Arjan Vasjari, i ftuar mbrëmë në emisionin “Top Story”, doli kundër metodave të kundërshtimit të këtij ligji, pasojat e të cilit, sipas tij, po zmadhohen.
“Pjesë të shoqërisë civile dhe medias përpiqen të injektojnë në shoqëri një makth, që nuk qëndron. Unë kam qenë pro ligjit të PD, kundër qëndrimit të Ramës për ta kundërshtuar si ligj, sot jam pro Ramës dhe kundër qëndrimit të PD. Unë mendoj që është një ligj edhe më i mirë se ai i qeverisë Berisha sepse Qeveria ka patur kohë të përmirësojë”, tha ai.
Sipas Vasjarit ligji është i domosdoshëm për të gjallëruar industrinë e riciklimit dhe argumentin e kundërshtarëve të ligjit se më parë duhet të pastrohen mbetjet në vend, e rrëzoi duke u shprehur se kjo nuk mund t’i kërkohet industrisë ricikluese.
“Nuk është detyrimi i saj të pastrojë Shqipërinë dhe nëse e njeh si industri duhet t’i lësh të zgjedhë vetë lëndën e parë”, tha ai.
Ndërsa Skënder Minxhozi bëri një krahasim mes ligjit aktual dhe armëve kimike siriane, kur vuri në dukje se Qeveria, sipas tij, gaboi në trajtimin e çështjes duke e bërë fakt pa ja shpjeguar më parë publikut.
“Mënyra që u aprovua na vë përballë një situate të përsëritur ku pasi hedh hapin përpiqet të shpjegojë arsyet e hedhjes së hapit. Rama duhet të shpjegonte ligjin 6 muaj para se ta kalonte atë. Ligji shpjegohet kur është draft, jo kur ka kaluar. Këtu ka kaluar një akt ligjor dhe sot po shpjegohet. Kjo më ngjan me një tjetër aferë mbetjesh, shumë më të rrezikshme, siç është ajo e armëve kimike siriane”, u shpreh Minxhozi.
Sipas Minxhozit, ligji është thelbësisht shumë më i mirë se ai paraardhës.
“Janë vetëm 4 mbetje që lejohen të importohen dhe janë ato që rreshtohen në listën e gjelbërt të BE. Ligji nuk parashikon depozitim dhe djegie për mbetjet”, deklaroi ai.
O Vasjar, te eshte krijuar bindja se je koke e madhe dhe nxjerr vetem fjale te mencura nga goja! ne fakt je komplet rrote K… dallkauk, e delirant kokebosh! Mua si qytetar nuk ka pse te me injektoje makth media, une e shoh makthin sepse eshte real, eshte ne cdo cep pallati, shesh, fushe, breg lumi e breg deti! Prandaj ideja e te importuarit te mbeturinave te te tjereve eshte thjesht nje poshtersi! Une ndjej neveri per ty e te tjere si ty pseudogazetare te paguar per te bere propaganda plehrash. Qerrohu bastard!!!