Për ligjin e vetingut, Gjykata Kushtetuese mund të ketë më shumë se një ankimim, në seancën e parë të shqyrtimit të kësaj çeshtjeje. Mësohet se pas opozitës, edhe prokuroria po bëhet gati ta kontestojë zyrtarisht ligjin e kontrollit të gjyqtarëve e prokurorëve. Sipas informacioneve të sigurta, “Javanews” ben te ditur se disa prokurori në rrethe dhe Tiranë, me urdhër të titullarëve të tyre kanë nisur të mbledhin firma prokurorësh, për t’ja shtuar ankimmiit zyrtar që do të bëhet në Gjykatën Kushtetuese.
Qëllimi i kësaj nisme ekstreme të një kategorie që preket direkt nga ligji i vetingut dhe më gjerësisht nga reforma në drejtësi, është që të sjellë në tryezën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese një ankimim zyrtar të një grupi interesi. Kjo do ta shkarkonte kushtetuesen nga barra e shqyrtimit të një ankimimi me natyrë politike, duke e kthyer rastin në fjalë në një aferë të drejtësisë, e jo vetëm të politikës.
Burime nga prokuroria i thanë Javanews se deri tani në listën e firmosësve ndodhet një pjesë e madhe e kontigjentit të prokurorëve në shkallë republike, ndoshta mbi 50% e listës totale. Çka do të thotë se edhe nisma konkrete për të anikimuar zyrtarisht vetingun, nuk është një iniciativë dosido e një grupi anonim prokurorësh, por një gjest që ka brenda vullnet të lartë politik brenda institucionit.
Mësohet gjithashtu se ankimimi po synohet të bëhet si trupë prokurorësh, e jo si shoqata. Pra po kërkohet të jepet idea që pas kësaj kërkese ndodhen të gjithë prokurorët e republikës, e jo vetëm shoqatat që i përfaqësojnë ata. Përveç kësaj mësohet se shoqatat e prokurorëve kanë refuzuar të bëhen palë në këtë nismë.
Nëse kundër vetingut do të rreshtoheshin zyrtarisht prokurorët, do të ndodheshin përballë të parit rast kur kategoritë e prekura nga vetingu do të ankimonin ligjin në fjalë. Kjo sepse deri tani nuk ka një nismë të ngjashme nga gjyqtarët, të cilët janë shprehur në të shkuarën në favor të vetingut dhe të paketës së reformës në drejtësi. Lajmi për ankimimin e vetingut nga prokurorët vjen pas deklaratave të fundit të kryeprokurorit Llalla, i cili u tha prokurorëve të mos tremben nga vetingu, por të hetojnë hashashin.
Bravo.Kjo tregon dinjitet dhe profesionalizem.Shqiptaret kane force te korrigjojne vete cdo gje,me koken lart,pa VETING nga te hua “te kulluar”.
Manallin ne buthen e palare do merrni
Do te dalin hapur e gjithe banda e shqupit, skan cte humbin. Ky Llalla eshte ai qe del cdo tre muaj dhe zotohet se do beje kerdine me arrestime te bujshme…hhahaha. Prisni dhe Vishon kur te jaratisi nai gjo. Jeni te gjithe mbetje te pariciklueshme. Vetem Daj Semi ju vjen hakut ju ……. erdhi koha te pastrojme Shqiperine nga qarqet Serbo-Ruse…..
e k a fajin Janullatus??
merruni me kosoven..ate do dhe rama…
merruni me greqine, ate do dhe meta
merruni me Thaqin..ate do dhe saliu
Oj,oj,oj,,,korporata kriminale e llallerise (me shume se 50% e trupes se prokuroreve ) po n’a u bekan hazer te luftojne me legjislativin dhe shtetin e shqiptareve!!!!!!! Priju llalle,mos kij frike ,i ke breckat pa llastik
Qenkan tamam aq sa mendojne njerzit se notojne deri ne gryke ne gjirizin e korrupsionit dhe qe urgjentisht duhet te pirdhen ,njehere e pergjithmone ,nga organi I akuzes.
Filluan te levizin KERMAT…..
KUR PROKURORIA I KUNDERVIHET KUVENDIT
….DHE VOTES SE CILESUAR TE TIJ KRYPROKURORI DHE SEJMENET E TIJ DUHET TE SHKOJNE NE BURG! JO NE VETING!
Ha ha po perpeliten sekseret prokurore tani qe po u hetohen pasurite dhe pronat …..pashe disa nga deklarimet qe kishin bere ne lidhje me dekrinalizimin…. Njeri nga orokuroret shkruante: kam qene ne Gjermani po sme kujtohet adresa … Jam kthyer ne itali po nuk me kujtohet data…” Cfare presim ne si popull nga keta prokuror ordiner te na ndihmojne kur keta persona kane amnezi per jeten e Tyre” . Cfare presim nga keta prokuror qe shiten femra rruge e te greqis e italis e pastaj u bene prokuror. Do i lutesha grupit te vetingut qe te gjithe ata prokuror qe kan shkruar ” nuk kujtoj” ” se di ” ” kam harruar” te shkarkohen menjehere nga puna e te ndiqen penalisht…