Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli ka deklaruar se shqipëria nuk I trembet aspak përfaqësueses spanjolle, përkundrazi do të hyjnë në fushë për të marrë një rezultat pozitiv.
Në konferencën për shtyp ai tha se ky është testi I parë I fortë I kombëtares shqiptare.
“Kemi te bëjmë me një ekip shumë cilësor që ka në përbërje lojtarë që bëjnë dieferencën. Mendoj që është një kundërshtar që ja imponon lojën e tyre cdo skuadre. Por mendoj që s’ka më skuadra të vogla dhe ata bëjnë mirë që mendojnë ashtu.
Këto eliminatore janë një rrugë e gjatë për ne, por ky është testi jonë i parë i fortë. Nuk kemi frikë, kemi respekt ndaj kësaj skuadre. Ne do të hyjmë në fushë me mendjen për të marrë një rezultat pozitiv, pse jo dhe të fitojmë ndeshjen” tha Agolli.
Më tej ai shtoi se skuadra është e karikuar për të bërë një ndeshje të mirë ndaj spanjollëve.
“Në të tilla ndeshje nuk ke nevojë të moobilizohesh, pasi të tilla skuadra krijojnë një atomosferë tjetër në skuadër. Mendoj se jemi gati për ta përballuar me sukses këtë sfide dhe pse duhet të japim më shumë nga mundësit që kemi për të marrë një rezultat pozitiv.” Përfndoi Agolli./f.b
Ishalla,ate mendjen qe kini ne te hyre,ta kini dhe ne te dale nga fusha !
Cfare ti boj trukimit dhe kompanive te basteve po e di une sa jeni te afte te krahasoheni me spanjen!!!!
Cfare ti boj trukimit dhe kompanive te basteve po e di une sa jeni te afte te krahasoheni me spanjen!!!!!
A jeni ne vete ore apo jo ?
Le qe edhe para kampionatit evropian keshtu u fryte ju dhe thate do marrim 7 pike ne 3 ndeshje.
Mundohuni te pakten te beni nje nga gjerat e meposhtme :
—-
1. Te zoteroni topin me shume se 20% te kohes.
—
2. Te merrni sa me pak kartona te verdhe apo te kuq.
—-
3.Te pesoni sa me pak gola dhe te humbni me nder.
—
4. Tifozat te mos hedhin sende e shashka ne fushe sepse rrezikojme qe ndeshjen e ardhshme me Izraelin ta luajme pa tifoze.
—
Po u realizua te pakten nje nga keto ne rregull jemi.
mesfusha shqiptare nuk ka gjunje per te organizu dhe presing ….o njeren o tjetren…. me Hyken ne mesfush 10 min loj ka pastaj e bo perendia….
Balaj dhe Cikalleshi i terheq ne mesfush dhe hiq dor nga Hyka se ska takat….shqiperia duhet te luaj presing dhe per top te pare dhe prish aksione ose ndryshe 5-0 sic e ka honger me spanjen cdo here qe ka lujt