Unë jam çam.
Kjo është e para fjali që dje më erdhi ndër mend për ta thënë këtu para jush. Fjalia e dytë ishte:
Unë jam çam dhe jam europian.
Kjo fjali e dytë, e thjeshtë, fjali dëftore më erdhi vetvetiu, pasi mësova përgjigjen që Komisioneri Johanes Hahn i dha zonjës
Maria Spyraki, eurodeputete e Demokracisë së Re, dikur zëdhënësja e kësaj partie.
Po citoj në anglisht thelbin e përgjigjes së Komisionerit Johanes Hahn, uroj mos të keni nevojë për shqipërimin tim jo aq mjeshtëror:
“The Commission ëelcomed that the tëo countries are discussing the establishment of a joint mechanism, to be convened periodically, for the resolution of outstanding bilateral issues. These include the delimitation of Greek-Albanian continental shelf and maritime zones, the rights of persons belonging to minorities, and the Cham Issue.”
Ose në shqip:
“Komisioni Europian mirëpret diskutimet mes qeverive të dy vendeve për të gjetur mekanizmin e përbashkët, i cili do të mblidhet periodikisht për gjetjen e zgjidhjeve të çështjeve dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shefit kontinental dhe kufirit detar, të drejtave të personave që u përkasin minoriteteve dhe Çështjes Çame.”
Sot, është një ditë e rëndësishme, jo se si Arkimedi duhet të thërrasim “Eureka!”, por pas kaq vjetësh, përpjekjesh, mundimesh, të vrarësh, genocidi, diskriminim shembullor, në zemër të Europës, atje ku ne dëshirojmë të bëhemi pjesë prej një çerek shekulli tranzicioni, Çështja Çame merr vendin e duhur, gëzon respektin e duhur për të gjetur zgjidhjen e duhur.
Më në fund, Brukseli njeh që Çështja Çame është një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve, jo se nuk e dinim, por sepse tani nuk e thonë dot më aq lehtë që nuk ekziston, nuk na mohojnë dot. Ndaj sot më vjen për mbarë t’ju them: “Unë jam çam, por jam edhe europian”, sepse atje larg, nga një politikan që nuk i përket kombit tim mora një përgjigje që duhet të ma jepnin këtu e 72 vjet më parë politikanët, në radhë të parë të vendit tim dhe pastaj të huajt.
Por, rëndom jemi fshehur. Kemi vënë një kapak përsipër, në mënyrë që mos t’i prishim terezinë fqinjit gërrnjar dhe lojcak. Gjatë këtyre viteve shpesh kam menduar që më shumë se nga të tjerët ne, vetë shqiptarët kishim më shumë frikë prej Çështjes Çame. Ne sikur donim ta harronim, ta fshihnim atje në qoshet e institucionit të harresës, ia kishim drojën hapjes së një derti që mund të na shkaktonte andralla.
Por, nuk harrohet edhe sikur ta kishim vullnetin e plotë për këtë gjë. E tërhoqëm zvarrë ndër vite, madje shumë të vështira kujtimin e njerëzve tanë, kujtimin e sakrificës që bënë ata patriotë jo për krahinën e tyre, Çamërinë, por për Shqipërinë. Nuk e lamë pas shpine edhe kur ishte turp të thoje që je çam, as sot, kur lloj-lloj kulisash kërkojnë të ngrejnë një çështje ta paqenë, sektarizmin krahinor mes vedit. As sot, kur qarqe të caktuara financojnë politikisht dhe mediatikisht antiçamizmin.
Sot, kemi çertifikimin europian për një nga plagët më të mëdha kombëtare, ndaj ju them juve, e nëpërmjet kësaj salle shqiptarëve: Mos kini frikë! Mos kini frikë nga Çamëria!
Sot, nuk jam vetëm unë çam, sot të gjithë jemi çamë. Nuk ka asfare nevojë të lindësh i këtillë. Ju jeni çamë, sepse jeni shqiptarë, ndaj sot është një ditë e gëzuar për politikën shqiptare, është një ditë e bardhë për të gjithë ata që duan Kombin e tyre, aq sa na e ka falur Zoti, aq të madh sa është nga Çamëria në Kosovë, nga Korça në Shkup, nga Vlora në Tivar. Nuk duam asnjë centimetër që nuk na takon, por duam njësoj Prevezën e Margëlliçin si duam Plavën dhe Gucinë.
Nuk janë thirrje romantike të një politikani që sot sheh dritë në fund të tunelit, por po ju rrëfej realitetin që na takon. Është e jona kjo që po përmend unë, e jona qysh në kohë të të parëve tanë, para se të themeloheshin shtetet e kombet. Dhe një gjë që është e jona, nuk ka përse mos ta kërkojmë, se kemi të drejtën me vete.
Çështja Çame ka qenë shpesh burim i shumë teorive konsipirative dhe sa e sa herë na është shitur si mollë sherri. Nuk ka shumë kohë që në këtë sallë ka patur zëra që janë shprehur se Çështja Çame nuk ekziston, madje na prish fqinjësinë e mirë.
Unë sot i përgjigjem gojëve të liga se Çështja Çame ekziston dhe këtë nuk e thotë Shpëtim Idrizi, por Komisioneri Johanes Hahn. Nuk ja thotë një korrespodenteje mediatike, por një eurodeputeteje greke në sallën e Kuvendit të Europës. Nuk e thotë ashtu në erë, por e cakton si prioritet për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Nëse deklaratat e zotit Johanes Hahn janë burim i ndonjë nacionalizimi të sëmurë, atëherë duhet të pranojmë që paskemi sëmurur europianët me idetë tona “irredentiste”.
Ky politikan që nuk ka kurrfarë lidhje me Ballkanin kupton që baza demokratike e marrëdhënieve mes shteteve është respektimi i të drejtave të njeriut dhe kur ato nëpërkëmben duhet gjetur guximi për t’i rehabilituar. Duhet parë e vërteta në sy, duhet kërkuar ndjesa dhe duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve si të barabartë për të vënë në vend një padrejtësi, e cila duket ka lënë një vragë të madhe edhe në Europën e Bashkuar.
Askush prej nesh nuk kërkon shpagë, ndryshim kufinjsh apo revansh nacionalist, por ne kërkojmë vendosjen në vend të një të drejte historike, kërkojmë një strehë për të vrarët tanë, një varr për të parët tanë, kërkojmë që prindërit dhe gjyshërit tanë të shohin Çamërinë qoftë dhe një herë para se të shuhen, kërkojmë pronat tona që na takojnë, asnjë tjegull më shumë se shtëpitë tona, asnjë dynym më shumë se tokat tona, asnjë rrënjë ulli më shumë se ullishtet tona. Kërkojmë të vendosim të kthehemi e të jetojmë si nënshtetas të një shteti demokratik me të drejta të plota që kanë nënshtetasit shqiptarë me kombësi greke që jetojnë në tokën tonë. Kërkojmë të jemi qytetarë të Europës ku bën pjesë Greqia, ku shumë shpejt do të bëjë pjesë Shqipëria.
Këtë kërkojmë dhe nuk do të lodhemi, sepse kemi mirëkuptimin e shqiptarëve, kemi mirëkuptimin e europianëve dhe të aleatëve tanë strategjikë.
Çështja Çame nuk është kokë dashi që mund të përdoret për të thyer dyert e mëdha të histerive nacionaliste ballkanike të veriut apo të jugut të Shqipërisë. Kjo është një çështje që duhet zgjidhur urtësisht nga shqiptarët dhe grekët pa emocione të tepërta folklorike që mund të rrjedhin nga historitë tona të dhimbshme.
Për të zgjidhur Çështjen Çame duhet të thërrasim në ndihmë ditët e lumtura, kur shqiptarët dhe grekët bashkëjetonin dhe punonin për një tokë të paqes dhe prosperitetit. Kemi shembuj të mëdhenj në historinë tonë të afërme që rrëfejnë këtë realitet të paqtë dhe progresiv, pikërisht nga këtej duhet ta nisim.
Nuk e ndihmojmë dot Çështjen Çame duke margjinalizuar ata, me të cilët jemi të dënuar të jetojmë përjetësisht në të njëjtën tokë, në të njëjtin gadishull.
Por, nuk mund të lejojmë që të na nëpërkëmbin, vetëm përse i përkasim një krahine shqiptare, ku na kanë ndaluar të hyjmë qoftë dhe për të bërë një vizitë të thjeshtë.
Atje, vetëm katër orë me makinë nga Tirana, është shtëpia jonë, atje na takon të ngrejmë katandinë, të ndërtojmë çatitë, varret, xhamitë dhe kishat tona. Atje na takon të presim fëmijët tanë që do të vijnë, atje duhet hedhur vallja e Osman Takës.
Atje do të respektojmë edhe atë që ka ardhur mysafir në tokat tona, sepse mikëpritja dhe bashkëjetesa është shpikur në këto vise që quhen Shqipëri.
Ne nuk kemi ndër mend të trembim kënd, nuk kemi ndër mend të luajmë me fuqinë që na jep e drejta, sepse e dimë shumë mirë që aty ku mbaron e drejta jonë, nis e drejta e tjetër kujt. Ky është premtimi solemn që unë e bëj këtu jo si Shpëtim Idrizi, por si çam edhe në emër të babës tim, edhe në emër të atyre shqiptarëve që i kanë rrënjët në ato treva.
Nuk dëshiroj që sot të merrem shumë me lojërat e politikës sonë, të cilat shpesh janë të vogla dhe meskine, por nja dy fjalë dëshiroj t’i them për atë që ka ndodhur këto kohë në vendin tonë, ku shpesh partia që unë drejtoj është vendosur në syrin e ciklonit.
Të helmëta kanë qenë etiketimet dhe mospëlqimet ndaj Çështjes Kombëtare që mbron Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
U çuditën disa ku dolën çamët në Veri të Shqipërisë. U deshën një palë zgjedhje vendore që të zbulohej se paska çamë në Dibër a gjetkë. Nuk janë çamë, more zotërinj, por janë shqiptarë. Ashtu si ka votues për socialistët, demokratët apo LSI-në në Konispol, në plazh në Durrës a Skelë të Vlorës, ka dhe votues të PDIU-së në Tropojë, madje të shumtë.
Ju falem këtyre patriotëve që kanë kuptuar se Çështja Kombëtare nuk është pronë e manipulatorëve të opinionit, ajo është pronë e zgjedhësve. Nëse këto kohë e shohin të ngjizur Çështjen Kombëtare tek forca politike që unë drejtoj, po them që mirë bëjnë dhe jua di për nder si në Dibër, si në Lezhë, si në Shkodër, Korçë, Berat e kudo.
Ju ftoj të hiqni dorë nga ky sektarizëm primitiv që ju çon veç në qorrsokak. Mos u ngazëlleni më si në këtë sallë, si në mediat që financoni, kur merrni mesazhe nga Athina që PDIU nuk duhet të hyjë në qeveri apo se nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë është fashist.
Sepse tani i bie që të jetë fashist si unë Komisioneri Johanes Hahn, ai që kur ka folur para jush në këtë sallë të Kuvendit të Shqipërisë u lodhët duke e duartrokitur.
Sot, jemi të lumtur se na kanë njohur, por ende nuk ka ardhur zgjidhja e Çështjes Çame. Por, sot jemi të kënaqur, sepse energjitë tona të hedhura lumë sollën një kumt të madh.
Tani kemi përpara të tjera ditë të vështira, derisa të arrijmë të bindim fqinjët tanë se duhet ta shohin në sy të vërtetën.
Nuk do të ishte politikisht e ndershme nga ana ime, nëse sot nuk falenderoja ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati që ka drejtuar dhe po udhëheq një proces tejet të koklavitur, por që po e bën këtë punë shumë mirë, edhe nën trysninë që unë dhe partia ime shpesh e kemi vënë.
E pranoj që shpesh halli që na ka zënë na shtyn drejt emocioneve të forta, por diplomacia shqiptare për herë të parë në këto 72 vjet po përballon me kthjelltësi një negociatë të vështirë, e cila nuk ka si mos të shkaktojë emocione të mëdha.
Nuk premtoj dot që nuk do bëjmë zë për zhvillimet e së nesërmes, përkundrazi, por jam i gatshëm që të vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin, dëshmitë, dosjet që kemi të përgatitura vetëm me një qëllim, zgjidhjen e Çështjes Çame.
Kjo nuk është padrejtësi që mund të zgjidhet vetëm nga politika. Është koha që së bashku me politikën, t’i futen punës historianët, akademikët, arkeologët, folkloristët, gjuhëtarët, shkenctarët shqiptarë të Tiranës, Prishtinës, Shkupit dhe gjetkë. Të merren seriozisht me studimin, sensibilizimin, përhapjen sa më të gjerë të kësaj çështje.
Është koha e lobimeve të mëdha që nuk duhet të ndodhin vetëm në Tiranë, por edhe në Bruksel, Londër, Uashington dhe këtë çamët nuk e bëjnë dot të vetëm, por kanë nevojën e një solidariteti mbarëkombëtar, kanë nevojën e diasporës.
Mos pyesni sot nga e keni origjinën krahinore, nga Mallkastra, Presheva apo Ulqini. Sot, e keni të gjithë nga Çamëria.
Ashtu si në vitin 1999, kur të gjithë ishim kosovarë sa nga Prishtina, Peja, Deçani apo Malisheva, edhe ju sot jeni nga Paramithia, Filati, Parga dhe Vola.
Kjo është lutja ime sot për ju, kudo që të ndodheni.
Përunjësisht sot i them shqiptarit më të fundit që më ndjek: Sot, i dashur ti je çam, si unë, si shumë të tjerë.
Bëjeni për vete krahinën që nxori Marko Boçarin, Hasan Tahsinin, Elena Gjikën dhe Koli Idromenon. Bëjeni tuajën krahinën e Ali Demit, Teme Sejkos dhe plot vajzave dhe djemve që këndojnë “Tumankuqen”.
Ka një poet të madh Shqipëria, i cili është Bilal Xhaferri, një çam që sfidoi të gjitha llojet e regjimeve.
Ja çfarë shkruante ai në një nga perlat e letrave shqipe:
Baladë çame
… Na e tregojnë drejtimin plumbat, që vërshëllejnë në errësirë.
Na e ndriçojnë rrugët flakët, që gjithë tokën kanë përpirë
Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive
dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri.
Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi…
Lamtumirë, Çamëri!
Sot, kemi gjasë të shkruajmë vargjet e tjera, ato të kthimit në shtëpi si hebrenjtë drejt tokës së premtuar. Vargje që mund t’i mbyllim me:
Mirësetëgjeta, Çamëri!
Ju falenderoj që patët durim të më dëgjonit deri në fund, por edhe sikur asgjë mos të keni ndjekur, veç këtë fjalë kujtoni:
Unë jam çam, unë jam Europian.
*Fjala e kryetarit të PDIU në Kuvendin e Shqipërisë
Shko ore plehre!!!
Po i japin akoma 300 evrudhaqat ata gaygreket apo jo???
Ku ka me plehre se ty more legen ptu jevgjit i ardhur
Te drejtat e te tjereve jane plehra per greket! gjithmone ne shfaqje superiore ndaj te tjereve. edhe kur te japin nje cope buke e bejne me paraqitje superioriteti (si edhe shume shqiptare ne shqipri). Altruizmi grek fare mire mund te interpretohet si racizem. Keshtu qe mos harro se edhe te drejtat e tua jane plehra per greket per sa kohe je inferior ndaj tyre.
le tu kujtojme te gjithe shqiptarve grekfoles se edhe ulkonja u kujdes e i dha qumesht foshnjes kur e gjeti ne pyll, por kurre Nuk e nderseu kundra njeriut, atit e memes se vet. Komentet jane te teperta! edhe bishat jane me zemergjera se greket qe ju kujtoni se ju kane hapur shtepite e tyre. ne qofte se e kane bere kete e kane bere jo per tu dhene dinjitet, por per tua hequr ate.
Dale se kemi dhe ca 500 000 te tjejer,emigrante me femije te lindur e rritur atje.Duhet siguruar dhe siguria e tyre.
“Un Jam cam e jam europian ” hahaha na bone me qesh ta derdhsha ne vesh Rrace e keqe
Po ti mer te pjerdhsha ne vesh mbahesh per rrace me e mire kur shane shqiptaret e tu hale e halese ik ore b…q…
“Un Jam cam e jam europian ” hahaha na bone me qesh ta derdhsha ne vesh Rrace e keqe
Po sqarimin pak me pare qe beri Komisioneri Hahn nepermjete zedheneses se tij Ministris se Jashtme greke do e perkthesh pakez camok?
“””Όπως εξήγησα, η Επιτροπή έχει λάβει θέση σε σχέση με την πρόθεση των δύο χωρών να συζητήσουν εκκρεμή ζητήματα, προκειμένου να ενδυναμωθούν περαιτέρω οι διμερείς τους σχέσεις. Η Επιτροπή δεν προχώρησε πέρα από αυτό, δεν πήρε καμία θέση για τις διμερείς σχέσεις».””
Edhe Grek edhe i dhjere edhe gjak Turku edhe lekure zeze edhe harixhij te europes
edhe monoteisne deri ne vdekje edhe vrases edhe historian fallso.
Te gjitha gjerat e pamoralshme e kan emrin GRRRRREK
Dhe meqenese nuk te vjen mire cfare kupton ti bytha e lire se per mendim nuk ke po nuk pate mend, ne ke pike e mohon ceshtjen came ne asnje, shekulli i XXI do apo nuk do rraca nomade e anadollit flet SHQIP.
ore cfare malli jeni ju qe pergojoni nje te drejte historike, morale, ekonomike etj etj te nje popullsie te martirizuar si ajo came? Lojen e kujt beni more njerez te mire, te grekut e serbit sepse te shqiptarit jo e jo. Ne mos keni takat te beni gje per kete kauze, mos bezani por jo te villni me shume so do villte nje grekofashist ne media. Ti urojme camet dhe te shpresojme se e drejta e tyre do zere vend sa me pare sepse me ta fiton mbare kombi shqiptar! Boll me sarkazma dhe xhelozira koti, se nuk besojme se e keni me gjithe mend. Respektojeni popullin, pavaresisht krahinave, sepse respektoni veten.
SQAROJE TI MORE GREKQIR.UJ
Keto dite Shpetim Idrizi ka gjetur Camerine. Eshte lodhur dhe me pare… per Camerine, por ka punuar dhe ka qene i ngarkuar me shume pune te tjera. Ne fillim me doganat, pastaj si deputet socialist, konvertuar ne demokrat, i pavarur si shqiptaro-europian ose cam, deri dhe kryetar i cameve…Ka punuar shume me PDIU-ne per pronat came ne Greqi..Se fundi keto perpjekje u kurorezuan me sukses, fale dhe ndihmes se pa kursyer te koleges Mesila Doda, i cila qe ne rinine e hershme u rrit dhe u edukua ne nje familje jo came, por komunisto-enveriste me moral te larte. Mbas viteve 90, sikurse edhe disa bashkekohes te saj, ajo u konvertua ne socialiste, me vone ne berishiste dhe pastaj demokratiste si parlamentariste. Gjate kohes e pa te udhes te behet edhe camiste edhe katoliciste, pa humbur identitetin shqiptaro-europian, deri sa kohet e fundit po militon me sukses perkrah Shpetim Idrizit si socio-PDIU-iste dhe se bashku po kontribuojne ne luften kunder korrupsionit dhe imoralitetit shoqeror, sidomos atij politik. E fundit dhe kjo duket shume e sigurte nga entuziazmi i tyre, do te zgjidhin me ne fund, te gjitha problemet e pronave came ne Greqi.
Bravo.. Idrizi..
Ja tradhetaret e kombit te shitur per 3 kacidhe, grekofilet shqiptare gjakprishur dolen sic e prisnim kunder atdheut (vetem qente lehin aty ku hane kockat qe u hedh mjekercjapi).
E ardhmja u takon cameve.
Camet do te marrin pronat e tyre dhe do te kthehen ne Cameri.
Kjo eshte nje tendence historike qe nuk varet FARE nga qeveria greke apo Kisha greke.
Te drejtat e cameve do te vihen ne vend.
Bravo Shpetim Idrizi.
Edhe une e cdo atdhetar shqiptar sot e ne te ardhmen do te jemi came deri sa kauza e Camerise te fitoje.
O zef.
New “historine”e Shqiperise thuhet qe Turqia mori peng nga cdo shtepi atehere ishin Orthodokse per 1000 vjet Bizant.
Dhe e din ty see cfare emrash,Kishe,Fe,identitet kishin te paret e mi job te tu?
Greke.Ty te duket habi,see kujton se dielli eshte katror dhe jo I rrumbullaket,se keshtu te thone ske fajitas.
Sa per gjakun Greke,Ata shkuan deri new Spanje,ndertuan qytete new France since Masalia e quajture Marseje,Niqea,Nike apo Nice per nder te Perendise se Fit ores Nike.
Kurse ju musllumanet qe per 500 vjet krushqi me Turqit me Pashallare qe benin krushqi me vellezerit Arabe.
Tell pakten ne Orthodokset te ashtuquajturit shqipetare me emra Greke,Fe,Identitet edhe vellezer me ju?Gjaku Greke eshte perhapur new gjithe Evropen se sklleverit e kissing per nder te shkonin me njeres we ishin me kulture,civilizim,ashtuquajturit edhe nga Aleksandria dhe Persopolis.Per 300 vjet pas vdekjes se Megas Aleksandros mijera ushtare Maqedhones,Epirotes,Ilyrios shkuan me femra dhe skllave qe sperma e tyre ben riciklim.
Mos kujton ty se djemte e Ismail Vlores nuk kane gjak Greke Kurt Ismail I ever kishte groan Greke?
Po Sultan Murat I 2te qe kishte nenen Greke femijte e tij,niperit,stetniperit,stersterniperit nuk kane gjak Greke?
Say bejne 2+2 per Zotin?
i uroj cemet te marrin cfar u takon ne cameri dhe ti gezojne me shprese qe tia u lene pronareve ato qe kane marre ne shqiperi
Shpresoj që Hahni t’i qendrojë deklaratës së tij. Ka ardhur koha që fëmijës të përkëdhelur të Evropës t’i tregohet vendi. Boll e ka mashtruar botën Greqia, duke i masakruar çamët, duke i mohuar arvanitët, duke i poshtëruar shqiptarët në përgjithësi. Shqiptarët kudo që janë, le ta bëjnë “the coming out”, pa frikë: jam çam, jam arvanit, jam shqiptar musliman në Greqi, jam shqiptar ortodoks në Maqedoni, jam shqiptar në Sanxhak e kudo gjetkë në Serbi, Në Bosnjë-Herzegovinë, në Mal Të Zi e kudo në botë, do të flas e mësoj gjuhën time shqipe! Të marrë fund një herë e mirë komploti antishqiptar!
Gjithe kjo logodiare per asgje! Ke ik per lesh o Shpetim.
Kot gezohet ky zoteria dhe ju turkosunitet. Asnjehere nuk ka per tu zgjidhur “ceshtja came” sepse eshte inekzistente. Persekutimet e Nazisteve jane mbyllur ketu e 70 dhe nuk merret asnje europjan me keto idiotizma shqiptare.
Te mohosh te drejtat e shqiptareve came, eshte antishqiptarizem. Ne Europen e Bashkuar nuk mund te lihen pa ua dhene te drejtat ketyre shqiptareve te perzene nga vatrat e tyre prej bajonetave te monarko-fashistit Zerva me shoke. Artikulli i z. Idrizi eshte ndricues, hapni syte.
Krimet e fashisteve grek kunder krahines shqipetare te camerise qe eshte me siperfaqe sa Kosova me gjithe zonat e saj periferike jane nje3 genocide I paster.Qellimi nuk ishte se disa came ishin bashkepunetore me gjermanet se te tille kishte edhe greke e ne cdo shtet kishte te tille bashkepunetore .Jo JO !.. qellimi ishte qe duke perfituar nga situate e turbullte e pAS LUFTES BOTERORE ( ujku mjegull do) greket vendosen te lanin esapet njehere e mire me camet qe I kishin si ferre neper kembe qe kur uzupruan kete krahine Brenda shtetit te tyre.Prandaj vrena e prene e dogjen cfare deshen dhe detyruan nje popullsi etnike shqipetare te braktise vendin dhe pronat e saj dhe pas njemije mundimesh te strehoheshin ne shqiperine e drobitur te sapo dale nga lufta.Keshtu jane greket , thjeshte kriminele qe se kane per gje te therin njerez e te cpojne me bajonet grate shtatazana shqipetare dhe kete e kane bere mese nje here.le te kujtojme ketu bandit dhe ushtaret greke qe dogjen shqiperine e jugut rreth viteve 1913 ku masakruan rreth 50 mije shqipetare ne juge te shqiperise.Ata nuk durojne popullsi me etni tjeter ne vendin e tyre edhe pse camet ishin ne token e tyre qe ne Kohen e Pirros.Nderkohe minoriteti grek ne shqiperi nuk I hyri asnje gjemb ne kembe, as u vra as u pre ,madje qeverite e te gjitha koheve ne shqiperi treguan kujdes qe ata te ruajne kulturen ,gjuhen dhe indetitetin e tyre dhe sot ne sistemin demokratik ata jane me te gjitha te drejtat ,ndoshta nje minoritet nga me te privilegjuarit ne mbare Evropen.Ata kane gjithcka qe kane dhe shqipetaret ,kane shkolla ne gjuhen e tyre ne te gjitha nivelet ,ju eshte dhene toke si cdo qytetare shqipetare kane partine e tyre etnike dhe jane dhe miltojne e kontribujne ne cdo nivel politik ,ekonomik dhe administrative te vendit.Nderkohe qe ne greqi edhe camet ortodoks I kungojne si grek dhe as qe behet fjale per ndonje respektim gjuhe etnie a culture.Sa ndryshim te madhe ka midis dy fqinjeve shekullore per respektimin e te drejtave te njeriut, nje shqiperi e varfer qe respekton gjithcka qe duhet respektuar dhe nje greqi e pasur qe nuk respekton asgje.Megjithate njohja e ceshtjes came ne komisionin evropian eshte nje sinjal I mire qe e drejta vonon por nuk menon dhe ndoshta eshte dhe fillimi I nje periudhe fatndjellse per zgjidhjen e e kesaj ceshtje , ku me ne fund mund te zgjidhen te drejtat e mohura per mbi 70 vite te nje nga komunitetetr me te martirizuara ne Ballkan.Shume urime per cdo kend qe kontribuoi ne kete ceshtje te shente qe nuk ka te beje vetem me te drejtat e komunitetit came por me te drejtat dhe nderin e gjitha kombit shqipetare si I barabarte me fqinin tone shekullore…
O lule ti moj korce lule!..&0 vite sjane asgje,jane zgjidhur problem qe kishin shekuj qe kishin lene vatrat e tyre dhe u grumbulluan dhe formuan shtetin sic eshte rasti I Izraelit o zotri gabohesh., megjithate ti nuk besoj te jeshe korcare se po te ishe do te dije se greket nuk masakruan vetem camet pas luftes se dyte boterore por edhe nje lagje te tere te Korces qe e shkrumbuan me 1913 –14 kur vrane dhe theren rreth 50 mije banore ne shqiperine jugut..mesoi po si di o gjake prishur!…
Mireutakofshim ne Camerine e lire! Ta hedhim vallen e Osman Takes ne Preveze.