Poeti Petrit Ruka është bërë nostalgjik dhe ka postuar një foto me një tjetër poet të njohur të Tepelenës, sot diplomatin Ilirian Zhupa. Foto i përket viteve tetëdhjet, kur Shqipëria po njihte një lulezim të poezisë së brezit të ri, të shpërndarë në tre qendra të saj, në Tepelenë, Lezhë dhe Tropojë.
Petrit Ruka Ilirian Zhupa dhe Qazim Shemja në Tepelenë, Preç Zogaj, Rudolf Marku, Ndoc Gjetja Agim Isaku e të tjerë në Lezhë, Hamit Alia, Skëndër Buçpapa, e Ndoc Papleka në Tropojë kishin krijuar një gjeografi të poezësë së re në Shqipëri, duke i idnetifikuar këto treva me njerëz të kulturës.
Duke parë postimin e Petritit, ndjej dhimbje se këto tre qytete, 36 vjet më pas nuk janë të njohura më për njerëz të kulturës, apo artit, por për “të fortë” dhe banda. Politika ja ka arritur që pas 36 vitesh ne të mos flasim më për kryeveprat e Petrit , poezinë e ndjerë të Ilirjanit, butësinë e egër të Precit në poezi, apo filozofinë e Gjetjes, baladat e Hamitit dhe Paplekës, por për “të fortët” e Tropojës, Tepelenës dhe Lezhës, të cilët janë personanzhe kryesore të ligjit të dekriminalizimit. Ky është bilanci më i hidhur që i ka dhënë sot Shqipërisë kjo politikë. Dhe këtë bilancë e kupton duke parë këtë foto, e cila Petritit, mund ti kujtoj shumë gjëra personale, por ne na bën një bilanc të hidhur të ecjes sonë së prapthi. Qoftë dhe kur mendojmë ku janë sot këta njerëz dhe nga kush janë zëvendësuar në opinion publik.
M.Baze
Ja postimi i Petrit Rukes
Kjo foto duhet të jetë bërë 36 vjet më parë, një të diele në Tepelenën tonë. Dy shokë, miq, sivëllezër të një jete. Iliriani mësues letërsie në shkollën e mesme Izvor, gati 30 kilometra, larg shtëpisë së tij nga qyteti i vogël dhe unë po kështu, në Turanin tim. Mezi prisnim të shtunat të takoheshim, të çmalleshim, t’i lexonim plot pasion poezitë e reja që kishim shkruar gjatë javës, të pinim konjak në të ashtuquajturin turizëm, të bënim xhiron e mbrëmjes, të shikonim vajzat e bukura, të flisnim për to, të qeshnim, të qeshnim dhe sërish të përsërisnim ritualin deri natën vonë, të pinim konjak e cigare pa pushim.
Ndonjëherë zbriste me ne nga Qesarati i tij buzë Vjosës edhe Qazim Shemaj dhe festa bëhej edhe më e bukur. Doza e alkolit shtohej.
Të rinj, plot ëndrra sarhoshe, sfidantë me drejtorat e shkollës, me zyrtarët, me mediokrit, me gjithçka.
Ndonjëherë në xhiro shfaqej sekretari i parë i partisë, një burrë i paditur dhe zemërlig me gjithë shpurën e tij të komitetit nga pas, që e kish dërguar Ilirianin një vit në minierën e qymyrgurit, duke e lënë pa një bursë studimi për në universitet, sepse kish zbuluar që lexonte letërsi të ndaluar borgjeze. Mua më kishin degdisur të mbaroja në Shkodër dhe jo në Tiranë po ai e pati pësuar edhe më keq. Historia e dënimit të tij për të mos vazhduar studimet normalisht me shokët e maturës ish një tragjikokomedi më vete. Dikujt i pati dhenë romanin borgjez “Kompania e bretkosave” dhe me këtë mëkat qe marrë vetë ai burri i vockël, që ish i madhi i vendit.
Sapo e shihte Iliriani, nxihej dhe më jepte komandën; “futi duart në xhepa, kokën ngrije shumë lart dhe ktheje nga ana tjetër. Madje po munde fishkëlle me vete për qejfin tënd.” Ishte e vetmja sfidë injorimi që mund t’i bënim. Dhe e bënim me një kënaqësi që na shkonte deri në palcë. Pastaj qeshnim për “betejën” e re që kishim fituar. Ish e vetmja trimëri që mund të bënim në ato kushte.
Të pagjumë nga leximet dhe diskutimet, që vazhdonim deri në mëngjes. Shpesh flinim në shtëpitë e njeri-tjetrit dhe e gdhinim ashtu shtrirë deri sa agu shfaqej në dritare. Dhe të hënën niseshim sërish tek nxënësit tanë, me premtimin, se ja, e shtuna tjetër edhe pesë ditë do që të vijë…
Uh, sa kujtime mund të sjell edhe një foto e vetme!.
paska qen koh e bukur komunizmi! jet e bukur shpirtnore.
Zhvillimin e shoqërisë nuk e vendoste sekretari i parë , aq më tepër kur ishte sipas Petritit…injorant .Shoqërinë , pra edhe poezinë e zhvillonte shkolla , pra kultura , shkolla e vërtetë , me mëxues të vërtetë , me profesorë të vërtetë , që ishin të nivelit të lartë edhe atje ku ishte , degëdisur , Petriti…Sa për faktin që shërbenit në fshat , a mos vallë në fshat nuk kishte fëmijë……Kryeveprat e Migjenit ….Luli i vocërr, Bukuria që vret …u shkruan në Pukën e largët
Megjithatë lërjani historinë kohë , shkruani diçka të bukur dhe ne do t’ju lexojmë…..me kënaqësi….
Se marr vesh c’eshte kjo nostalgji sarahosesh, duhanxhinj e ca dokra anti regjim.Lasgush Poradeci keta e ca me te medhenj se keta ne moshe e ne poezi iquante “borizanet e partise” Poeti disident qe shkruajti perla kur erdhi Partia komuniste ne pushtet e theu penen e nuk shkruajti me.Keta romantike province nuk bene ndonje gje te madhe e as ka ndonje gje te madhe ne shkrimin me siper, Mero ke sa shperthime province edhe ti por te rralla.Provincializmi si mentalitet qenka i tmershem.
I kam lexuar disa prej tyre.Dhe aji qe la gjurme ne poezi ishte Gjetja.
I nje mendimi me komentuesit. mirrej sekretari pare me djemuri? po me? Broçkulla “demokratike” te sotme. Dhe poezite e tyre paskan çare ferren qe na Turhani e deri ne Viçidol. Po i shohim se çfare malli jane; figura asimetrike
Hidhe hapin e valles sipas melodise… Keta ishin “valltaret” pas te cileve,kishte duartrokites.
Po ajo kohe kishte vertet duartrokitie te sinqerta-kryesisht.
Bukeshkellesit, (mvaret kush quhet i tille),mbeten bukeshkeles;kushdo e kudo qofshin!
Njerezit e penes, jane paraprires se te ardhmes; me pozitivet dhe negativet e saj.
Dhimbia e Madhe D.
Si perhere, Petrit Ruka me shkrimet e tij te ndjera e njerzore, duke u kthyer ne te shkuaren, vec te tjerash informon, tregon se si jetonin, si enderronin e krijonin te rinjte e asaj kohe. Ai tregon se rebelizmi karakteristike rinor nuk ka munguar as ne komunizem, I zhvilluar kuptohet, me format e tolerushme nga koha. Ai tregon se shkollimi nuk ishte nje e drejte si tani. Ajo jepej. Tregon se ata konsumon in konjak dhe vetem konjak, sepse konjaku dhe ferneti ne ate kohe, ishin te vetmet pije moderne, pasi ne ate kohe nuk kishte shumellojshmeri pijesh si tani. Pikerisht keta te rinj hokatar, pasionant e enderrimtar, behen me pas pena te forta, njerez te mire e krijues me emer.