“Eurosport”, filiali spanjoll i këtij gjiganti europian të transmetimeve televizive sportive, përmes një “highlights” video-montazhi të supozuar të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, ka “zbuluar” rezultatin dhe autorin e golit.
Sipas tij, ky ballafaqim mbyllet me fitoren minimale të “La Roja”, teksa golin e shënon David Silva. Duke shkruar për orarin dhe televizionin që e transmeton këtë ndeshje kualifikuese të Grupit G, “Eurosport”, filiali spanjoll, njofton:
“Ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës luhet të dielën, më 9 tetor, në orën 20:45. Te cili kanal televiziv mund ta shihni? Te “LA1” i TVE.
Ju, gjithashtu, mund ta shikoni në internet, në faqen zyrtare të televizionit publik. Kombëtarja e Shqipërisë arriti fitoren e saj të dytë në fazën e grupeve, duke fituar 2-0 ndaj Lihtenshtejnit dhe qëndron në krye, me 6 pikë të plota, para Spanjës dhe Italisë. Pas suksesit ndaj Maqedonisë (2-1), kuqezinjtë nuk dështuan në ndeshjen e tyre të dytë dhe fituan ndaj një rivali teorikisht më të lehtë. Spanja, ndërkohë, ka katër pikë, pasi mundi në start Lihtenshtejnin (8-0) dhe barazoi me Italinë dy ditë më parë (1-1).”/telesport.al
Futbolli ka supriza mund te dalim dhe barazim 1-1.
Cunat tane kur mobilizohen nuk lejojne te hyj asnje top ne porten tone . FORCAAA CUNA ,KEMI BESIM QE DO TE BENI CUDIRA !!!
Ne do fitojm 2-1
Ata jane dobet
Mire keta qe e paskan parashiku po ate fjalen e urte se’ topi osht i rrumullaket’ e dine keta.Asnji nuk e si shkon.Une them se fiton Shqiperia , por nuk e dij prap.Loja do e tregoj.
ne fitojme
Spania ka teknike por jo fuqi fizike. …lot hen shpejt. ..40 min…..fitojme se nuk kemi cfare te humbin. .do marrin hakun. .e kaluar. ..!
Objektivat e Shqiperise per kete ndeshje duhet te jene ;
—
1) Te arrije ta zoteroje topin me shume se 20% te kohes.
—
2) Te shkaktoje sa me pak faulle dhe te marre sa me pak kartona te verdhe apo te kuq.
—
3) Te pesoje sa me pak gola duke humbur me dinjitet.
—
4) Tifozet te mos merziten shume dhe te mos hedhin sende apo shashka ne fushe sepse rrezikojme te luajme pa tifoze ne ndeshjen e ardhshme me Izraelin ne nentor.
E mujtun 1-1 te shpresojm pse jo dhe me fitore,Spanja skuader e plakur ,ishalla