A po dështon dekriminalizimi?

29 Shtator 2016, 18:56Blog TEMA

Nga Afrim Krasniqi

Rreth 10 muaj nga miratimi i ligjit të dekriminalizimit dhe 10 muaj përpara zgjedhjeve të reja parlamentare bilanci i tij është minimal: kemi ligjin, morëm duartrokitjet nga ndërkombëtaret, por në politikë dhe raportin e personave të inkriminuar me politikën, nuk ka ndodhur asgjë. Disa kaluan nga skalioni i parë në të dytin, disa ndryshuan postet në parti e administratë, disa janë në arrest burgu apo shtëpie, por ende asnjë 100% jashtë politikës dhe të gjithë vijojnë të jenë pjesë me ndikim në formacionet e tyre politike. në asnjë rast nuk ka ndodhur që partitë politike të kenë deklaruar distancimin zyrtar nga individi i inkriminuar, përkundrazi, partitë to vijojnë tu ofrojnë atyre mbështetje maksimale politike e publike.

Partitë kryesore politike kanë njoftuar transferimin e parimeve të de-kriminalizimit edhe në dokumentet e tyre statusore dhe ngritjen e strukturave përkatëse verifikuese. Deri tani, asnjë parti nuk ka depozituar ndryshime të tilla në Gjykatën e faktit Tiranë (ku respektohen ndryshimet në legjislacion, si dhe asnjë strukturë partiake verifikuese nuk është mbledhur dhe as ka vepruar).

Ligji krijon detyrime, praktika, procedura, por nuk ka krijuar asnjë instrument përgjegjës monitorimi e koordinimi dhe se përmes dispozitave të paplota e të interpretueshme, u ka lënë shteg të gjithë atyre që kërkojnë alibi, ti mbijetojnë edhe fushatës së dekriminalizimit. Rasti i Dibrës tregoi se ata kaluan në skalion të dytë, nga kandidatë në stafe elektorale, dhe se ata vetë, financimi informal i fushatës, grupet e forta mbështetëse, lidhjet e errëta me politikën, etj, mbeten kërcënim edhe për zgjedhjet 2017.

Nga rreth 35-40 raste të identifikuara në gjithë vendin (nivele politike në parti dhe administratë, në parlament dhe qeveri), vetëm dy raste janë nën hetim nga prokuroria, një kryetar bashkie vijon postin nga arresti shtëpiak, dhe se nuk ka shenja se partitë janë të gatshme të sakrifikojnë “ushtarët” e tyre në lojën e madhe të shahut politik e elektoral, përkundrazi, secila po ushqen nevojën e trupave speciale elektorale për “mbrojtjen e votës”!

2 komente në “A po dështon dekriminalizimi?”

  1. reforma e plehrave nga plehrat says:

    shpjegoni miletit cdo te thote dekriminilizim..se nuk ha pyka ky milet.. ose nuk ka fjale ne shqip “dekriminilizim”, o gazetaret e Plepave


    nga kush e prisni , nga ata qe ne duam ti fusim ne burg..dmth ju prisni edi ramen, ilir meten, llubashen te beje reforme?…

  2. Shqipetar i vuajtur says:

    I q..te gomari deri sa ti dalin syte vendit, keta plehra qe na qeverisin ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje