshtërit, nuk duan të kuptojnë dhe nuk të votojnë, sepse ti nuk do, sepse je e sigurtë tek ato që thua e bën. Je e “pastër” siç ke qenë: E “nxirë me të bardhë”, për maskim dje dhe “faqja e zëzë” sot!
O gazetari Bala! Kerko ndonje kurs gjuhe qe te mesosh edhe menyren lidhore. Tri here e ke gabuar: “te luaj”; “te luftoi” dhe “ta pezulloi”. Keto te gjitha jane ne veten e trete njejes (shih frazat perkatese) dhe thuhen: “te luaje”; “te luftoje”; “ta pezulloje”. Dhe me poshte ke nje lidhore qe i mungon “te”: “do e ndryshoi”. Gabim! Thuhet: “do e ndryshoje” (do ta ndryshoje). Po keshtu, ndersa “ta pezulloi” e ke shkruar pa apostrof (mire), me poshte “t’a rrezojme” e shkruan me apostrof. Si thua ti? Eshte me apostrof apo pa apostrof? Po “mu kujtuan” duhet apo s’duhet apostrofi? Me sa duket duhet te shkosh edhe ne ndonje kurs per perdorimin e apostrofit. “i’u prish”, “i’u korrupton”, “i’a le” duhet apo s’duhet apostrofi? Nuk po ta shpjegoj se nuk kam kohe, por po te keshilloj te shikosh shkrimin e kesaj gazete: “FOTOT/ Bashkia e Tiranes rikunstrukton …” dhe shih foton Nr. 6 e lexo ç’kam shkruar aty. Doemos, kur ne citatin e vene ne biblioteken e konviktit gabojne mesuesit, drejtoret e … kryetari i bashkise, pse te mos gabosh edhe ti. Ke dhe te tjera, por sot me kaq.
Eshte pak i trashe ky tipi, jo vetem qe nuk di te shkruaje, po nuk as se cfare te shkruaje.
Prape censuroni komentin tim? Po sa shpejt qe i botoni komentet qe jane te mbushura me fjale fyese, rrugaçesh, qe nuk duhet t’i lexoje askush dhe komentin tim vetem per gabimet gjuhesore nuk e botoni? Keshtu nuk i rregulloni kurre gabimet e shumta e te pafalshme gjuhesore me te cilat jane te mbushura shkrimet e gazetareve tane.
Ti hani bolet opozites se jua ka dhjere 100 here shtetin e Ramutit.