Rritet besimi i biznesit/ Ahmetaj: Sakrificat e reformave po shpërblehen

14 Tetor 2016, 15:57Ekonomia TEMA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë që nënvizon qartë rritjen e besimit të biznesit;

Ja çfarë shkruan Ahmetaj:

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, që mat besimin e biznesit dhe konsumatorit në ekonomi, u rrit me 8.5 pikë në tremujorin e tretë 2016. Lajmi i mirë është se besimi i biznesit shënoi rritje në të gjithë sektorët e ekonomisë, industri, shërbime, ndërtim dhe tregti, duke reflektuar situatën e përmirësuar reale dhe të perceptuar të biznesit.

Treguesi i besimit të konsumatorit, edhe pse me një rënie të lehtë prej 0.5 pikë, ka dy komponentë tejet interesantë pozitivë, të përmirësuar, që lidhen me situatën e përgjithshme ekonomike të vendit dhe situatën financiare të familjes, qoftë atë aktuale, qoftë atë të pritshme.

Ekonomia e vendit vijon cdo ditë të prodhojë lajme të mira, duke konsoliduar trendin e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm e afatgjatë, shpërblimi më i mirë për sakrificën e reformave të vështira dhe besimit të qytetareve shqiptarë. #rritjereale #zhvillimekonomik

11 komente në “Rritet besimi i biznesit/ Ahmetaj: Sakrificat e reformave po shpërblehen”

  1. cun Tirone says:

    Ky po, qe eshte Minister qe te mbush me besim …
    Por, te mbush aq shume, sa derdhet dhe s’te mbetet më besim.

    1. Tiku says:

      Ju lumte :), qe ka ndryshim e pranon edhe fmn po Keta qe sgerdhien nuk marrin vesh…Ahmetaj ka bere me shume pune se kushdo minister tjeter finance

      1. blerta says:

        Tani ti mos dil fare se flasin vet faktet, pergjersa kemi rritje pagash e pensionesh me shifra te konsiderueshme edhe pas rritjes qe u be me taksen progresive e jo me me 2-3 mij leksha qe u bente dikur.

        1. lini says:

          Ore nuk do ndonje shkenc o jo se ne Shqiperi jemi, mjafton te besh punen tende dhe jep rezultat, nese se ke mendjen vetem te vjedhesh e te grisesh taksat e shqipetareve do japesh rezultat, ja kjo po ndodh edhe tani ne krahasim me saliun qe ja jepnin financat kush kishte nevoj per lek, ndaj u fry dhe LSI u ben si gica

          1. Pjeshka says:

            Ore se ti me verte po na rrit rrogat e pensionet ne, ja po na ul dhe borxhin, se po ne do ti paguajm ato ne mos ne nje forme ne nje tjeter, ja po themi qe po rritet ekonomia e po behen gjith kto reforma se i shofim vet kto se sjemi qorra e i prekim dhe ne po ato hajdutat mor aman kur do merreni me ta se kan bere kokrren e qefit ne 8 vjet ne kurrizin tone e spo i hyn gjemb ne kembe.

      2. alisa says:

        u mesuan njerezit me rrena gjith keto vite me pensione e paga qesharke, ku nuk kishte asnje ndryshim konkret, ku borxhi i jashtem rritej pa mase, ku vende pune skishe e skishte, tani do rriten pagat, borxh nuk po merret me, vete FMN-ja ka vleresuar ecurin e deritanishme qe ka ndjekur qeveria sa i perket ekonomise po tmos ishte keshtu nuk i po per pagat e pensionet e 2017

    2. Herta says:

      Ty te mbushka goxha mir ky po me mir mbai per vete se i ke personale e intime kto marrdhenie sa per te tjerat thjesh po citon raporte te huaja spo del te flasin si ne kohen e baballareve te tu me fjale goje.

  2. selim rroshi says:

    hahahahahaha
    Po flet Mr Ritja

  3. ilda says:

    deri tani ka qene ministri me i sukseshem dhe ska fjale negative per te.ka ndermarre shume reforma qe te tjere thonin qe ky nuk mund ti bente pasi e ka mendjen vec te vjedh po me kok ulur ka vazhduar punen dhe sot po ja mbyll gojen te gjithve.bravo

  4. deon says:

    ky vec ka punu per ket ven.vazhdo o i madh se je nrregull me pjesen e madhe tshqiptarve qe duan qe kjo shqipri tbehet me ju.

  5. Rumpalla Socialiste says:

    Eshte per tu habitur se sa shume cerra te ketij palo ministri komentojne ketu, sikur cdo gje qe deklaron qenka e vertete. Bie ne sy fakti qe te gjithe keta, Tiku, Blerta, Lini, Ilda, Deon shkruajne nga e njejta IP, nga zyrat e Ministrise se Financave, dhe c’eshte me e keqja flasin ne orar te punes qe paguhen me parate e taksapaguesve shqiptare per te bere propaganden e ketij hajduti. Cilen pune o cerra te paskrupullt paska bere te mire ky mesuesi i Anglishtes i dale nga nje College ne Kentucky? Apo nuk merr vesh nga ekonomia ky! Ky eshte mjeshter i mashtrimit, genjeshtres dhe hajdutllekuut, sikurse 99% e politakaneve te ketyre 25 viteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje