Naum Mara
Ndryshimi i qëndrimit të Ramës, për ligjin e importimit të plehrave, ka vënë në një front, të majtë e të djathtë, kundërshtarë të përhershëm të tij dhe mbështetës të mëparshëm, shoqata civile dhe grupime politike.
Me plehrat tashmë e mbushi kupën!
Ta rrëzojmë!
Një mik i tij i dikurshëm, i bën thirrje PS-së ta zëvendësojë.
Po a ka mundësi PS-ja të zëvendësojë Ramën?
Dhe nëse ka, cili ose cila mund të drejtojë qeverinë dhe vendin?
Pëe t’ju përgjigjur pyetjes së parë, po rrjeshtoj më poshtë se si më duket(nga jashtë) Partia Socialiste. Më ngjan me një lloj ushtrie, ose le të themi me një Brigadë Sulmuese, ku Rama është edhe Komandant edhe Komisar, ideolog dhe urdhërues, Njëshi fuqiplotë dhe i pazëvëndësueshëm. Disiplinën e Brigadës e ruan të çeliktë Shefi i Shtabit, Gramoz RuçI dhe sektorët- toga i drejtojnë sipas urdhrave ministrat- rreshterë. Ka edhe një sektor të agjit-propit me shtypshkronja dhe televizione legale, jashtë Brigadës, por që paguhet prej saj me para ose me favore.
Sigurisht, ata që rebelohen për parime, apo për mosndarje të barabartë të plaçkës së luftës, nuk i pushkaton, por i flak jashtë Brigadës. (Si flaku Lubonjët, Paçramët, rrufianët politikë…- shkruante dikur Agolli, patric i sotëm i Brigadës.)
Kjo njësi ushtarake, që nuk është aspak e ngjashme me Partitë e Majta europiane, nuk e ka të mundur as teorikisht largimin e Njëshit. Ngjarjet e para dhe pas Kongresit të sivjetëm ishin dëshmi e qartë. Eshtë një Parti, ku Komandant-Komisari mund të bëjë ç’farë i do qejfi, mjaft që të çojë Brigadën në fitoren e zgjedhjeve. Pra synimi është kapja e pushtetit dhe jo ideologjia, apo mbrojtja e interesave të shtresave që përfaqëson. Nuk ka rëndësi se shkelet statuti, se mungon demokracia e brendshme, se devijohet nga parimet e se nuk respektohen institucionet. E rëndësishme është të fitojmë ndaj Brigadës armike!
Por le të supozojmë të kundërtën, e të themi se pas thirrjes së Nanos, shumica e PS-së do kërkojë, që Rama të largohet nga drejtimi i qeverisë dhe partisë. A ka brenda saj figura, që mund të drejtojnë vendin, që mund të demokratizojnë PS-në, që të kenë dëshirën për të krijuar një shtet të tipit europian.
Duke vënë në rradh emrat: Gramoz RuçI, Erion Veliaj, Pandeli Majko, Blendi Klosi, Saimir Tahiri, Mrika Kodheli, Koço Kokëdhima, Arta Dade, Ditmir Bushati, Arben Ahmetaj, asnjë prej tyre nuk të ngjall shpresën se mund të sjellë ndonjë ndryshim. Disa prej tyre kanë qënë prej kohësh në postet më të larta të PS-së. Edhe në rast se do katapultohen në krye të Brigadës, do jenë thjesht Njësha më pak të aftë dhe më pak autoritarë se Rama.
12 vjet më parë, kur ende nuk ishte antar i PS-së, Edi Rama e kuptoi mirë natyrën e Brigadës Sulmuese dhe I vuri vetes qëllim të shtinte në dorë kontrollin e saj. Ja arriti. Tani është e pamundur t’ja heqësh nga dora.
Nëse do të rrëzosh Ramën duhet të shkallmosh Brigadën Sulmuese dhe ta ringresh nga e para.
Po a ka forca brenda PS-së dhe jashtë saj ta bëjnë këtë?
Druhem se JO.
Deri sa të krijohen, për fatin tonë të keq, do durojmë në krye të vendit Edi Ramën.
Ai, së bashku me Rilindjen, janë pasoja dhe jo shkaku!
O daku mos ja fut pordhes kot dhe ben gjoja anal ize per hir te analizes. Po merr ne shqyrtim nje numer te madh shqiptaresh dhe na paraqit si ushtare dhe oficere ?? Besoj se me e pakta je budall ose shok i jar kapterrit qe se bashku me te gjithe ju ,ish ose aktuale shqupista ,ish ose aktuale pishtare te shkerdhatokracise rrini gatitu para saliut .
Nuk e ke keq si analize ! Po mos i fatalizo gjerat; nese ndodh gjema e iken
rama, fjala vcjen , gjendet shpejt zevendesi i tij ; nje bythqeqire si Erjon Velija eshte i denej per te zvendesuar keet pederast…ose nje lavire si Olta Xhacka , a Brzi i tatimeve…Po pse jo Mrika me bythet njesh…
Logjika e autorit per PS-ne eshte racionale dhe konkluzioni i sakte. Por, e njejta skeme ka funksionuar dhe vazhdon me sukses ne te gjithe spektrin real-politik shqiptar. Partite kryesore qe zoterojne pushtetin, praktikisht jane te privatizuara nga kryetaret perkates dhe nuk japin asnje shans per demokratizimin e tyre, per rrjedhoje dhe ne luften kunder korrupsionit, vjedhjes dhe krimit te organizuar, sepse ata vete jane ne krye te bandave qe kane uzurpuar pushtetin. Pra nuk eshte vetem Rama produkt i partise se tij, por edhe Berisha (ose Basha), Meta, Mediu, Idrizi, etj. jane pasoje e mentalitetit ose e kultures se pamjaftueshme qe ne kemi si popull. Prandaj duhet nje ligj specifik per Shqiperine qe te detyroje rrotacionin e kryetareve dhe pushtetareve, fillimisht ne nje afat minimal, deri sa, me kohe, te arrijme ne nivelin e pjekurise amerikane ku afati maksimal mund te shkoje deri ne 8 vjet. Por kjo krye-reforme, praktikisht nuk mund te behet nga vete shqiptaret. Kjo kerkon detyrimisht nje protektorat nderkombetar te perkohshem, i cili te zbatoje fillimisht reformen ne drejtesi, duke hequr dhe denuar kryebanditet aktuale dhe gradualisht te zevendesoje dhe institucionalizoje shtetin ligjor dhe demokratik. Keq me vjen per “sovranitetin e sotem” te vendit tim por desheroj sinqerisht qe femijet tane, te mos zhgenjehen nga ky brez dhe ta gezojne realisht dhe plotesisht sovranitetin e vendit te tyre.
Analize shum e mire, aq me teper nga jashte. Mbase duken me mire gjerat qe andej.