Zbardhet axhenda e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të mbahet në 1 tetor. Mësohet se do të jetë vetë kreu i partisë më të madhe në pushtet, Edi Rama ai që do të çelë punimet e një prej strukturave më të rëndësishme të partisë, fjalim i cili do të pasohet me diskutimet e miratimin e projekt rregulloreve në zbatim të statutit të partisë.
Ndërkohë që pjesë e diskutimeve të Asamblesë do të jetë edhe rregullorja për funksionim e kësaj strukture, ajo për sekretariatin ekzekutiv të PS, për Komisionin e Garancive statuore dhe të etikës si dhe rregullorja për kryefinancierin, financierët dhe këshillit mbikëqyrës financiare. Anëtarët e asamblesë kanë mbledhjen e 1 tetorit pritet që të diskutojnë njëkohësisht edhe për rregulloren e cila përfshinë dokumentacionin e partisë dhe administrimit të tij si dhe atë për votëbesimin e partisë.
Grupet e punës që kanë qenë ngritur rreth një vit më parë nga vendimi i kësaj asambleje njëkohësisht do të diskutojnë edhe për manualin e organizimit elektoral të PS-së si dhe kodit të zgjedhjeve dhe atij të etikës në parti. Mbledhja e asamblesë do të ketë gjithashtu edhe një vendimmarrje të rëndësishme që ka të bëjë pikërisht me kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016.
Axhenda e mbledhjes së Asamblesë:
1.Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama
2.Diskutimi dhe miratimi i projektrregulloreve në zbatim të statusit të Partisë.
a.Rregullore mbi funksionimin e Asamblesë Kombëtare të PS
b.Rregullore e Sekretariatit ekzekutiv të PS
c.Rregullore e Komisionit të Garancive Statutore të Etikës.
d.Rregullore e kryefinancierit, financierët dhe këshilli i mbikqyerjes financiare.
e.Rregullore për votëbesimin në parti.
f.Rregullore për dokumentacionin në parti dhe administrimi i tij.
g.Manuali i organizimit elektoral të PS.
h.Kodi i Zgjedhjeve në parti
i.Kodi i etikës në parti.
j.Vendim për koutizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016.
Ok,pune te mbare ne miratimin e zbatimin e tyre.
Eshte e domosdoshme qe ne vende kyce per dokumentacionin duhen njerez me pervoje e me ndjenje te lerte pergjegjesie.
Duhet eeshte domosdoshmeri kryqezimi i brezave se ka ndarje e kjo con ne ulje te elektoriatit te PS./se.