“Zoti kryeministër, shqiptarët nuk duan të argëtohen me Berishën, duan ta fusësh në burg!”

30 Shtator 2016, 19:10Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi gjatë një takimi në fshatrat e Fierit, kur ka thënë se e nxjerrin Berishën të flasë në Kuvend për t’u argëtuar shqiptarët.

Por, gazeta Dita ka replikuar me kryeministrin Rama.

Sipas saj, shqiptarët nuk duan të argëtohen me Berishën, por e duan atë në burg.

“Megjithëse një premtim qendror elektoral, dënimi i Berishës, nuk është më temë e preferuar për retorikën politike të Edi Ramës dhe të mazhorancës që ai drejton pas 23 qershorit 2013.

Shqipëria nuk është gati. Problemi tek ne është drejtësia – thuhet shpesh.

A është plotësisht kështu? A është vetëm situata në Drejtësi arsyeja pse Sali Berisha dhe ministrat e tij nuk po shkojnë atje ku duhet të ishin?

Drejtësia është një sistem jo i centralizuar; do ishte e tepërt të besoje se dikush mund ta kontrollojë këtë sistem të gjithin, ose njëherë e përgjithmonë.

Është e vërtetë që ka gjykatës që janë hedhur tashmë pa kthim në anën e krimit, – si dhe ka të tjerët që janë ende me një këmbë apo me të dyja në anën e ligjit. Cila nga këto dy kategori nuk do ta dënonte Berishën?

Gjykatësit e kriminalizuar? Të mësuar me shërbimet politike dhe peng i tyre, ndoshta ata do ishin më të zellshmit për ta dënuar Berishën me sinjalin më të parë politik të mazhorancës së re.  Për pjesën tjetër të gjykatësve nuk ka arsye  të mos zbatojnë ligjin nëse vjen fjala tek një proces gjyqësor ndaj Berishës apo një ish-ministri.

Kjo drejtësi, edhe kështu siç është, e dënon që ç’ke me të Sali Berishën.

Nuk është situata në drejtësi arsyeja pse Berisha apo Ruli, Imami apo Halimi, etj, nuk po shkojnë në burg.

Arsyeja është politike dhe duhet kërkuar tek politika, jo te drejtësia.

A e duan Rama e Meta arrestimin dhe gjykimin e Berishës? Duket qartë që jo.

Për këdo tjetër jashtë oborreve politike, ndëshkimi i tij, do të ishte lehtësim për një gjeneratë të tërë të zhgënjyer shqiptarësh nga demokracia”, shkruan kjo gazetë.

10 komente në ““Zoti kryeministër, shqiptarët nuk duan të argëtohen me Berishën, duan ta fusësh në burg!””

  1. Toma says:

    Ndersa kryeministri nuk i burgos kriminelat edhe aje ashte bashpunues meta,po i njejti kriminel, kanpas than Plehi e mbron Plehin.

    1. plehrat e partise histori plehrash says:

      sa popull naiv…ata jane besnik se nuk e fusin njeri tjetrin ne burg…saliu e kishte ne dore, pse nuk e futi brenda ramen, rama tha se do ta fusim ne burg saliun por pas zgjedhjeve i uroi saliut pension te mbare…e keshtu me rradhe…


      batutat dhe sharjet midis plehrave te politikes jane vetem nje perde maskimi per marreveshjen e fshehte midis plehrave……

    2. Ganiu says:

      Edi rama eshte bere vete si sali berisha edhe edi duhet te shkoje ne burg per mashtrim korrupsion dhe cregullime psiqike

  2. Vox Populi, Vox Dei says:

    Mire e ke Adrian,po Rama nje mut si Saleh-u eshte!

  3. Drita says:

    Edi Rama shaka e peshtire kjo e sotmja…..kujdes kontrolloje veten.. MOS TE HYPTE VETJA NE QEF thone Shkodranet
    Ne na dridhet zemra kur shikojme Saliun e nuk zbavitemi, .perkundrazi na dalin parasysh viti i tmershem i 1997 kur hapi depot e dha urdher avionave te gjuanin mbi popullin, pasatj grushti i shtetit 1998, Gerdeci qe mori jetet e pafajshme.. 21 Janari qe vrau ne mes te bulevardit…Serveri qe fshiu, pasurite qe ka vjedhur…TI erdhe ne ate post me premtimet e ndeshkimit….ndersa tani thua te argetohemi….si te te besojme e te te mbeshtesim????..

  4. duno says:

    Gazetaret e Nates apo Dites si e quajne duhet ta dije se KORBI KORBIT NUK JA NXJER SYTE prandaj mos na cudisin me keto fare shkrimesh . Ramushka e di qe po e filloi kete lloj sporti shume shpejt do ti vije radha edhe vete , keshtu qe do kenaqemi me faktin qe keta do ti denoje zoti ose historia dhe vetem kaq .

  5. Kushtrimi says:

    Po të futej në burg Sala bie opozita. Horrat rreth tij shkaktojnë trazira, vendi destabilizohet gjë që para bisedimeve për BE nuk e do askush. Pa futur investimet e huaja që do iknin edhe 10 vite nuk vjen askush më. Mendoj që Rama e din këtë.

  6. O zot endrra ime ne sirtar lutem per dit te behet realitet

  7. shaqo says:

    Saliu dhe te lartpermendurit e tjere i kane dosjet ne prokurori, nuk behet hetim. Rama ka faj? Absurde.
    Ta zeme se prokuroria i con dosjet ne gjykate, dhe gjykatat me se fundi, pas shume seancash, deklarojne e vendosin se nuk ka arsye dhe shkelje qe ata mund te denohen, pra jane te pafajshem. A mund te gjykohen me, te nderuar zoterinj te DITA-s, apo edhe ju jeni dakort qe ata te dalin te pafajshem, se me keto gjykata, ata jane TE PAFAJSHEM.
    Pse nuk duruat dhe pak dhe te hapnit diskutimet edhe ne publik mbas hyrjes ne fuqi plotesisht te reformes ne drejtesi, ndryshe une per vehte gjykoj se ju jeni ne krahun e gjykatave per pafajashmerine e te lakuarve tuaj.

  8. kleptofagos says:

    Reforma ne Drejtesi eshte si puna e Komisioneve te Posacme Parlamentare qe formohen ne Parlament, gjoja per te gjykuar nje ceshtje te rendesishme. Ne fakt e mbyllnin ceshtjen ose e cojne ne kalendat greke. Edhe reforma e drejtesise, duket se eshte alibia e radhes per te justifikuar e mos denuar hajdutet dhe kriminelet e politikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje