“Plehrat”/ Krahësimi i ligjeve të tre kryeministrave, Nano, Berisha dhe Rama: Përfundimet nxirrini vetë

30 Shtator 2016, 20:54Sociale TEMA

Jane tre kohe dhe nje ceshtje, “importi i mbetjeve” ne Shqiperi.

Nje periudhe e gjate qe nisi ne vitin 2003 dhe ka stacionin e radhes tani, ne shtator 2016.

Kater here ne 13 vite, kjo ceshtje eshte shtruar per diskutim dhe trajtim ligjor, por ne te katert rastet zhurma ka shkaterruar ambjentin per nje analize te plote mbi nenet, ndryshimin e tyre ne kohe te ndryshme, dallimet apo diferencat mes tyre.

Skandal.al ka analizuar ndryshimet ligjore ne vitet 2003, 2011, 2016 vetem per ceshtjen e importit te mbetjeve dhe, tani ka nje ide te qarte mbi to.

Diferencat jane te medha dhe, prej tyre, kushdo mund te gjykoje mbi qendrimin politik te seciles pale per kete ceshtje.

1.Ligji nr. 9010- Per administrimin mjedisor te mbetjeve te ngurta, i vitit 2003

Ligji i vitit 2003, kishte nje kapitull te posacem dedikuar importit, eksportit dhe tranzitimit te mbetjeve, nje nen te posacem per importin e mbetjeve gjithashtu.

Ne Kreu VI “IMPORTIMI, EKSPORTIMI DHE TRANZITIMI”, neni 26 “Leja e importit” sanksiononte:

Ne Republikën e Shqipërisë ndalohet importimi i mbetjeve për ruajtje, depozitim ose asgjësim.

Cdo import i vecante mund te kryhet ne baze te nje autorizimi te posacem te Keshillit te Ministrave.

Pra sipas ketij neni, ndalohej cdo import me qellim ruajtjen, depozitimin dhe asgjesimin e mbetjeve.

Dy termat e pare, jane lehtesisht te kuptueshem, ndaj per to nuk ka definicion ne ligj.

Per “asgjesimin” ka nje definicion te posacem dhe eshte ky:

“Asgjësimi i mbetjes” përfshin proceset pas te cilave nuk parashikohet përpunim tjetër i mbetjes dhe qe mbyllen me groposjen e hedhurinës.

Ligji ka nje definicion te qarte edhe per perpunimin e mbetjes dhe riciklimin e mbetjes.

Por ligji nuk thote asgje per incenerimin, nje proces i cili ka qene fort i lakuar ne ate kohe.

Konkluzion:

Ligji nuk thote qe importi i mbetjeve per incenerim ndalohet dhe, pikerisht kjo hapesire e gjere e lene qellimisht ne ligj, i krijoi mundesine qeverise se kryeministrit Fatos Nano qe ne date 26. 05. 2004 te nenshkruante nje marreveshje me kompanine AlbaniaBeg Ambient te Francesco Becchetti, per lejimin e ndertimit te nje inceneratori ne Shqiperi, marreveshje koncesionare qe perfshinte edhe importin e mbetjeve per incenerim per nje afat te gjate.

Tamam ne ate marreveshje, shkelqenin firmat e Organit Shtetetor te Autorizuar te perbere nga ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit Bashkim Fino, ministri i Mjedisit Et’hem Ruka, ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi, Francesco Becchetti ishte kunderparti i tyre.

Bechetti ishte pjese e nje familje te madhe romane qe kishte monopolizuar kete aktivitet ne rajonin e Lazios.

Ceshtja e asaj kontrate koncesioni eshte rikthyer keto kohe ne debatin politik. Ben Blushi ka qene ne veshtiresi perballe ketij fakti. Ai nuk e ka mohuar firmen e tij por eshte mbrojtur me faktin se ai incenerator nuk u ndertua asnjehere.

2. Ligji nr. 10 463- Per menaxhimin e integruar te mbetjeve, i vitit 2011

Ligji i vitit 2011, hartuar, miratuar dhe zbatuar nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha, lejon plotesisht importin e mbetjeve te pa rrezikshme.

Qellimi i importit u liberalizua plotesisht dhe kufizimet ndaj tij ishin te limituara.

Ky ligj, shfuqizoi ligjin e vitit 2003 dhe, ligjeroi importin e mbetjeve edhe per incenerim.

Ne nenin 22 “Rrjeti i integruar i impianteve te trajtimit te mbetjeve”. pika 3 thuhet:

3. Këshilli i Ministrave ndalon importin e mbetjeve, që destinohet për incinerim, kur ky operacion klasifikohet si rikuperim dhe vlerësohet se:

a) një gjë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur rrjetin e impianteve të trajtimit të mbetjeve;

b) importe të tilla mundësojnë trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve të vendit me mënyra që nuk përputhen me planet përkatëse të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Konkluzion:

Sipas ketij neni, importi i mbetjeve per incenerim eshte i lejuar, por qeveria mund ta ndaloje apo kufizoje ate me vendim te posacem te saj.

Nje rast i parashikuar ne ligj ishte “diskriminues”-ai kur nga incenerimi, operacioni klasifikohej si rikuperim, proces i definuar qarte dhe dedikuar industrise se riciklimit; nderkohe qe dy te tjeret jane favorizues, ne sherbim te funksionimit te impianteve te trajtimit te mbetjeve, perfshire dhe asgjesimin e mbetjeve te krijuara ne vend.

Me qarte, importi per incenerim legalizohej per te mbajtur ne pune impiantet si dhe per te plotesuar kapacitetet e paplotesuara nga mbetjet e vendit.

Nderkohe, ligji kishte edhe nje kre te posacem- KREU VIII “INCNERIMI I MBETJEVE”, me vetem nje nen, ate 47-te:

Incinerimi i mbetjeve

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për incinerimin e mbetjeve, përfshirë:

a) specifikimin e kërkesave për incineratorët dhe bashkincineratorët e mbetjeve;

b) procedurat e pranimit të mbetjeve në incineratorë dhe bashkincineratorë;

c) kushtet operacionale të tyre;

ç) procedurat e kontrollit dhe të monitorimit të tyre;

d) procedurat e mbylljes dhe të kujdesit të mëtejshëm;

dh) kërkesa të tjera që duhen plotësuar kur kërkohet leje mjedisi;

e) kushte të tjera që duhen përfshirë në një leje mjedisi.

Ne ane tjeter, ligji i vitit 2011, ne nje kre tjeter, KREU IX, sanksionon importin dhe eksportin e mbetjeve ne Shqiperi.

Ne nenin 48-te te tij thuhet:

1.Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.

2.Ndalohet në të gjitha rastet kalimi transit ndërkufitar i mbetjeve të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.

3.Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme për qëllim ruajtjeje ose asgjësimi në Republikën e Shqipërisë.

Konkluzion:

Ligji ne fjale, ndalonte importin e mbetjeve te rrezikshme dhe mbetjeve jo te rrezikshme, por ne kete rast vetem per qellime ruajtje dhe asgjesimi-ky i fundit nje operacion i definuar qartesisht si i ndryshem nga incenerimi, i lejuar me ligj dhe me importin e mbetjeve ne sherbim.

Ne ane tjeter, ne nenin 49 te tij -Importi i mbetjeve jo te rrezikshme, thuhet:

1.Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet jo të rrezikshme apo mbetjet inerte, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3 të nenit 48 të këtij ligji.

2.Importimi i mbetjeve, sipas pikës 1 të këtij ligji, është i mundur vetëm me autorizim të Këshillit të Ministrave.

3.Kërkesa për autorizimin e importit paraqitet në ministri.

4.Autorizimi i importit të mbetjeve jo të rrezikshme lëshohet vetëm në përputhje të plotë me këtë ligj dhe akte të tjera në fuqi.

5.Këshilli i Ministrave, kur shqyrton kërkesën për importin e mbetjeve jo të rrezikshme, merr në konsideratë arsyet e importimit të këtyre mbetjeve. Kërkuesi i autorizimit të importit të mbetjeve jo të rrezikshme duhet të provojë se janë shfrytëzuar të gjitha mbetjet, sipas llojit dhe kodit, të kërkuar në vend.

6.Autorizimi për importin e mbetjeve jo të rrezikshme është i vlefshëm për një periudhë kohe deri një vit dhe i nënshtrohet kushteve të përgjithshme, të përcaktuara në rregulloret e miratuara në zbatim të këtij ligji, si dhe çdo kushti specifik që lidhet me rastin konkret.

7.Në autorizimin e importimit të mbetjeve përcaktohen:

8 a) lloji i mbetjeve për importin e të cilave lëshohet;

9. b) standardet që lidhen me ambalazhimin dhe etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë transportit të tyre;

10 c) kërkesat për monitorimin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve.

11. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton listën e mbetjeve që lejohen të importohen dhe rregullat për zbatimin e këtij neni.

Konkluzion:

Ligji ne kete nen, jo vetem sanksionon importin e mbetjeve jo te rrezikshme, por edhe e hap plotesisht ate per kedo dhe kudo; domethene, ligji legjitimon cilindo si importues mbetjesh, pavaresisht aktivitetit te tij, ndersa hap territorin e Shqiperise, kudo, ne cdo pike hyrjeje te tij per kete import.

3. Ligji “Per menaxhimin e integruar te mbetjeve”, ndryshimi i miratuar te enjten e javes qe shkoi ne Kuvend

Ne vjeshten e vitit 2013-te, qeveria e kryeministrit Edi Rama, vendosi te ndaloje me ligj, importin e cdo lloj mbetjeje te rrezikshme e te parrezikshme ne territorin e Shqiperise, per cilindo qellim-ruajtje, depozitim, asgjesim, incenerim apo edhe riciklim.

Masa e ashper u mireprit nga qytetaret edhe si shenje e nje angazhimi politik te mbajtur.

Por kete vjeshte, tre vite larg nga ai vendim, disa deputete por te mbeshtetur nga qeveria, vendosen te ndryshojne ligjin, krijojne nje hapeisre per procesin e riciklimit.

Projekt ligji i tyre u miratua te enjten qe shkoi ne Kuvend dhe ndryshimet ne te jane keto:

Se pari,

Ligji i ri i votuar te enjten, godet nenin 22 te ligjit egzistues, posacerisht piken 3 te tij- publikuar me lart, pike e cila lejonte importin e mbetjeve per qellime te incenerimit, duke i dhene te drejten qeverise ta ndalonte apo kufizonte ne raste te caktuara.

Ne nenin 1 te tij thuhet:

Në nenin 22 pika 3 shfuqizohet.

Pasi ben kete, sanksionon qarte:

Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme, për qëllim ruajtjeje, asgjësimi ose incenerimi në Republikën e Shqipërisë.

Konkluzion:

Ligji i miratuar te enjten ne Kuvend, ndalon importin e mbetjeve per qellime incenerimi ne cdo rast, posacerisht edhe per mbetjet e pa rrezikshme.

Se dyti,

Ligji i votuar te enjten ne Kuvend, hap mundesine e importit te mbetjeve jo te rrezikshme per qellime riciklimi, vetem riciklimi dhe gjithsesi me te kufizuar.

Ligji shton nenin 48/1 me kete permbajtje:

Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, të listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvëndësues, të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3 të nenit 48 të këtij ligji.

2. Procesi i kontrollit dhe zhdoganimit përfundimtar i mbetjeve, sipas pikës 1 të këtij neni, kryhet në jo më shumë se në tre pika doganore që kanë kapacitetet teknike dhe njerëzore për monitorimin e tyre. Këto pika caktohen nga Ministri përgjegjës për Financat dhe Ministri përgjegjës për Mjedisin.

3. Importimi mbetjeve, sipas pikës 1 të këtij ligji, është i mundur vetëm me autorizim të ministrit.

4. Kërkesa për autorizimin e importit paraqitet në ministri.

5. Autorizimi i importit të mbetjeve jo të rrezikshme, sipas pikës 1 të këtij neni, lëshohet vetëm në përputhje të plotë me këtë ligj dhe akte të tjera në fuqi.

6. Autorizimi për importin e mbetjeve jo të rrezikshme, sipas pikës 1 të këtij neni, është i vlefshëm për një periudhë kohe deri në dy vjet dhe i jepet vetëm atyre subjekteve të cilat janë licencuar për ushtrimin e veprimtarisë së riciklimit dhe që posedojnë infrastrukturë riciklimi. Autorizimi i nënshtrohet kushteve të përgjithshme, të përcaktuara në rregulloret e miratuara në zbatim të këtij ligji, si dhe çdo kushti specifik që lidhet me rastin konkret.

7. Në autorizimin e importimit të mbetjeve, sipas pikës 1 të këtij neni, përcaktohen:

a) lloji i mbetjeve për importin e të cilave lëshohet;

b) standardet që lidhen me ambalazimin dhe etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë transportit të tyre;

c) kërkesat për monitorimin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve.

8. Kërkuesi i autorizimit të importit të mbetjeve jo të rrezikshme duhet të provojë se janë shfrytëzuar të gjitha mbetjet , sipas llojit dhe kodit.

9. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton listën e mbetjeve, sipas pikës 1 të këtij neni, që lejohen të importohen dhe rregullat për zbatimin e këtij neni, si dhe rregullat e trasparencës në lidhje me këtë import.

10. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat dhe procedurat, për importimin mbetjeve për përdorim, përpunim, riciklim dhe si zëvendësues, për zbatimin e këtij neni.

Prej te enjtes kur ky ligj po miratohej, thuajse te gjithe-ne politike e ne media, deputete apo analist, kane patur nje fjali pjese te ligjerimeve te tyre: qeveria po rikthen ligjin e qeverise se Sali Berishes te vitit 2011.

Por ne fakt, po te krahasosh nenin 22, pastaj nenin 48 dhe nenin 49 me ligjin e miratuar te enjten ne Kuvend, ndryshimet jane te dukshme.

Ligji i miratuar te enjten e ne mbrojtje te te cilit ka dale qeveria dhe vete kryeministri Edi Rama, ndalon importin e mbetjeve jo te rrezikshme per qellime incenerimi dhe ky eshte ndryshim ne raport me ligjin e vitit 2011 por edhe ate te vitit 2003.

Ligji i miratuar te enjten, hap mundesine e importit te mbetjeve jo te rrezikshme per qellime te riciklimit, por e kufizon kete import vetem per kompani qe kane nje linje te certifikuar nga BE per riciklim, e kufizon ne nje liste mbetjesh jo te rrezukshme qe jane vetem disa e qe nisin me drurin, qelqin, plastiken dhe metale te lehta, e kufizon nje vetem nje pike hyrje ne territorin e republikes se Shqiperise dhe  e vendos edhe nen kontrollin e nje faktori teresisht te paane, madje armiqesor, shoqerise civile qe vepron ne fushen e mbrojtjes se mjedisit por edhe te te drejtave te njeriut.

Teresisht ndryshe nga ligji i miratuar dhe perdorur nga qeveria e Sali Berishes.

Mjafton te lexohet dhe krahasohet.

Skandal.al

3 komente në ““Plehrat”/ Krahësimi i ligjeve të tre kryeministrave, Nano, Berisha dhe Rama: Përfundimet nxirrini vetë”

  1. Albogentivlora says:

    Cilido qe ka dy pare mend ne koke, po te ulet per pak minuta dhe ti lexoj keto ligje nen per nen, do kuptoj diferencen qe ka midis tyre. Ligji i miratuar pak dite me pare nuk eshte aspak i rrezikshem per Shqiperine perkundrazi, krijon mundesine per segregimin dhe grumbullimin e materialeve ricikluese ne vend me ane te takses se mbledhur nga lenda qe do importohet dhe qe do injektohet per keto projekte. Nuk arrij ta kuptoj pse tremben njerezit nga ky ligj. Duket qarte qe gogoli vertitet korridoreve te shqupit dhe qe leshohet neper media here pas here. Mos u trembni o njerez por qetesohuni dhe clirohuni pak se ky eshte nje ligj teper i mire dhe nuk cenon aspak ambientin e Republikes se Shqiperise.

  2. Nje shqiptar says:

    Mos beni propagande dhe mos na tregoni prralla. Nuk jemi injorante. Tregoni kush eshte i interesuar per kete importim? Cilit person i ka premtuar Edi Rama per te importuar plehrat ne Shqiperi? Perse u aprovua ky ligje ne menyre te pershpejtuar dhe jashte tere rregullave dhe pa asnje trasparence? Deputetet socialiste votuan si komunistet e dikurshem: per te ruajtur unitetin, por faktikisht me votimin e tyre i kane dhene nje grusht te forte besimit ne popull madje edhe vete Partise Socialiste. Tani ka lindur pyetja: a eshte e afte Partia Socialiste te mbroje interesat e shqiptareve dhe te Shqiperise, ti vendose keto interesa mbi interesat e shteteve te huaja, presidenteve e kryeministrave miq personal, individeve te vendit apo te disa zoterinjeve? Ky eshte nje Gerdec i dyte por qe na vendos ne bashkesine e shteteve dhe rajoneve me te prapambetura te Bangladeshit dhe shteteve afrikane. Doni te zhvilloni turizmin cilesor dhe importoni plehra, pikerisht ato elektroniket qe permbajne metalet e renda qe jane zanafilla e qelizave kancerose dhe te nje seri semundjesh te renda.
    Perfiton ketu vetem LSI qe ne zgjedhjet e ardheshme do te behet partia e pare. Ilir Meta nuk ishte ne seance dhe propozon me zgjuaresine diplomatike qe kontrolli i importit ti kaloje shoqerise civile 100%?!!! Vete votimi i ketij ligji me shpejtesi fsheh interesa personale ne dem te vendit.

  3. mirel says:

    Lesh lesh.
    Cilat jane nevojat ricikluese te vendit?
    Ndersa Nano me Ligjin e tij te pare ka bere mashtrim te hapur publik sepse Ligji ndalon ruajtje depozitim dhe asgjesim. Incinerimi eshte asgjesim. Perkthimi eshte “Djegien” . pra asgjesimi eshte me djegie. Nano ka mashtruar me kete loje fjalesh.
    Berishen nuk po e zene goje fare se nuk ja vlen. Po merrem me termat e ripjelljes:
    -1 -Lende e pare dytesore!?
    2- nevojat dhe kerkesat e industrise ricikluese te vendit!? Kur dhe ku eshte ngritur kjo industri dhe cfare ka ricikluar deri tani?
    3- per qellim riciklimi dhe perdorimi si zevendesues?? Te lendeve te tjera….
    Ka kaq shume konfuzion dhe paqartesi sa eshte me i keq nga ligji i Nanos.
    Ramiu nuk e paraqet listen e vertete qe perfshin dhe skrap elektronik. Njelloj si qeni Nano qe ndalon asgjesimin, per ti mbush mendjen shqiptareve trapa, por lejoka djegien e plerave.
    Dhe Ramuti ja fut me top me tere keto lojera fjalesh pa kuptim, thua se nje industri e madhe paska lulezuar ne Shqiperi historikisht dhe paska ngecur keq nga moszbatimi i ligjit .
    Industria e riciklimit..gje qe te ben te besosh qe kjo iindustri vertet lulezoka me dijenine e qeverise por ne menyre te paligjshme, sic e nxori media Italiane, duke djegur lende toksike.
    Tani Ramuti verteton ekzistencen e kesaj industrie dhe te ketij tregu te paligjshem dhe kriminal, qe uveka ne levizje nga instancat me te larta te shtetit, qe ben cben,krijon nje ligj te tille per te shpetuar fytyren e vet per krim kunder shtetit.
    Me qarte se kaq nuk ka ku te veje.
    Ramiu ka vazhduar aferat e plerave te Nanos dhe Berishes ne heshtje, ka ngritur mafien e tij mbi kete industri dhe tani do ta ligjeroje.
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje