VIDEO/ Pamjet dramatike, policia qëllon për vdekje fëmijën që vuante nga autizmi

29 Shtator 2016, 09:29Sociale TEMA

Policia amerikane ka publikuar pamjet tronditëse të vrasjes së një fëmije 6-vjeçar, i cili vuante nga autizmi, nga policia.

Jeremy Mardis është qëlluar në nëntor të 2015 nga policia, ndërsa gjendej në ndenjësen e pasagjerit të makinës së të atit.

Në fillim, policia pati akuzuar babain e fëmijës se kishte tentuar t’i përplaste me makinë dhe se ai kishte edhe një armë në automjet.

Megjithatë, pamjet e publikuara së fundi tregojnë se Christofer Feë, babai i 6-vjeçarit, jo vetëm nuk tenton t’i përplasë, por makina ishte e ndaluar dhe Feë kishte nxjerrë duart jashtë dritares. Për më tepër, është vërtetuar se ai as nuk mbante armë brenda saj.

Por, pavarësisht kësaj, 6-vjeçari Jeremy Mardis u qëllua 5 herë nga policia, duke mbetur i vdekur.

3 komente në “VIDEO/ Pamjet dramatike, policia qëllon për vdekje fëmijën që vuante nga autizmi”

  1. Ilia says:

    Gjithe keto vrasje ne USA dhe asnje nuk kerkon doreheqjen e Ministrit te Brendshem. Te kishte qene ne Shqiperi do te dilte opozita nate dite ne televizor duke akuzuar mafiozin Saimir ?

  2. saje says:

    “Demokraci Amerikane???!!!” …Por sikur te meerreshin vesh edhe gjykimet!…
    Hane si kafshe…veprojne si kafshe!
    5 plumba femijes 6vjec me autizem….Ata ropt ku ti kini!!!Mbase ratesija ose cudija iu shperblefte tek femijet e tyre.

  3. Un says:

    Dy policët me ngjyre qe u arrestuan per arsyen se qelluan nje te pafajshem, akoma me e tmerrshme vrane femijen vetem 6 vjeç, tani le te kalben ne burg ndyresirat. E pagofshin me te njejten dhimbje qe i shkaktuan prinderve te atij femije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje