-Në këtë botë të kokolepsur, për të qëndruar vazhdimisht me këmbët në tokë, ndonjëherë njeriu paska nevojë të provojë sadopak edhe shijen e hidhur të zhgënjimit. Shije që jo rrallë mund të ngelet edhe si komb në grykë. Dhe nuk është aspak paradoks apo fantazi e marrëzi emocionale e castit. Ky realitet që pohojmë ciltërsisht, nuk mund të rrëzohet nga një e rënë e kalemit. Apo jo, o miku ynë në metropol ! Sepse ditët e fundit, kujtuam edhe një shkrimin tënd me humor therës e të botuar vite më parë. Madje atëbotë, jo të gjithë e përtypën mirë mesazhin tënd pa drita uloke e pa ekuivoke, lidhur me hedhjen e Edit si me parashutë brenda natës në prehrin e kolltukut të Kryetarit të PS-së. Megjithse para dite u rrëzua Platforma e tij në forume (?!). Ndërsa ca kokorocë militantë të verbër e pa identitet (anonimë), u hodhën përpjetë duke kërcyer tel më tel si pehlivanë e “sharës me pagesë” nëpër faqe e xhungla interneti. Asnjëri nuk mori guximin të dilte me emër e mbiemër në sheshmejdanin e medies online. Mercenarë e lëpirës të përjetshëm ndaj Njëshit të radhës në Parti e në Qeveri. Për të qeshur e për të vënë duart në kokë : Disa të zhgënjyer tani vonë, të kanë kërkuar edhe ndjesë, por ti me të drejtë nuk ua pranove për shumë arsye e shkaqe që disa i the publikisht nw median e shkruar… Mirëpo, ka momente në jetë, të cilat mund të tundin e shkundin pluhurin mbytës të disa viteve iluzivë për iksin a ypsilonin me spaleta e grada të larta, që nuk luajnë asnjë fije nga qoshja pjellore 25 vjecare e oxhakut partiak, legjislativ e ekzekutiv. Ky cerek shekulli Tranzicioni i krreu lakuriq para opinioneve të majta e të djathta, të varura e ta pavarura. Megjithse fodullëku e bollëku u ka zënë sytë e veshët. Fjala vjen, ti e the copë e shkoqur, rolin vendimtar të “Dollibashit” nga nahija jonë në Jug. Me sa duket, ato mendime të hapura e guximtare, i rrëmbeu e i hodhi në det ai lumi euforik e mospërfillës i kolltukofagërisë së gdhendur nga pena noliane. Sa për këtë refleksion të tanishëm, pse ta fshehim, e rindezëm fshatce pas katër a pesë shpërthimeve të “befasishme” nga një grusht analistësh të njohur në media, rreth ikjes a qëndrimit të Kryetarit të mazhorancës në krye të Qeverisë. Sinqerisht, pas kaq viteve nga botimi i shkrimit tënd, themi se mendimi ynë sot është pjekur përfundimisht : -Sa të jetë vërsniku yt, “dollibashi” fjalëprerë e i pa dalë në pension, Edi Ramës i marrin të keqen në krye të PS-së ! Dhe si gjithmonë, bashkë e sup më sup me “fatligxhafërinë” (një nga pronarët kryesorë të “tregut të ligjeve” në Parlament), simulante e intrigante e pashoqe…
Socialistët e vërtetë e me kontribute reale, po humbasin pa nam e nishan,, duke marrë së fundi me vete edhe Shkëlqim Canin fillikat në qeverisje ! Ama, heshtja e tij nuk ngjan aspak me atë heshtjen rënkimtare e kuptimplote të 9 maleve të Dibrës. Megjithatë, ajo flet shumë për të gjithë ata me kostum të vërtetë socialisti… Ndërsa për “Dollibashin” trim e fajkua i dikurshëm, thonë se i qëndron gatitu “fatligxhafërisë”, por unë sinqerisht nuk e besoj këtë haber taze, idhnak e ulërak. Sepse në fund të fundit, vjeshta zakonisht nuk vjen vetëm me gënjeshtra. Dhe as vetëm me shira e mbjellje ugari apo thjesht me karcinë vjeshte në Këlcyrë, te Pazari. Nuk thosh kot gjyshi im i ndjerë : Gusht e gunë, vjeshtë e lugë ! Aq më tepër tani që po troket vjeshta e dytë. Sepse dollibashit, jo rastësisht i thërrasin edhe më shqip : Kryegjetës . Kurse në Skrapar e kanë pagëzuar më herët edhe “Kryengritës”. Ndoshta në kundërshtim me miqtë e mi të vjetër e vërsnikë, sinqerisht kam bindjen se ai dollibash i regjur nuk ecën pas berihasë dhe as sheh yllin e merr pyllin. Për mua, qofsha i gabuar, atij nuk i kanë rënë plotësisht pendët dhe këmbët i mban ende në yzengji. Megjithse një miku ynë i përbashkët e kokëplotë, ka sugjeruar si pagëzim më të saktë emërtimin “hyzmetci”. Sepse “dollibash” e quan mbivlerësim sipëror e të pamerituar. Mirë, o mirë,-iu ktheva unë para ca kohësh,-por gjyshi na ka lënë një llaf të cmuar si amanet : Më mirë qyqar se hyzmeqar të Njëshit !…Dhe vërtet këta prototipa dinakë e të pështirë, para timonierit tregohen të mirë, të urtë e të butë, babaxhanë e besnikë me “dorashka kadifeje”. Dhe krejt ndryshe e plot maska me njerëzit e thjeshtë, me hallexhinjtë poshtë kupolës drejtuese…
Një pyetje po mbetet varur dhe e pakallur : Kush e solli “kohën e gëk-mëkut” dhe memecllëkun në Partinë Socialiste të Rilindjes ? Bie fjala, c’u bënë skifterët dhe cakejtë e mendimit të lirë e “parimor” përballë të burgosurit politik, Fatos Nano (nga të vetmit liderë të prangosur politikisht në Europë ! ). A e kanë humbur e në cilin grazhd po shullëhen vallë ? Apo kanë ulur kokën bashkë me Drejtësinë Shqiptare para qelive të Fatosit në katakombet e Bëncës ?! Dorëheqjet e tij demokratike po mbeten të vetmuara e model vitrine muzeale, rrethuar nga baltra e baltosës të pacipë majtas e djathtas që u pasuruan frikshëm. “Ohuu, ata një yrnek janë, nuk ndryshojnë shumë nga njeri-jatri…”, na thotë aty për aty një ish militant i thekur i PS-së, ardhur në Tiranë nga “Progonati me vulë”. Taboret me lëpirës rilindistë aguridhë e pa asnjë ditë përvoje dhe që drejtojnë thjesht me fejsbuqe e ulluqe nëpër majat e shumta të Administratës Shtetërore, po shtojnë e po fryjnë përrenjtë e zhgënjimit shpresëvrarë. Gati të gjithë kopjojnë e imitojnë monologjet irrituese kryeministrore. Së paku, le të njihen me këtë humor therës nga lashtësia : “ Aristofani, komediografi i madh, i kishte inat servilët. Një ditë prej ditësh, njërit bashkëbisedues që po i miratonte cdo fjalë e po ia përkëdhelte shumë qejfin, i tha :
-Ju lutem, më kundërshtoni një herë, që të kem përshtypjen se jemi dy veta që bisedojmë !”…. Se vërtet ka idhujtarë të dukshëm rilindistë deri në përulje e përthyerje përtej cdo dinjiteti e personaliteti, por si në heshtjen pas bubullimave qiellore ka edhe pak kundërshtarë të patundshëm që “lehin si qeni në hënë” përballë arrogancës e fodullëkut të “ramskarenjve” të pandreqshëm. Vetëm ky takëm e të tjerë heshtjeshitur po ia shikojnë hajrin hedhjes kolltuk më kolltuk shtetëror, pa punuar asgjëkundi dhe pa i vrarë kurrë këpuca. Mirëpo, më thoni, cili është për t’i pirë dollinë ? Apo ta lëmë si urdhëresë të detyruar për të gjithë në sofrën e sotme qeverisëse. Shkurt, “dolli okë e kokë” ! Se miqtë e mi të mencur dhe të rrahur në jetë me vaj e me uthull, nuk ia futin kurrë “si kau pelës”, por më përgjigjen pa shtresa e mbulesa demagogjie. Përgjigje që mund të begenisin e të ftillojnë edhe ata analistët që përmendëm më lartë. Pa u telikosur e pa u nervozuar hic : “Sa të jetë vërsniku yt “dollibash”, Edi Ramës i marrin të keqen në majë të PS-së !”. Të tjerat janë më tepër hamendje e copëza me përralla publicistike që nuk të përkundin dot as për një sy gjumë…
Te lumte o Kristo Mertiri, se na freskon e na tregon nganjehere, qe nuk i mungojne Shqiperise burrat trima dhe te mencur.
Nuk eshte se jam kundra grave, por ato qe shohim ne ekran na bejne te humbasim respektin per “familjet politike”.
U bajatosem me analiste – politikane – gazetare – partiake, aguridhe (nga mosha) ose te vyshkur (nga trute jo nga fytyra).
Fat-lig-xhafa-risht per ne, na “udheheqin” Ram – Berish – Meta-t (dhe Doda-t) dhe ne u prishim “punet e shtetit” (te tyre).
Atyre u duhen me shumice dhe i gjejne pa shume lodhje, servilet, mercenaret, hajdutet, mafiozet dhe votuesit budallej….
PS mori fund fare qe kur erdhi ne krye Rama. Po ndoshta Rama gjeti shesh e beri pershesh. Fjala vjen ca figura si Gramozi ishin e jane prape ne PS. Po keshtu edhe Fatlig Xhafa. Kjo tregon se ca nga keta “figurat” e PS ishin legena qe me pare dhe nuk ngriten zerin kur shikonin poshtersite e Rames
Ka Parti Socialiste? Ka vetem Edi Rama. Te gjithe ne rresht me Rucin ne krye, Leskaj, Doklen dhe pensioniste te tjere por dhe me te vonshmit, me qere secili. E ku fle lepuri o Kristo. Hape gojen po deshe, se lakrat marrin sheshit. Sa per ty te lumte pena, sic thote dhe Oldmani o Kristo.
Ja ku po te kundershtoj une o Kristo mertiri emrin ta shkruajta me te madhe per rrespekt te atije qe ti i ke vjedhur emrin sa lavde i ben atyre qe sollen korrupsion ne shqiperi dhe sa keq qe flet pet ata qe po mundohen te bejne nje reforme ne ketr drejtesi te kalbur me gjyqtare me 3 muaj kurs dhe pa shkolle te mesme, permend doreheqjen demokratike te Fatosit por nuk permend te keqijat qe i solli ky njeri Shqiperise i jeni vene te gjithe Edi Rames sepse po ju preke interesin disa personazheve qe e kane ngrene kete vend deri ne kocke duke e zvarritur per 26 vjet ne nje udhe pa krye.Permend servilet por per mua ti je nje kryeservil ,lerini te tjeret te bejne punen dhe reformat qe i duhen ketij vendi boll me me Berishe, Nano apo te tjere qe vrane prene dhe vodhen dhe asgje te mire nuk ben per kete vend.Une nuk e di kush je ti dhe as dua te ja di por ju kur shkruani keni nje mllef dhe ligesi per ata qe po mundohen te bejne dicka per kete vend.Dhe dicka per komentuesit e mesiperm qe si papagaj kopjues dhe pa tru me kujtojne lepiresit e Berishes qe shkruanin ato qe thoshte qoftelargu kjo do te thote qe jeni driteshkurter .
O eremut ti me siguri do jesh ndonje nga ata te punesuarit e Rilindjes. Te ka vene ne ndonje vend te administrates ndonje gramoz a ndonje valentine dhe je gati te lesh dhe bythen per ta. Ske faj po te kujtosh qe deri dje mund te kesh qene duke shitur shalqinj e duke enderruar se ndoshta ndonjedite shoku gramoz apo shoqja valentine do te te hapnin rrugen per te fituar edhe ti ndonje cope koromane
ANES e PAR ANES-O- me te LUMTE o KRISTO !
Kristo tu befte vellai, c’mi ke ngjare VELLAIT nga BABAI !
Te lumte ajo pene po ceshtia eshte, kush e honeps ate gjelle…
……. Anes e pas anes O- me te lumte ty Kristo.
Shkofte reja na degjofte dhe-mendiet Kristo -na i shtofte.
Nene Pashkua sot tek “Guri Bletes” shkuar,
I dha “trinitrinen” tende, ZEMRES Pergjeruar .
Toronto29-09-2016 Guri Naimit D.(Dh.Xh.)
Erekeqit (alias Ermirit)
Degjo o Erkeq. Nuk e di nga cfare haleje ke dale dhe kerkon te kuterbosh Temen. Si anonim qe je, vetem felliqesira mund te nxjerresh. Se harrova.Haleja cmund te nxjerre tjeter. Edhe ne varr epitafi yt: Mos u afroni. Ketu qelbet ere. Kaq servil je i ketij pushteti? Qenke pa din e pa iman. Ky gazetar i njohur, i drejte, i zoti mbi te gjitha…lexoja shkrimet.